TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Spor

İsviçre taraftarları Xhaka'ya desteklerini sundu.

Xhaka

Granit Xhaka nuk është i grumbulluar me Zvicrën për ndeshjet e para në Ligën e Kombeve. Ai është lënë i lirë nga ky grumbullim pasi pranoi se ka falsifikuar certifikatën për vaksinim kundër COVID19.

Derisa mediat zvicerane kanë sulmuar furishëm Xhakën për falsifikim të certifikatës, tifozët po i ofrojnë përkrahje.

“Blick” ka shkruar se emri i Xhakës është thirrur nga tifozët e Zvicrës me të nisur ndeshja ndaj Maqedonisë së Veriut, të shtunën në Shkup. Zvicra fitoi 3:0. 

Nga tifozët është paraqitur edhe një baner ku shkruante “Free Xhaka”.

“Edhe pse kapiteni i ekipit nacional nuk ishte në stadium, prania e tij përfundimisht është ndier”, shkruan “Blick”.

“Nuk kemi çka të flasim për Granitin. Ai është i pazëvendësueshëm. Shpresojmë se Graniti kthehet shpejt dhe gjërat rregullohen”, ka thënë Remo Freuler për SRF. Freuler është prej lojtarëve më të rëndësishëm te helvetikët. Por jo i rëndësishëm sa Xhaka.