Vështrime

Disneylandi qeveritar

Dje na u shpalos edhe projekti "Prishtina e Re". Ky projekt ka të bëjë me ndërtimin dhe bartjen e ndërtesave qeveritare nga qendra e qytetit në Ajvali. Kostoja e këtij projekti kap shumën prej 380 milionë eurosh. “Dekada e Re”, “Prishtina e Re”, po hajnat e moçëm s’po na çkoqen. Nuk e di a është llogaritur edhe shpronësimi i tokave në këtë kosto. Por një gjë e di, dhe ajo është që do të ndërtohet DisneyLandi i parë qeveritar në botë. Tara-ta-tira ...

Të gjithë e kuptuam dje rëndësinë e funksionimit të Facebookut, Instagramit dhe platformave të tjera sociale. Prishja teknike e cila ndodhi dje vetëm pamundësoi pamjen e fotove të hedhura nëpër muret e përdoruesve. Në Facebook së paku e kishe një ngushëllim, aty mund të postoje statuse me përmbajtje tekstuale dhe të përpiqeshe të thoshe diçka të mençur, përderisa Instagrami në mungesë të fotografive të përdoruesve të saj ishte shndërruar në një TOP SHOP virtual, pasi që të vetmet gjëra që po funksiononin aty ishin reklamat … dhe kjo nuk është e tëra …