Reperi i njohur A$AP Rocky ka thënë se partnerja e tij, ylli i njohur Rihanna, e ka “detyruar” të kalojë “ferrin” pasi ai ka treguar publikisht se ajo është duke përgatitur një album të ri.
38-vjeçja i ka bërë fansat shumë kureshtarë pasi partneri i saj, në podcastin “The Jason Lee Show”, pati zbuluar se ajo është duke incizuar këngë të reja, për herë të parë që nga albumi i saj i fundit “Anti”, të cilin e pati lansuar në vitin 2016.
“Ajo është në studio. Po, e thash. Më fal zemër”, pati thënë Rocky duke bërë të ditur se do të kishte telashe për këtë.
Mirëpo në një intervistë të realizuar së fundmi për “Hollywood Reporter”, reperi ka thënë me shaka se nuk duhej të kishte treguar sekretin e Rihannas.
“Ishte ferr. Po, nuk do të duhej ta kisha bërë atë”, ka thënë Rocky, i cili më pas u pyet se a ka diçka tjetër për të sqaruar, ndërkohë që tha “Jo, do të merrem me punët e mija”.
Këtë verë Rihanna iu “rikthye” skenës, kur doli në interpretonte përkrah reperit të famshëm Jay-Z në koncertin e tij, ku shënoi 30-vjetorin e karrierës, në stadiumin Yankee, në muajin korrik.
Që nga lansimi i albumit “Anti”, këngëtarja ka vazhduar të dominojë showbizin, përmes punës së saj në botën e modës, me krijimin e veshjeve të brendshme, si dhe produkteve të bukurisë.