---
description: "Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se synojnë fitore në zgjedhjet lokale në Pejë qysh në raund të parë.Në tubimin në Karagaçi "
title: "Abdixhiku në Pejë: Fitore qysh në raund të parë"
image: https://resources.koha.net/images/2025/September/27/585d729b-ff08-4a3e-a335-e48f743bf3c6.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Zgjedhjet lokale

# Abdixhiku në Pejë: Fitore qysh në raund të parë

![Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku](https://resources.koha.net/images/2025/September/27/585d729b-ff08-4a3e-a335-e48f743bf3c6.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 27 shtator 2025 19:34
- Shpërndaje në:

- 27 shtator 2025 19:34
- Shpërndaje në:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se synojnë fitore në zgjedhjet lokale në Pejë qysh në raund të parë.

Në tubimin në Karagaçi të Pejës, ai e ka quajtur Gazmend Muhaxherin “kryetar kampion”. Pejën e ka cilësuar bastion të LDK-së.

“Nuk ka sallë tjetër në Kosovë që jep dridhje si kjo sallë. Nuk ka vend tjetër në Kosovë që e përshkruan më mirë besimin, qëndrueshmërinë dhe forcën e një populli si kjo sallë. Këtu, gjithherë forca e qytetarëve është kthyer në fitore, këtu çdo brohoritje është kushtrim për Kosovën. Prandaj edhe sot, nga Karagaçi e nga Peja, kushtrojmë fort, kushtrojmë qartë, kushtrojmë zëshëm: Fitore dhe asgjë më pak se kaq. Fitore për Gazin që në raund të parë! Peja është qyteti që kurrë nuk është dorëzuar. Është qyteti që kurrë nuk është lëkundur. Është qyteti që gjithmonë ka zgjedhur rrugën e drejtë. Peja ka qenë gjithmonë me LDK-në, Peja ka qenë gjithmonë me Rugovën, Peja ka qenë gjithmonë me demokracinë, me lirinë, me shtetin. Dhe kështu do të jetë edhe sot, edhe nesër, edhe gjithmonë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Duke e quajtur Muhaxherin “kryetar kampion”, Abdixhiku vlerësoi punën e tij në tri mandatet e kaluara, duke e cilësuar si model të qeverisjes lokale dhe simbol të përkushtimit e rezultateve konkrete

Ai ka thënë se LDK-ja garon me një ekip profesionistësh që ofrojnë qeverisje të ndershme dhe vizion të qartë.

[Lexo përditësimet tjera![KQZ-Zgjedhjet](https://resources.koha.net/images/2025/June/21/500e079a-695d-40e0-9834-ca61ba9719c1.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Dita e 15-të e fushatës</h4>](https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/dita-e-15-te-e-fushates)

[#lumir abdixhiku](https://www.koha.net/tag/lumir-abdixhiku) [#zgjedhjet lokale](https://www.koha.net/tag/zgjedhjet-lokale) [#Gazmend Muhaxheri](https://www.koha.net/tag/gazmend-muhaxheri) [#komuna e pejes](https://www.koha.net/tag/komuna-e-pejes)

Artikuj të ngjashëm

- [![Abdixhiku: Muhaxheri, kryetar kampion](https://resources.koha.net/images/2025/September/27/668564aa-7e1c-493a-8b12-21fbd55911e7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet lokale 27 sht 2025 Abdixhiku: Muhaxheri, kryetar kampion](https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/abdixhiku-muhaxheri-kryetar-kampion)
- [![Lumir Abdixhiku: Të dielën Prishtina flet e para, Peja e Dukagjinit i flet pas](https://resources.koha.net/images/2025/November/04/011b0797-2dfc-4cd5-a3ea-bb2a2260937c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet lokale 4 nën 2025 Lumir Abdixhiku: Të dielën Prishtina flet e para, Peja e Dukagjinit i flet pas](https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/abdixhiku-ne-peje-ldk-ja-eshte-siguri-dhe-pune-prandaj-dhe-fiton)
- [![Kris “bashkimi i madh” në LDK](https://resources.koha.net/images/2026/June/01/0ce5a4d6-6c48-4d63-b447-456deb126a0f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 24 qer 2026 Kris “bashkimi i madh” në LDK](https://www.koha.net/arberi/kris-bashkimi-i-madh-ne-ldk)
- [![Abdixhiku u përgjigjet Muhaxherit e Ahmetit: Pres dorëheqjen tuaj morale](https://resources.koha.net/images/2026/May/09/62457b26-ee07-4ae7-a4bb-40968a645d53.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 qer 2026 Abdixhiku u përgjigjet Muhaxherit e Ahmetit: Pres dorëheqjen tuaj morale](https://www.koha.net/arberi/abdixhiku-u-pergjigjet-muhaxherit-e-ahmetit-pres-doreheqjen-tuaj-morale)
- [![Tri degë të LDK-së kërkojnë dorëheqjen e Abdixhikut](https://resources.koha.net/images/2026/June/23/eba458dd-73df-4141-9321-42b69f0c2435.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 qer 2026 Tri degë të LDK-së kërkojnë dorëheqjen e Abdixhikut](https://www.koha.net/arberi/dega-e-ldk-se-ne-peje-kerkon-doreheqjen-e-abdixhikut)

[Futboll.]() [Lille nuk e lë PSG-në të shkëputet në krye](https://www.koha.net/futboll/lille-nuk-e-le-psg-ne-te-shkeputet-ne-krye)

[Luftarake.]() [Kosova fiton medalje të artë në Ballkanikun e karatesë](https://www.koha.net/luftarake/kosova-fiton-medalje-te-arte-ne-ballkanikun-e-karatese)

[Arbëri.]() [Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta](https://www.koha.net/arberi/mot-i-vranet-e-me-reshje-shiu-kete-jave-por-me-temperatura-me-te-larta)

[Futboll.]() [Brightoni fiton dhe del në pozitën e dytë](https://www.koha.net/futboll/brightoni-fiton-dhe-del-ne-poziten-e-dyte)

[Futboll.]() [Lëndohet Xhaka, në dyshim kthimi te Zvicra](https://www.koha.net/futboll/lendohet-xhaka-ne-dyshim-kthimi-te-zvicra)

[Futboll.]() [Dy golat e pjesës së parë ia sigurojnë fitoren Milanit](https://www.koha.net/futboll/dy-golat-e-pjeses-se-pare-ia-sigurojne-fitoren-milanit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Abdixhiku në Pejë: Fitore qysh në raund të parë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/abdixhiku-ne-peje-fitore-qysh-ne-raund-te-pare","datePublished":"2025-09-27T19:34:18+02:00","dateModified":"2026-07-11T08:55:09+02:00","articleSection":"Zgjedhjet lokale","wordCount":264,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se synojnë fitore në zgjedhjet lokale në Pejë qysh në raund të parë.Në tubimin në Karagaçi ","url":"https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/abdixhiku-ne-peje-fitore-qysh-ne-raund-te-pare","keywords":"lumir abdixhiku, zgjedhjet lokale, Gazmend Muhaxheri, komuna e pejes","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/September/27/585d729b-ff08-4a3e-a335-e48f743bf3c6.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
