TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Diğer sporlar

Çinli atlet, Berlin Maratonu'nda bisiklet kullandığı için sponsorunu kaybetti.

Maraton

Fotoğraf: Getty Images

Një influencuese kineze e fitnesit ka humbur sponsorin e saj pasi kërkoi falje për përdorimin e një biçiklete gjatë Maratonës së Berlinit, transmeton “BBC”.

Sun Yuanyuan, e njohur si Abeeeer në rrjetet sociale kineze, kishte pretenduar se kishte vendosur rekord personal gjatë garës, e cila u zhvillua në shtator.

Por një faqe në Instagram, e dedikuar për zbulimin e rezultateve të pasakta ose mashtrimeve në gara që postojnë influencuesit, postoi një fotografi që dukej se tregonte Sun duke hipur në biçikletë në një pjesë të garës mes kilometrave 35 dhe 40.

Sun kërkoi falje dhe pranoi se kishte “shkelur rregullat”. Kompania e këpucëve sportive “Brooks” ka ndërprerë marrëveshjen e sponsorizimit me të, ndërsa rezultati i saj është anuluar nga organizatorët e maratonës.

Një llogari në Instagram me emrin Official Marathon Time Integrity Unit (OMTIU) publikoi një fotografi ku Sun shfaqej në pjesën e pasme të një biçiklete, e drejtuar nga një person tjetër, gjatë maratonës.
Faqja publikoi gjithashtu një tabelë me kohët e regjistruara nga Sun gjatë garës, kohët që i janë dashur për të përshkuar segmente të ndryshme prej pesë kilometrash të garës.

Tabela duket se tregon se Sun e kishte rritur ndjeshëm shpejtësinë në segmentin mes kilometrave 35 dhe 40, kur dyshohet se ishte në biçikletë.

Sun publikoi një kërkimfalje në platformën kineze të rrjeteve sociale “Rednote”, e cila më pas u shpërnda nga OMTIU, duke pranuar se kishte shkelur rregullat.

“Nuk do të gjej asnjë justifikim për këtë sjellje. Nuk ndihesha mirë fizikisht gjatë garës, por kjo absolutisht nuk është justifikim për shkeljen e rregullave. Përpjekja ime për të marrë një rrugë të shkurtër ishte mungesë respekti ndaj drejtësisë së garës dhe frymës së maratonës”, tha ajo. 

Sun, e cila ka 520 mijë ndjekës në “Rednote”, tha gjithashtu se i kishte “fshehur qëllimisht” veprimet e saj, duke shtuar: “Ndihem thellësisht fajtore për këtë”.

Kompania “Brooks” konfirmoi për BBC News se kishte ndërprerë marrëdhënien me Sunin.

“Brooks beson se vrapimi duhet të bazohet në integritet, drejtësi dhe respekt për garën. Pas verifikimit të fakteve, Brooks China i dha fund marrëdhënies me këtë person dhe e trajtoi publikisht çështjen”.