TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Diğer sporlar

LM, voleybol oyuncularının Cezayir'e karşı ikna edici zaferi

Vv

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll e ka shënuar fitoren e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
 

Të premten paradite, volejbollistet e Kosovës fituan bindshëm, 3:0 në sete ndaj Algjerisë. 

Algjeria ka shfaqur nivel inferior, që është shfrytëzuar nga volejbollistet kosovare.
Seti i parë përfundoi 25:19, ndonëse volejbollistet kosovare dominuan nga fillimi. Në setin e dytë Algjeria i fitoi vetëm dhjetë pikë, ndërsa në të tretin i fitoi 14.

Të enjten mbrëma Kosova pësoi 3:0 në sete nga Greqia. Në grup janë edhe Maqedonia e Veriut dhe Turqia.  Në grupin tjetër janë Italia, Bosnjë-Hercegovina, Egjipti dhe Serbia.

Për Kosovën ky ishte suksesi i parë në “Taranto 2026”, ku merr pjesë me 163 sportistë.