---
description: Aktori i njohur Richard Gere, ka thënë se nuk mendon se gjatë viteve ’80 do të kishte funksionuar ideja për të pasur koordinator për xhirimin e skenave intime n
title: "Richard Gere: Në vitet ’80 ishim rehat pa koordinatorë për xhirimin e skenave intime"
image: https://resources.koha.net/images/2025/June/20/7234af3c-a303-4651-af2f-e14cf7241d98.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# Richard Gere: Në vitet ’80 ishim rehat pa koordinatorë për xhirimin e skenave intime

![Richard Gere](https://resources.koha.net/images/2025/June/20/7234af3c-a303-4651-af2f-e14cf7241d98.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Richard Gere

Foto: Associated Press

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 20 qershor 2025 12:00
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 20 qershor 2025 12:00
- Shpërndaje në:

Aktori Richard Gere, ka thënë se nuk mendon se gjatë viteve ’80 do të kishte funksionuar ideja për të pasur koordinator për xhirimin e skenave intime nëpër filma.

Në dhjetë vjetët e fundit, roli i koordinatorëve të intimitetit është bërë i domosdoshëm në xhirimet e skenave intime nëpër filma. Nevoja për praninë e tyre u rrit dukshëm pas lëvizjes #MeToo në vitin 2017, e cila tronditi Hollywoodin dhe solli në vëmendje abuzimet dhe mungesën e sigurisë në ambiente pune.

Por disa aktorë me karriera të gjata shprehen ende skeptikë për rolin e këtyre kooordinatorëve, ka raportuar [IndieWire.](https://www.indiewire.com/news/general-news/richard-gere-intimacy-coordinators-1235133836/)

Në një intervistë për *The Wrap* lidhur me serialin e ri të kompanisë “Paramount+”, “The Agency”, Gere ka folur së bashku me kolegët e tij Michael Fassbender, Jodie Turner-Smith dhe Jeffrey Wright rreth pranisë së koordinatorëve të skenave intime gjatë xhirimit të filmave.

Fassbender dhe Turner-Smith, të cilët luajnë rolet e një çift në serial, e mbështetën fuqishëm praninë e koordinatorëve të intimitetit në xhirime.

[Edhe ![Kim Basinger i konsideron të panevojshëm koordinatorët për skena intime](https://resources.koha.net/images/2025/February/28/e8586c98-5562-4be2-bacd-cd7ca51dd4f7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 28 shk 2025 Kim Basinger i konsideron të panevojshëm koordinatorët për skena intime](https://www.koha.net/showbiz/kim-basinger-i-konsideron-te-panevojshem-koordinatoret-per-skena-intime)

Gazetari i *The Wrap*, Steve Pond, i kujtoi Geret se kjo mënyrë pune është shumë e ndryshme nga ajo e kohës kur ai luante në filma të guximshëm si “An Officer and a Gentleman” dhe “American Gigolo”.

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/June/20/97c8c1de-29ff-4ce6-a13e-d95d8b636c25.webp?q=90&w=980)

*Richard Gere në skenën e filmit "American Gigolo"*

 “Nuk besoj se do të kishte funksionuar atëherë, për të qenë i sinqertë”, ka thënë Gere.

Ai ka sqaruar se në atë kohë nuk kishte përjetuar situata ku regjisorët u thonin aktorëve në mënyrë të thjeshtë: “filloni tani”.

Përkundrazi, në vitet ’80, aktorët flisnin hapur mes tyre për mënyrën si do të zhvillohej një skenë intime. “Në vitet ’80 ishim rehat në këtë formë komunikimi”, ka thënë tutje aktori.

Gere nuk është i vetmi që shpreh rezerva.

Aktori Michael Douglas ka deklaruar se koordinatorët e intimitetit janë një tjetër mënyrë për “t’ua marrë kontrollin regjisorëve”.

[Edhe ![Regjisori tregon se si fansat e Travoltës i kishin ndalur xhirimet e filmit “Saturday Night Fever”](https://resources.koha.net/images/2026/June/01/215230a2-e1b0-4faa-9f4c-893dcb58ebca.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 1 qer 2026 Regjisori tregon se si fansat e Travoltës i kishin ndalur xhirimet e filmit “Saturday Night Fever”](https://www.koha.net/showbiz/regjisori-tregon-se-si-fansat-e-travoltes-i-kishin-ndalur-xhirimet-e-filmit-saturday-night-fever)

Ndërkohë, aktorja Kim Basinger ka thënë se nuk mund ta imagjinojë që të vijë koordinatori e ta pyes rreth skenës intime ndërkohë që është duke xhiruar.

Aktorja Mikey Madison ka krijuar debat kohët e fundit pasi refuzoi të punonte me koordinator intimiteti në filmin “Anora”, i cili përmban disa skena seksuale.

“Unë gjithmonë jam ndierë rehat dhe besoj se edhe personazhi im, Ani, ndihej po ashtu. Nuk e kam menduar asnjëherë të kem ndonjë ndrojtje apo pasiguri”, ka thënë Madison për *The New York Times* në vjeshtën e kaluar.

Regjisori i filmit, Sean Baker, u shpreh se koordinatorët e intimitetit duhet të jenë në xhirime “me raste”.

Për filmin “Anora”, Baker dhe bashkëshortja e tij, Samantha Quan, demonstruan vetë për aktorët mënyrën si duhej të zhvilloheshin skenat intime para se të niste xhirimi.

[Edhe ![Zendaya tregon se me cilin regjisor ka më së shumti dëshirë të bashkëpunojë](https://resources.koha.net/images/2026/April/03/b6a298df-49f3-4f5d-9659-4799d133cb3a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 3 pri 2026 Zendaya tregon se me cilin regjisor ka më së shumti dëshirë të bashkëpunojë](https://www.koha.net/showbiz/zendaya-tregon-se-me-cilin-regjisor-ka-me-se-shumti-deshire-te-bashkepunoje)

Edhe regjisorja Mia Hansen-Love ka sugjeruar se koordinatorët e intimitetit funksionojnë si “policia e moralit”.

Nga ana tjetër, aktorja Michelle Williams i ka cilësuar koordinatorët e intimitetit si “jashtëzakonisht të dobishëm” gjatë xhirimeve.

[#Richard Gere](https://www.koha.net/tag/richard-gere) [#koordinatoret e intimitetit](https://www.koha.net/tag/koordinatoret-e-intimitetit) [#hollywoodi](https://www.koha.net/tag/hollywoodi) [#skenat intime](https://www.koha.net/tag/skenat-intime) [#skenar seksuale](https://www.koha.net/tag/skenar-seksuale) [#filmat me permbajtje te skenave intime](https://www.koha.net/tag/filmat-me-permbajtje-te-skenave-intime) [#filmat me permbajtje te skenave seksuale](https://www.koha.net/tag/filmat-me-permbajtje-te-skenave-seksuale) [#metoo](https://www.koha.net/tag/metoo) [#levizja metoo](https://www.koha.net/tag/levizja-metoo)

Artikuj të ngjashëm

- [![Olivia Wilde thotë se skenat intime nëpër filma tashmë nuk janë edhe aq reale](https://resources.koha.net/images/2026/January/26/aa895b77-6805-4541-a53c-76447b1f4c6d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 26 jan 2026 Olivia Wilde thotë se skenat intime nëpër filma tashmë nuk janë edhe aq reale](https://www.koha.net/showbiz/olivia-wilde-tregon-se-skenat-intime-neper-filma-tashme-nuk-jane-edhe-aq-reale)
- [![Kristen Stewart: Aktoret trajtohen si “kukulla”, regjisoret respektohen më shumë](https://resources.koha.net/images/2025/November/06/5fc90004-dd70-4f29-8e92-b8398c899cf4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 25 jan 2026 Kristen Stewart: Aktoret trajtohen si “kukulla”, regjisoret respektohen më shumë](https://www.koha.net/showbiz/kristen-stewart-aktoret-trajtohen-si-kukulla-regjisoret-respektohen-me-shume)

[Futboll.]() [Fisnik Asllani shënon golin e parë këtë edicion në Bundesligë](https://www.koha.net/futboll/fisnik-asllani-shenon-golin-e-pare-kete-edicion-ne-bundeslige)

[Arbëri.]() [MINTI, tash e dy vjet s’po ia paguan Drenasit hisenë e qirave për Parkun Industrial](https://www.koha.net/arberi/minti-tash-e-dy-vjet-spo-ia-paguan-drenasit-hisene-e-qirave-per-parkun-industrial)

[Basketboll.]() [Ylli fiton bindshëm ndaj Bashkimit](https://www.koha.net/basketboll/ylli-fiton-bindshem-ndaj-bashkimit)

[Arbëri.]() [Shkolla në Shtërpcë, që organizon mësimin në shqipe, detyrohet të blejë vetë ngrohëse](https://www.koha.net/arberi/shkolla-ne-shterpce-qe-organizon-mesimin-ne-shqipe-detyrohet-te-bleje-vete-ngrohese)

[Arbëri.]() [Mbi 20 mijë gjoba në 10 muajt e parë të 2026-s për kosovarët në Shqipëri](https://www.koha.net/arberi/mbi-20-mije-gjoba-ne-10-muajt-e-pare-te-2026-s-per-kosovaret-ne-shqiperi)

[Arbëri.]() [Një muaj pas premtimit të ministrit Vitia për furnizim, terapi s’ka ende në Onkologji](https://www.koha.net/arberi/nje-muaj-pas-premtimit-te-ministrit-vitia-per-furnizim-terapi-ska-ende-ne-onkologji)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Richard Gere: Në vitet ’80 ishim rehat pa koordinatorë për xhirimin e skenave intime","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/richard-gere-ne-vitet-80-ishim-rehat-pa-koordinatore-te-intimitetit","datePublished":"2025-06-20T12:00:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T10:45:07+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":538,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Aktori i njohur Richard Gere, ka thënë se nuk mendon se gjatë viteve ’80 do të kishte funksionuar ideja për të pasur koordinator për xhirimin e skenave intime n","url":"https://www.koha.net/showbiz/richard-gere-ne-vitet-80-ishim-rehat-pa-koordinatore-te-intimitetit","keywords":"Richard Gere, koordinatoret e intimitetit, hollywoodi, skenat intime, skenar seksuale, filmat me permbajtje te skenave intime, filmat me  permbajtje te skenave seksuale, metoo, levizja metoo","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/June/20/7234af3c-a303-4651-af2f-e14cf7241d98.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
