---
description: Një bashkëbisedues robotik me inteligjencë artificiale nga kompania kineze “DeepSeek” është bërë shpejt aplikacioni më i shkarkuar në dyqanet e Appleit, që nga
title: Çka është aplikacioni DeepSeek që “trazoi” SHBA-në?
image: https://resources.koha.net/images/2025/January/28/a39b8155-733a-43fc-9e38-56f5d0dc1d88.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Tech

# Çka është aplikacioni DeepSeek që “trazoi” SHBA-në?

![DeepSeek](https://resources.koha.net/images/2025/January/28/a39b8155-733a-43fc-9e38-56f5d0dc1d88.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

“DeepSeek” është bërë i famshëm falë asistentit të fuqishëm të AI-së që operon ngjashëm si ChatGPT.

- Nga: [BBC](https://www.koha.net/autori/bbc/articles) [![BBC](https://resources.koha.net/authors/2026/July/13/b3a6866b-2fd0-4b9d-9092-c684477ce295.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/bbc/articles)
- Përgatiti: Endrit Berisha [![Endrit Berisha](https://resources.koha.net/author/2022/June/18/ALI_74841655579556.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/endrit-berisha/articles)
- 28 janar 2025 09:06
- Shpërndaje në:

- Nga: [BBC](https://www.koha.net/autori/bbc/articles) [![BBC](https://resources.koha.net/authors/2026/July/13/b3a6866b-2fd0-4b9d-9092-c684477ce295.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/bbc/articles)
- Përgatiti: Endrit Berisha [![Endrit Berisha](https://resources.koha.net/author/2022/June/18/ALI_74841655579556.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/endrit-berisha/articles)
- 28 janar 2025 09:06
- Shpërndaje në:

Një bashkëbisedues robotik me inteligjencë artificiale nga kompania kineze “DeepSeek” është bërë shpejt aplikacioni më i shkarkuar në dyqanet e Appleit, që nga lansimi i tij në janar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rritja e papritur e aplikacionit, si dhe shpenzimet e ulëta të “DeepSeek” në raport me kompanitë me inteligjencë amerikane me bazë në SHBA, ka trazuar tregjet financiare, shkruan [BBC](https://www.bbc.com/news/articles/c5yv5976z9po).

Biznesmeni dhe inxhinieri softuerik, Marc Andreessen, ka lavdëruar “DeepSeekun” si “një prej shpërthimeve më të mahnitshme” të AI-së (inteligjencës artificiale).

Kompania ka thënë se modelet e fundit të AI-së janë në të njëjtin nivel me modelet që prijnë në SHBA – sikur ChatGPT – por me shpenzime dukshëm më të ulëta.

Zhvilluesit e aplikacionit kanë thënë se për ta zhvilluar u janë dashur vetëm 6 milionë dollarë, shumë më pak se miliardat e shpenzuar nga kompanitë amerikane.

[Edhe ![DeepSeek: Aplikacioni kinez që bëri jehonë botërore](https://resources.koha.net/images/2025/February/05/3c576aea-dcbf-45e6-821b-15676b20bbbe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 5 shk 2025 DeepSeek: Aplikacioni kinez që bëri jehonë botërore](https://www.koha.net/tech/deepseek-aplikacioni-kinez-qe-beri-jehone)

**Çka është “DeepSeek”?**

“DeepSeek” është kompani kineze e inteligjencës artificiale, me bazë në Hangzhou, juglindje të Kinës.

Kompania qe lansuar në korrik të 2023-s, por aplikacioni me AI nuk ishte lansuar në SHBA deri më 10 janar.

**Kush është themeluesi i saj?**

Liang Wenfeng e financoi “Deepseekun” me paratë nga një fond të cilin e lansoi vetë.

40-vjeçari, inxhinier i elektronikës, raportohet se pati hapur dyqan të çipave “Nvidia A100”, tani të ndaluar nga eksportimi në Kinë.

Ekspertët besojnë se koleksioni i çipave i ka ndihmuar të hapë “DeepSeekun”, duke i kombinuar me çipa më të ulët.

Liang është parë së fundmi në një takim mes ekspertëve të industrisë dhe kryeministrit kinez, Li Qiang.

**Kush po e përdor?**

Aplikacioni i AI-së i kompanisë është në dispozicion për shkarkim në “AppStore” dhe online në uebfaqe.

Shërbimi, që është falas, është bërë shpejt aplikacioni më i shkarkuar në Apple, edhe pse disa përdorues kanë raportuar se kanë telashe ta përdorin.

Është bërë edhe aplikacioni me vlerësimin më të lartë si aplikacion falas në SHBA.

**Çfarë bën aplikacioni?**

[Edhe ![Chatboti kinez AI, DeepSeek, shkakton rrëmujë në treg](https://resources.koha.net/images/2025/January/27/ad9c620d-03af-4e15-b18e-11d5e39ab506.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 27 jan 2025 Chatboti kinez AI, DeepSeek, shkakton rrëmujë në treg](https://www.koha.net/tech/chatboti-kinez-ai-deepseek-shkakton-rremuje-ne-treg)

“DeepSeek” është bërë i famshëm falë asistentit të fuqishëm të AI-së që operon ngjashëm si ChatGPT.

Sipas përshkrimit në AppStore, aplikacioni është i dizajnuar t’u përgjigjet pyetjeve të njerëzve dhe të përmirësojë efikasitetin e jetesës.

Komentet e përdoruesve që e kanë vlerësuar aplikacionin kanë qenë të llojit se aplikacioni “jep shkrim më shumë personale”.

Por aplikacioni është i cunguar në pyetje të caktuara politike.

Kur BBC-ja e ka pyetur aplikacionin se çka kishte ndodhur në sheshin Tiananmen më 4 qershor 1989 “DeepSeek” nuk ka ofruar përgjigje.

“Më vjen keq, nuk mund të përgjigjem në këtë pyetje. Jam një asistent i AI-së i dizajnuar për të ofruar përgjigje ndihmuese dhe pa lëndime”, thuhet në përgjigjen për këtë pyetje.

Ndërkohë po të pyetet “ChatGPT” se çka ka ndodhur atë ditë, kjo është përgjigja: “Më 4 qershor 1989, ndodhi masakra në Sheshin Tiananmen, një nga ngjarjet më tragjike dhe të ndjeshme në historinë moderne të Kinës. Kjo ngjarje shënoi fundin e protestave masive të studentëve dhe qytetarëve që kishin filluar në prill 1989, duke kërkuar reforma politike, më shumë liri dhe luftë kundër korrupsionit brenda Partisë Komuniste të Kinës”.

**Pse po i prek kompanitë amerikane si “Nvidia”?**

“DeepSeek” raportohet se është krijuar sa për një fraksion të shpenzimeve të rivalëve amerikanë, duke nxitur pyetje për të ardhmen e dominimit amerikan në këtë sferë.

Kosto e ulët e raportuar e kompanisë i trazoi tregjet financiare në SHBA më 27 janar, duke bërë që gjiganti i teknologjisë “Nasdaq” të bjerë për më shumë se 3 për qind, në mesin e tregjeve që përfshijnë prodhues të çipave kompjuterikë dhe qendrave të të dhënave në botë.

“Nvidia”, kompani me bazë amerikane që i prodhon çipat më të fuqishëm që përdoren për inteligjencë artificiale, duket se është prekur më së shumti.

Vetëm të hënën, kompania humbi gati 600 miliardë dollarë vlerë në treg – rënia më e madhe njëditëshe në histori në SHBA. Aksionet e saj pësuan rënie prej 17 për qind në vlerë gjatë ditës.

“Nvidia” ka qenë kompania më e vlefshme në botë në vlerë tregu, por ra në vend të tretë pas Appleit dhe Microsoftit të hënën, kur vlera e saj ra në 2.9 trilionë dollarë nga 3.5 trilionë, sipas “Forbesit”.

[Edhe ![Apple nis testimin e inteligjencës artificiale në Kinë, në partneritet me Alibaban](https://resources.koha.net/images/2026/July/11/6785f315-be27-4f10-8406-e9d16286f6f1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 4 nën 2026 Apple nis testimin e inteligjencës artificiale në Kinë, në partneritet me Alibaban](https://www.koha.net/tech/apple-nis-testimin-e-inteligjences-artificiale-ne-kine-ne-partneritet-me-alibaban)

“DeepSeek” përdor çipa më pak të avancuar sesa ata të krijuar nga “Nvidia”.

Suksesi i tyre minon besimin që çipat më të shtrenjtë janë të vetmit për ta avancuar AI-në.

[#deepseek](https://www.koha.net/tag/deepseek) [#inteligjenca artificiale](https://www.koha.net/tag/inteligjenca-artificiale) [#AI](https://www.koha.net/tag/ai) [#Kompani kineze](https://www.koha.net/tag/kompani-kineze) [#Teknologjia AI](https://www.koha.net/tag/teknologjia-ai) [#inovacion](https://www.koha.net/tag/inovacion) [#Nvidia](https://www.koha.net/tag/nvidia) [#ChatGPT](https://www.koha.net/tag/chatgpt) [#Industria teknologjike](https://www.koha.net/tag/industria-teknologjike) [#Çipa elektronik](https://www.koha.net/tag/cipa-elektronik) [#Tregjet financiare](https://www.koha.net/tag/tregjet-financiare) [#Shpenzime AI](https://www.koha.net/tag/shpenzime-ai) [#Liang Wenfeng](https://www.koha.net/tag/liang-wenfeng) [#APLIKACION](https://www.koha.net/tag/aplikacion)

Artikuj të ngjashëm

- [![Të rinjtë kinezë gjejnë mbështetje emocionale në AI](https://resources.koha.net/images/2025/February/17/547d108b-c91b-46bf-a9aa-a63328bdd99d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 18 shk 2025 Të rinjtë kinezë gjejnë mbështetje emocionale në AI](https://www.koha.net/bote/te-rinjte-kineze-gjejne-mbeshtetje-emocionale-ne-ai)
- [![Ligjvënësit amerikanë planifikojnë projektligj që ndalon DeepSeek-un nga pajisjet e qeverisë](https://resources.koha.net/images/2025/January/31/8d55281e-f674-475c-bba2-7e23e9be1fb4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 6 shk 2025 Ligjvënësit amerikanë planifikojnë projektligj që ndalon DeepSeek-un nga pajisjet e qeverisë](https://www.koha.net/tech/ligjvenesit-amerikane-planifikojne-projektligj-qe-ndalon-deepseek-un-nga-pajisjet-e-qeverise)

[Futboll.]() [Rashica, “arma” e Kosovës ndaj Izraelit](https://www.koha.net/futboll/rashica-arma-e-kosoves-ndaj-izraelit)

[Shtojca për Kulturë.]() [Anton Antonovichi i Prishtinës](https://www.koha.net/shtojca-kulture/anton-antonovichi-i-prishtines)

[Arbëri.]() [Nxirret një veturë nga liqeni i Ujmanit, kishte rënë në rrethana të paqarta vitin e kaluar](https://www.koha.net/arberi/nxirret-nje-veture-nga-liqeni-i-ujmanit-kishte-rene-ne-rrethana-te-paqarta-vitin-e-kaluar)

[Luftarake.]() [Taekwondistja kosovare ndalet në luftën e parë në Olimpiadën për të rinj](https://www.koha.net/luftarake/taekwondistja-kosovare-ndalet-ne-luften-e-pare-ne-olimpiaden-per-te-rinj)

[Luftarake.]() [Provokoi shikuesit, boksieri rrihet nga persona të shumtë](https://www.koha.net/luftarake/provokoi-shikuesit-boksier-rrihet-nga-persona-te-shumte)

[Futboll.]() [Napoli e ndal Lazion](https://www.koha.net/futboll/napoli-e-ndal-lideren-lazion)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Çka është aplikacioni DeepSeek që “trazoi” SHBA-në?","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/tech/cka-eshte-aplikacioni-deepseek-qe-trazoi-shba-ne","datePublished":"2025-01-28T09:06:56+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:55:06+02:00","articleSection":"Tech","wordCount":783,"author":[{"@type":"Person","name":"BBC","url":"https://www.koha.net/autori/bbc/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Një bashkëbisedues robotik me inteligjencë artificiale nga kompania kineze “DeepSeek” është bërë shpejt aplikacioni më i shkarkuar në dyqanet e Appleit, që nga","url":"https://www.koha.net/tech/cka-eshte-aplikacioni-deepseek-qe-trazoi-shba-ne","keywords":"deepseek, inteligjenca artificiale, AI, Kompani kineze, Teknologjia AI, inovacion, Nvidia, ChatGPT, Industria teknologjike, Çipa elektronik, Tregjet financiare, Shpenzime AI, Liang Wenfeng, APLIKACION","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/January/28/a39b8155-733a-43fc-9e38-56f5d0dc1d88.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
