---
description: Ish aktorja e njohur, Amanda Bynes, e cila është larguar nga syri publik që gati 10 vite, është parë në rrugës e Los Angelesit, me dukje tërësisht të re.Ajo tan
title: Transformohet Amanda Bynes
image: https://resources.koha.net/images/2024/August/20/9fe15d55-4962-48a5-bace-f5a16b3e29f1.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# Transformohet Amanda Bynes

![Amanda Bynes](https://resources.koha.net/images/2024/August/20/9fe15d55-4962-48a5-bace-f5a16b3e29f1.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Amanda Bynes

- Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 20 gusht 2024 16:47
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 20 gusht 2024 16:47
- Shpërndaje në:

Amanda Bynes, dikur aktore me famë botërore e që është larguar nga syri publik që gati 10 vjet, është parë së fundmi në rrugët e Los Angelesit, me dukje tërësisht të re.

![](https://resources.koha.net/wysying/2024/August/20/0c3cfdc5-4760-4739-97bd-ecc981bb5d79.webp?q=90&w=980)

Ajo tani ka flokë të gjatë të zinj dhe ka thënë se ka bërë ndërhyrje estetike për t’i hequr qeskat përfundi syve, operim për të cilin ka thënë se “po ndihet shumë mirë dhe se kurrë më parë nuk është gëzuar më shumë”, ka shkruar “The Mirror”. 

![](https://resources.koha.net/wysying/2024/August/20/17834ddf-2f01-4fbd-82e4-fda2a5e9f1ed.webp?q=90&w=980)

*Amanda Bynes ndër vite*

Amanda duket se e kishte mbuluar me grim tatuazhin në formë të zemrës, të cilën e ka bërë në faqen e majtë, ndërkohë që tatuazhet e tjera i kishe vënë në pah, pasi kishte veshur një bluzë ngjyrë hiri me mëngë të shkurtra.

Përveç ngjyrës së zezë të flokëve, ajo ka provuar edhe stile të tjera, duke i lyer flokët me ngjyrë rozë të ndezur e të bardhë shumë të hapur.

Debutimi me flokë të zi, vjen pasi ylli i podcastit “The Amanda Show”, në muajin mars pati treguar në një video në rrjetin social Instagram se “do të fillojë të mbajë paruke”.

[Edhe ![Amanda Bynes “rikthehet” në showbiz pas 15 vjetësh](https://resources.koha.net/images/2025/March/31/ab305d9a-40fe-423f-b7d0-b741783ee4b8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 31 mar 2025 Amanda Bynes “rikthehet” në showbiz pas 15 vjetësh](https://www.koha.net/showbiz/amanda-bynes-rikthehet-ne-showbiz-pas-15-vitesh)

![](https://resources.koha.net/wysying/2024/August/20/d8686301-b617-4ff9-bc62-d79692a9966c.webp?q=90&w=980)

Ajo pati thënë se flokët po i rriten në mënyrë jo shumë të rregullt, pasi i kishte prerë shumë të shkurtra në dhjetor të 2023-s.

Në muajin prill, Amanda, e cila është pensionuar nga aktrimi, pati bërë të ditur se do të rikthehet në shkollën e manikyrit pasi nuk kishte arritur të merrte licencën më herët.

![](https://resources.koha.net/wysying/2024/August/20/56a371b1-d94a-45d9-ae0a-c2e1a6fca226.webp?q=90&w=980)

*Amanda Bynes ndër vite*

Filmi i fundit në të cilin ajo mori pjesë ishte “Easy A”, ku luajti përkrah yllit Emma Stone në vitin 2010.

Traileri i filmit "Esay A":

“Pasi nuk e kalova provimin e manikyrit për ta marrë licencën, shkova përsëri në shkollë për të mësuar teorinë e manikyrit dhe të praktikoj bërjen e akrilit para se t’i nënshtrohem testimit prapë, në mënyrë që të bëhem e mirë në këtë punë kur të filloj punën në sallon për rregullimin e thonjve”, pati thënë 38 vjeçja.

[Edhe ![Maisie Williams flet për vitet e vështira pas “Game of Thrones”](https://resources.koha.net/images/2026/September/06/d3395513-beb1-421a-9e60-bccf347175fd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 6 sht 2026 Maisie Williams flet për vitet e vështira pas “Game of Thrones”](https://www.koha.net/showbiz/maisie-williams-flet-per-vitet-e-veshtira-pas-game-of-thrones)

![](https://resources.koha.net/wysying/2024/August/20/739883eb-151a-4812-889a-e07344fbf10d.webp?q=90&w=980)

*Amanda Bynes ndër vite*

Në muajin tetor të vitit 2022, pati folur për herë të parë se dëshiron të bëhet profesioniste dhe i ka informuar ndjekësit se është duke ndjekur shkollën për art thonjsh. Kur u rikthye në jetën publike në projektin e saj të parë publik, pas gati 10 vitesh, në dhjetor të vitit 2023, ajo filloi podcastin me yllin Pail Sieminski.

TMZ, gjatë vitit 2023 pati raportuar se ajo është duke kërkuar ende ndihmë në mënyrë që të vazhdojë trajtimin e shëndetit mendor.  

Trailerët e filmave ku luajti ajo:

"What A Girl Wants": 

[Edhe ![Zendaya tërhiqet nga rrjetet sociale](https://resources.koha.net/images/2026/September/02/03e3a5a2-1f7a-49cb-b8f6-a7ee1d312e68.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 2 sht 2026 Zendaya tërhiqet nga rrjetet sociale](https://www.koha.net/showbiz/zendaya-terhiqet-nga-rrjetet-sociale)

"Sindey White":

"She's The Man":

[#aktore](https://www.koha.net/tag/aktore) [#hollywood](https://www.koha.net/tag/hollywood) [#fama](https://www.koha.net/tag/fama) [#transformim](https://www.koha.net/tag/transformim) [#Amanda Bynes](https://www.koha.net/tag/amanda-bynes)

Artikuj të ngjashëm

- [![Ariana Grande tërhiqet përkohësisht nga jeta publike](https://resources.koha.net/images/2026/September/02/724cfc47-1d68-4379-b450-524aaa7a9d09.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 2 sht 2026 Ariana Grande tërhiqet përkohësisht nga jeta publike](https://www.koha.net/showbiz/ariana-grande-perfundon-turneun-dhe-terhiqet-perkohesisht-nga-jeta-publike)
- [![Anne Hathaway ka qenë “ligjërisht e verbër” për 10 vjet](https://resources.koha.net/images/2026/May/27/9a12125a-908a-494d-88ba-7a6ba680b178.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 28 maj 2026 Anne Hathaway ka qenë “ligjërisht e verbër” për 10 vjet](https://www.koha.net/showbiz/anne-hathaway-ka-qene-ligjerisht-e-verber-per-10-vjet)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Showbiz.]() [Johnny Depp transformohet për rolin e ri në filmin “Ebenezer”](https://www.koha.net/showbiz/johnny-depp-transformohet-per-rolin-e-ri-ne-filmin-ebenezer)

[Showbiz.]() [“The Rescue” sjell aksion, mister dhe një mision të rrezikshëm](https://www.koha.net/showbiz/the-rescue-sjell-aksion-mister-dhe-nje-mision-te-rrezikshem)

[Futboll.]() [Zvicra nuk gabon ndaj Sllovenisë](https://www.koha.net/futboll/zvicra-nuk-gabon-ndaj-sllovenise)

[Futboll.]() [Supergol i Yamalit në fitoren e Spanjës](https://www.koha.net/futboll/supergol-i-yamalit-ne-fitoren-e-spanjes)

[Botë.]() [Alarm për sulme nga ajri edhe në Moldavi e Lituani](https://www.koha.net/bote/alarm-per-sulme-nga-ajri-edhe-ne-moldavi-e-lituani)

[Ekonomi.]() [Deri në korrik, diaspora investoi 380 milionë euro në patundshmëri](https://www.koha.net/ekonomi/deri-ne-korrik-diaspora-investoi-380-milione-euro-ne-patundshmeri)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Transformohet Amanda Bynes","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/transformohet-amanda-bynes","datePublished":"2024-08-20T16:47:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:25:05+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":480,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ish aktorja e njohur, Amanda Bynes, e cila është larguar nga syri publik që gati 10 vite, është parë në rrugës e Los Angelesit, me dukje tërësisht të re.Ajo tan","url":"https://www.koha.net/showbiz/transformohet-amanda-bynes","keywords":"aktore, hollywood, fama, transformim, Amanda Bynes","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/August/20/9fe15d55-4962-48a5-bace-f5a16b3e29f1.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
