Komediani i njohur, Ricky Gervais, ka deklaruar se nuk dëshiron të drejtojë më ceremonitë e mëdha të ndarjes së çmimeve në Hollywood, sidomos “Golden Globes”, të cilat i ka prezantuar pesë herë.
65-vjeçi e ka drejtuar ceremoninë në vitet 2010, 2011, 2012, 2016 dhe 2020, por ka thënë se përgatitjet për një ngjarje kaq të madhe i shkaktojnë shumë stres dhe i prishin periudhën e festave.
“Mendoj se tani jam shumë i vjetër për ta përballuar atë presion. Sidomos për një ceremoni si ‘Golden Globes’ në janar. Ma prish Krishtlindjen. Por kurrë mos thuaj kurrë”, ka thënë ai.
Gervais është bërë i famshëm për batutat e tij të ashpra ndaj yjeve të Hollywoodit gjatë “Golden Globes”. Ai ka pranuar se drejtimi i ceremonisë ka qenë ndër përvojat më stresuese të karrierës së tij.
“Është diçka që më ka shkaktuar më shumë ankth nga gjithçka që kam bërë. Është e vetmja herë kur ndihem vërtet nervoz, sepse ke vetëm një mundësi”, ka thënë ai.
Ai e ka krahasuar performancën e tij me ekzekutimin e një penalltie.
Ayrıca
Ricky Gervais, "The Office" hakkında BBC belgeseline katılmayı reddetti.
“Është si të gjuash një penallti. Duhet ta shënosh. Gjithçka që më intereson është ta them mirë batutën. Nuk më intereson çfarë mendojnë të tjerët, nëse më urrejnë apo nëse duhet të fshihem diku. Thjesht duhet ta bëj mirë”, ka thënë ai
Gervais ka përjashtuar gjithashtu mundësinë që të drejtojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”. Kur një fans pyeti në rrjetet sociale nëse ai duhej të ishte prezantuesi i ceremonisë së vitit 2026, ylli shpërndau postimin dhe u përgjigj me humor duke thënë: “As që bëhet fjalë!”
Ceremoninë e “Oscars” e ka drejtuar për të dytin vit radhazi Conan O’Brien, i cili nuk i kurseu as batutat politike dhe thumbimet ndaj të famshmëve.
Në një prej tyre, ai iu referua debatit rreth Timothée Chalamet dhe artit të baletit e operës:
“Sonte siguria është shumë e fortë. Ka shqetësime për sulme nga komunitetet e baletit dhe operës. Ata janë të zemëruar sepse latë jashtë xhazin”, ka thënë ai.
Ayrıca
Ricky Gervais, Grammy ödül törenindeki konuşmaları 'aşırı politik' olmakla eleştirdi.
Në një tjetër batutë, O’Brien ka paralajmëruar se ceremonia mund të bëhej politike.
“Duhet t’ju paralajmëroj se sonte mund të bëhet politike. Dhe nëse kjo ju shqetëson, ekziston një ‘Oscars’ alternativ i drejtuar nga Kid Rock, në Dave & Buster’s pak më tutje”, ka thënë ai.