TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Spor

Kosova rekor sayıda madalya kazandı ancak altın madalya sayısı azaldı.

oyunlar

Kosova u paraqit me numër rekord sportistësh në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” të Italisë. Plot 163 sportistë përfaqësuan vendin në ngjarjen mesdhetare. 

Nëntë prej tyre fituan medalje, që është rekord për Kosovën.

Por në “Taranto 2026”, Kosova fitoi më pak medalje të arta se në “Tarragona 2018” dhe “Oran 2022”.

Lojërat Mesdhetare në “Taranto 2026” përfunduan të enjten, ndërsa Kosova fitoi dy medalje të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta.

Në Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), kanë lënë të kuptohet se pritjet kanë qenë për më shumë medalje. Megjithatë nëntë medaljet e fituara vlerësohen sukses.

Prej 25 shteteve që fituan medalje në Lojërat Mesdhetare, Kosova u rendit e 15-ta në ranglistën e përgjithshme të medaljeve. Nikoqirja Italia fitoi më së shumti medalje. Prej 223 medaljeve, 73 i kishte të arta, 78 të argjendta dhe 72 të bronzta. 

Shqipëria përfundoi një pozitë më poshtë se Kosova. Me dy medalje të arta, një të argjendtë dhe tri të bronzta, Shqipëria përfundoi në pozitën e 16-të.

“Nëntë medaljet e fituara vlerësohen sukses për KOK-un, pavarësisht se pritjet për sukses ishin edhe në taekwondo, atletikë dhe sportet ekipore si futbolli, basketbolli 3X3, hendbolli e volejbolli (m)”, shkruan KOK-u të enjten.

Medaljet e arta u fituan nga boksierja Donjeta Sadiku dhe karateisti Islam Selmani.

Me medalje të argjendtë u stolisën xhudistja Laura Fazliu dhe peshëngritësi Kianoush Rostami. Rostami, që është nga Irani, fitoi dy medalje të argjendta për Kosovën në Lojërat Mesdhetare.

Katër medaljet e bronzta u fituan nga xhudistët, Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Fatjona Kasapi e Flaka Loxha. 

Kosova fitoi nga tri të arta në “Tarragona 2018” dhe “Oran 2022”

Për nga numri i medaljeve, Kosova ka vendosur rekord. Por në dy edicionet e kaluara të Lojërave Mesdhetare, Kosova kishte fituar nga tri medalje të arta.

Në debutim në Lojërat Mesdhetare në “Tarragona 2018”, sportistët e Kosovës fituan katër medalje. Dy më shumë i fituan në “Oran 2022”.

Në Tarragona të Spanjës në vitin 2018, medalje të arta fituan Distria Krasniqi, Nora Gjakova e Akil Gjakova. Ndërkohë Loriana Kuka fitoi medalje argjendi. Të gjitha medaljet u fituan në xhudo nga nxënësit e kryemjeshtrit, Driton Kuka.

Cezayir'in Oran kentinde madalya sayısı altıya yükseldi. Distria Krasniqi, Laura Fazliu ve Loriana Kuka altın madalya kazandı. Akil Gjakova ve Flaka Loxha ise bronz madalya elde etti. Böylece madalyaların beşi judo branşından geldi. Shpëtim Bajoku da boks branşında bronz madalya kazandı.

Për herë të parë Kosova garoi në katër sporte ekipore në Lojërat Mesdhetare. Në futboll garoi me futbollistët U21 dhe futbollistet U19. Në hendboll garuan përfaqësueset seniore, njëjtë si në volejboll. Ndërkohë në basketboll gara zhvilluan në 3x3.

Krahas xhudos, karatesë, boksit dhe peshëngritjes, garuesit e të cilëve fituan medalje, Kosova në “Taranto 2026” mori pjesë edhe më garues në atletikë, badminton, çiklizëm, kajakim, mundje, padel, not, pingpong, shenjëtari sportive, shigjetari, taekwondo, tenis dhe triatlon. Por pa ndonjë sukses.

Hasani: Duhet bërë analizë kritike

Ish-presidenti i Komiteti Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka analizuar paraqitjen e Kosovës në Lojërat Mesdhetare.

Hasani thotë se Kosova nuk pati rezultat të dobët në Itali. Por ai insiston se, Kosova ka mundur të kthehet nga “Taranto 2026” me të paktën dy medalje më shumë.

“Padyshim që xhudoja mbetet sporti numër një në Kosovë. Ky është nivel jashtëzakonisht i lartë, nivel botëror. Jemi dëshmuar me rezultate të mira, mirëpo të renditesh i 15-ti në ranglisen  prej 25 shteteve, nuk është e dobët. Janë nëntë medalje të fituara, dy të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta. Nuk është keq, por kjo ka përfunduar dhe duhet bërë analizë kritike të rezultateve për t’u fokusuar për Lojërat Mesdhetare që mbahen në Prishtinë”, ka thënë Hasani për KOHËN. “Marrë në përgjithësi, ndoshta performanca ka mund të jetë me një, dy dhe eventualisht tri medalje më shumë, por ka mundur të jetë edhe më keq. Fati në sport, short, lëndimet e bëjnë të veten. Ndoshta ka mundur të ketë ndonjë medalje më shumë, por brenda federatave duhet të bëjnë analiza profesionale”.

Në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, Kosova pritet të paraqitet me numër edhe më të madh sportistësh. Por Hasani thotë se paraqitja si nikoqire nuk është garanci për më shumë medalje.

“Nuk është garanci pse mbahen në Prishtinë dhe do të ndodhë mrekullia. Mrekullinë do ta kërkoja në angazhimin e Qeverisë, KOK-ut dhe Federatave të punojnë me strategji në katër vitet e ardhshme duhet të dërgohen më shumë trajnerë në kampe për të mësuar, pasi trajnimi është art. Nuk mund një trajner nga 1-10 që ka perfomancën 7 dhe sportisti tij të dalë 8. Duhet të punohet shumë me trajnerë, shteti të jap pare më shumë që të dërgojë sportistët në vende elitare. Nëse të gjitha shtetet e fuqishme vijnë  në Kosovë se kanë çka të mësojnë nga xhudoja e Kosovës, me atë logjikë duhet të punojnë çdo federatë dhe të dërgojë sportistë dhe trajnerë në ato vende ku sporti i tyre është i fortë dhe nga atje ta nxjerrin maksimumin”, ka theksuar Hasani.

Kosova do të jetë mikpritëse e edicionit të ardhshëm të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.