TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Diğer sporlar

Formula 1'de Verstappen Singapur'da zafer kazandı.

Max Verstappen

Fotoğraf: Associated Press

Max Verstappen i skuderisë së Red Bullit e ka fituar garën e Formula 1 të mbajtur të dielën në Singapor. 

Holandezi, që është katër herë kampion i Formula 1, ishte dominues dhe arriti i pari në finish. Verstappen e shënoi fitoren e parë në Marina Bay. 

Prapa në pozitën e dytë dhe të tretë ishin Charles Leclerc i Ferrarit dhe Kimi Antonelli i Mercedesit. 
George Russell i Mercedesit përfundoi i nënti. Dhe kështu, kampionati i Formula 1 mund të vendoset në garën e ardhshme në Austin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  

Nëse italiani Antonelli ka sukses në garën e ardhshme, më 25 tetor në Teksas, mund të bëhet kampioni më i ri në Formula 1. 

20-vjeçari Antonelli i prin renditjes me 340 pikë, 102 më shumë se Russell që është në vendin e dytë. Shtatë herë kampioni, Lewis Hamilton, është i treti me 229 pikë.