TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Showbiz

Selena Gomez aldatma iddialarını yalanladı: Bunlar tamamen asılsız, hatta değersiz.

Selena Gomez

Selena Gomez

Fotoğraf: Associated Press

Artistja Selena Gomez po përballet me një padi nga pesë investitorë të platformës së shëndetit mendor “Wondermind”, kompani që ajo e bashkëthemeloi me nënën e saj rreth pesë vjet më parë, ka shkruar BBC.

Investitorët pretendojnë se Gomez ka shkelur marrëveshjen duke mos e mbështetur siç e kishte premtuar kompaninë dhe se si pasojë, ata janë mashtruar për rreth 1.2 milionë dollarë që kishin investuar.

Sipas investitorëve, atyre u ishte thënë se Gomez, si një nga gratë më të famshme në botë dhe me një brend me vlerë miliarda dollarë, do të ishte aktive në ndërtimin e kompanisë dhe do të merrte rol drejtues në marketing.

Por Gomez i ka mohuar akuzat. Avokati i saj, Matthew Rosengart, i ka kërkuar gjykatës që ajo të përjashtohet nga çështja, duke argumentuar se akuzat janë të paqarta dhe kontradiktore.

“Pretendimet kundër saj janë të pabazuara, në mos krejtësisht të pavlera”, ka thënë avokati.

Ai ka shtuar se ekipi ligjor po shqyrton edhe mundësi të tjera ligjore, përfshirë kërkimin e masave ndëshkuese ndaj paditësve.

Biznesi me familjarët mund të jetë i rrezikshëm

Rasti ka vendosur në qendër të vëmendjes edhe nënën e Gomezit, e cila përballet me akuzat së bashku me kompaninë dhe një bashkëthemelues tjetër.

Ekspertja e komunikimit, Lauren Beeching, ka thënë se bizneset familjare mund të jenë më të ndërlikuara për personazhet e famshme, pasi është më e vështirë të ndahen marrëdhëniet personale nga reputacioni dhe përgjegjësitë profesionale.

“Nëse hyni në biznes si familje, do të vendosja më shumë strukturë, jo më pak. Përcaktoni përgjegjësitë e secilit, vendosni mbikëqyrje të pavarur dhe vendosni çfarë ndodh nëse diçka shkon keq, përpara se të ndodhë”, ka thwnw ajo.

Sipas saj “një marrëdhënie familjare nuk duhet të jetë struktura e qeverisjes së një kompanie”.

Megjithatë, sipas Beeching, çështja mund të mos ketë ndikim afatgjatë në imazhin e Gomezit.

“Do të ketë tituj lajmesh sepse Selena Gomez është jashtëzakonisht e famshme, por nuk mendoj se është lloj historie që e intereson veçanërisht audiencën e saj kryesore.”

Ekspertja shton se ka dallim mes titujve negativë dhe dëmtimit të qëndrueshëm të reputacionit.

Ndërsa për personazhet e famshme që duan të ndërtojnë biznese mbi emrin e tyre, ajo ka dhënë një këshillë.

“Para se t’ia huazoni emrin tuaj një kompanie, mos pyesni vetëm se çka mund t’i sjellë reputacioni juaj biznesit. Pyesni edhe se çka mund t’i bëjë ai biznes reputacionit tuaj”, ka thënë ajo.