TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Showbiz

Pete Davidson, bir film çekimi sırasında üç hafta içinde iki kez beyin sarsıntısı geçirdi.

pete davidson

Pete Davidson ka rrëfyer se pësoi tronditje në tru gjatë xhirimeve të një filmi.

Aktori 32-vjeçar ka zbuluar se u dëmtua teksa po realizonte disa skena për një film të ri të pavarur.

“Pësova dy tronditje në tru brenda pak javësh. Aspak mirë”, ka thënë gjatë një paraqitje në Jimmy Kimmel.

I pyetur se si i pësoi dëmtimet, Pete tha: “Epo, jam idiot dhe provova t’i bëja vetë skenat me marifete”.

Ylli i komedisë mund t’ua kishte lënë skenat e vështira profesionistëve të marifeteve, por nuk dëshironte ta bënte këtë.

“Ishte një film i pavarur. Dhe marifetxhinjtë e filmave të pavarur dhe ata të filmave të mëdhenj nuk duken njësoj. Ai që më zëvendësonte ishte fantastik,  por ishte rreth 1.98 metra i gjatë, shumë i madh dhe ndryshimi dukej menjëherë”, ka thënë ai.

Më pas, Pete bëri shaka për vizitën te mjeku për ta përcaktuar se sa serioz ishte dëmtimi.

Pete tutje ka thënë se prioritetet e tij kanë ndryshuar që kur është bërë baba.

Ylli i filmave, i cili ka një vajzë nëntë muajshe, Scottie Rose, me ish-të dashurën Elsie Hewitt, pranoi se atësia ia ka ndryshuar plotësisht jetën.

“Prioritetet e mia kanë ndryshuar. Të bëhesh baba është fantastike për shumë arsye, por kjo më bëri të kuptoj se gjërat për të cilat më interesonte aq shumë në të kaluarën, në fakt nuk kanë rëndësi. Tani prioriteti është: nëse nuk e marr atë punë apo çfarëdo qoftë ajo, kujt i intereson? Mund të jem në shtëpi me Scottien. Kjo është fantastike”, ka thënë  ai. “Më ka qetësuar. Nuk kam më aq shumë dëshirë për të qenë gjithmonë jashtë dhe mes njerëzve. Jam thjesht i lumtur aty ku jam”.