---
description: Aktori i njohur i filmave aksion, 57-vjeçari Vin Diesel, ka treguar për kushtet që i ka dhënë për rikthimin e tij në finalen e “Fast and Furious”, raporton &quot;Fem
title: Vin Diesel tregon kushtet e tij për “Fast 11”, një nga to rikthimi i Brian O’Conner
image: https://resources.koha.net/images/2025/June/30/ea279635-c5fc-446e-a8a4-241d9415996c.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# Vin Diesel tregon kushtet e tij për “Fast 11”, një nga to rikthimi i Brian O’Conner

![Vin Diesel dhe Paul Walker](https://resources.koha.net/images/2025/June/30/ea279635-c5fc-446e-a8a4-241d9415996c.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Getty Images

- 30 qershor 2025 10:26
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 30 qershor 2025 10:26
- Shpërndaje në:

Aktori i njohur i filmave aksion, 57-vjeçari Vin Diesel, ka treguar për kushtet që i ka dhënë për rikthimin e tij në finalen e “Fast and Furious”, raporton ["Female First". ](https://www.femalefirst.co.uk/movies/movie-news/vin-diesel-teases-surprise-fast-furious-return-late-paul-walker-1421207.html)

Duke folur në “Fuel Fest” në Kaliforni gjatë fundjavës, Vin Diesel ka thënë se një nga kushtet ka qenë rikthimi i personazhit të Brian O’Conner, policit të shndërruar në pjesëmarrës të garave të rrugës me vetura, i cili ishte luajtur nga aktori i ndjerë Paul Walker. Walker vdiq në një aksident me veturë në vitin 2013. 

“Studioja më pyeti mua, ‘Vin, a mund ta kemi finalen e ‘Fast and Furious’ në prill të vitit 2027?’ Unë u thashë atyre, ‘nën tri kusht’. E para, ta kthejmë atë në LA! E dyta të ktheheshim në kulturën e makinave, në garat e rrugës me vetura! Gjëja e tretë ishte ribashkimi i Dom dhe Brian O’Conner”, tha Vin Diesel, që në “Fast and Furious” luan personazhin e Dominic “Dom” Torettos. 

Nuk është e qartë se si mund të rikthehet personazhi i Brian O’Conner. Vin Diesel nuk tregoi nëse do të përdoreshin pamjet nga arkivi apo do të bëhej ndonjë krijim digjital. 

Filmi i fundit ishte “Fast X”, që u publikua në maj të vitit 2023 dhe fillimisht u reklamua si një sagë me dy pjesë. Por, tash është e paqartë nëse “Fast 11” do ta vazhdojë atë histori, pas një vonese kaq të gjatë. 

Alan Ritchson ishte një prurje e re në “Fast X” si agjenti Aimes dhe ai së fundi pranoi se filmi i ardhshëm është vonuar pasi duhet kohë e gjatë për t’i koordinuar oraret e yjeve të këtij filmi, siç janë Dwyane Johnson dhe Jason Momoa.

[#Vin Diesel](https://www.koha.net/tag/vin-diesel) [#Paul Walker](https://www.koha.net/tag/paul-walker) [#fast 11](https://www.koha.net/tag/fast-11) [#Fast and Furious](https://www.koha.net/tag/fast-and-furious) [#Fast and furious 11](https://www.koha.net/tag/fast-and-furious-11)

Artikuj të ngjashëm

- [![Vin Diesel e The Rock lënë pas tensionet](https://resources.koha.net/images/2025/January/06/b81662ec-c5d2-4606-8a59-28ef0b557fb9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 6 jan 2025 Vin Diesel e The Rock lënë pas tensionet](https://www.koha.net/showbiz/vin-diesel-e-the-rock-lene-pas-tensionet)
- [![Vin Diesel lavdëron Dwyane “The Rock” Johnsonin pasi i dhanë fund mosmarrëveshjeve](https://resources.koha.net/images/2025/November/26/c99c8ecc-4c25-40ed-aa4b-d4a9cd8cb285.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 26 nën 2025 Vin Diesel lavdëron Dwyane “The Rock” Johnsonin pasi i dhanë fund mosmarrëveshjeve](https://www.koha.net/showbiz/vin-diesel-lavderon-dwyane-the-rock-johnsonin-pasi-i-dhane-fund-mosmarreveshjeve)
- [![Michael Douglas thotë se nuk ka më dëshirë të aktrojë](https://resources.koha.net/images/2025/July/07/f4e95a3f-cd81-404a-85c6-5d5f11fc7606.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 7 kor 2025 Michael Douglas thotë se nuk ka më dëshirë të aktrojë](https://www.koha.net/showbiz/michael-douglas-thote-se-nuk-ka-me-deshire-te-aktroje)
- [![Michael Douglas nuk ka më “dëshirë të zjarrtë” për të aktruar, por nuk e përjashton kthimin](https://resources.koha.net/images/2025/May/22/f3281969-dbc6-41d6-8a28-9d30fd30c5cf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 22 maj 2025 Michael Douglas nuk ka më “dëshirë të zjarrtë” për të aktruar, por nuk e përjashton kthimin](https://www.koha.net/showbiz/michael-douglas-nuk-ka-me-deshire-te-zjarrte-per-te-aktruar-por-nuk-e-perjashton-kthimin)
- [![Werner Herzog parashikon gjëra të mëdha për Orlando Bloom](https://resources.koha.net/images/2026/September/20/625e07ce-4984-4960-b724-4a351d583b64.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 20 sht 2026 Werner Herzog parashikon gjëra të mëdha për Orlando Bloom](https://www.koha.net/showbiz/werner-herzog-parashikon-gjera-te-medha-per-orlando-bloom)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Futboll.]() [Maran e Muçi të kënaqur me fitoren e Shqipërisë](https://www.koha.net/futboll/maran-e-muci-te-kenaqur-me-fitoren-e-shqiperise)

[Showbiz.]() [“Silencio” paralajmëron albumin e ri të grupit “U2” pas nëntë vjetësh](https://www.koha.net/showbiz/silencio-paralajmeron-albumin-e-ri-te-grupit-u2-pas-nente-vjetesh)

[Futboll.]() [Kampionia e botës e mposht Anglinë](https://www.koha.net/futboll/kampionia-e-botes-e-mposht-angline)

[Futboll.]() [Fitore bindëse e Zvicrës ndaj Maqedonisë së Veriut](https://www.koha.net/futboll/fitore-bindese-e-zvicres-ndaj-maqedonise-se-veriut)

[Futboll.]() [Kroacia e nis mbarë, fiton në Çeki](https://www.koha.net/futboll/kroacia-e-nis-mbare-fiton-ne-ceki)

[Rajon.]() [Oligarku ukrainas në arrati merr shtetësinë e Serbisë](https://www.koha.net/rajon/oligarku-ukrainas-ne-arrati-merr-shtetesine-e-serbise)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Vin Diesel tregon kushtet e tij për “Fast 11”, një nga to rikthimi i Brian O’Conner","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/vin-diesel-tregon-kushtet-e-tij-per-fast-11-nje-nga-to-rikthimi-i-brian-oconner","datePublished":"2025-06-30T10:26:19+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:20:04+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":297,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Aktori i njohur i filmave aksion, 57-vjeçari Vin Diesel, ka treguar për kushtet që i ka dhënë për rikthimin e tij në finalen e “Fast and Furious”, raporton \"Fem","url":"https://www.koha.net/showbiz/vin-diesel-tregon-kushtet-e-tij-per-fast-11-nje-nga-to-rikthimi-i-brian-oconner","keywords":"Vin Diesel, Paul Walker, fast 11, Fast and Furious, Fast and furious 11","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/June/30/ea279635-c5fc-446e-a8a4-241d9415996c.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
