TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Showbiz

Matthew McConaughey, çölde iki gün geçirerek kendisi hakkında yazılan en kötü eleştirileri okudu.

Matthew McConaughey

Matthew McConaughey

Fotoğraf: Associated Press

Aktori Matthew McConaughey ka treguar se dikur u tërhoq për disa ditë në shkretëtirë për të lexuar kritikat negative që kishte marrë gjatë 20 vjetëve të karrierës së tij. Kjo përvojë ka thënë se e ndihmoi të kuptonte se cilat kritika ia vlenin të merreshin seriozisht dhe cilat buronin thjesht nga paragjykimet personale, ka shkruar KadınÖnce.

Gjatë një interviste në podcastin “Build or Break”, 56-vjeçari ka treguar se mori me vete një libër të trashë, ku kishte mbledhur vlerësimet negative për filmat dhe interpretimet e tij.

VIDEO E PODCASTIT:

“Ika në shkretëtirë për një javë dhe mora me vete një libër të madh e të trashë me të gjitha kritikat. I lexova të gjitha vlerësimet negative dhe kalova dy ditë vetëm me to. Ishte e vështirë”, ka rrëfyer aktori.

Gjatë leximit, McConaughey vuri re se disa kritikë dukej se e kishin paragjykuar që në fillim, pavarësisht nga cilësia e filmit.

“Nga fjalia e parë e disa kritikave kuptoja se ky person kishte diçka kundër meje. Nuk kishte rëndësi nëse e kishte parë filmin apo jo. Thjesht nuk i pëlqeja dhe do të shkruante diçka negative”, ka thënë ai.

Megjithatë, jo të gjitha kritikat ishin të padrejta. Disa e ndihmuan të kuptonte se ku kishte gabuar dhe çka mund të përmirësonte në interpretimet e tij.

“Për disa kritika mendoja: ‘Ky person ka të drejtë. Në fakt, ai është adhuruesi im, por nuk mori nga interpretimi im atë që unë shpresoja të përcillja. Ku gabova në zgjedhjet e mia?’”, ka treguar McConaughey.

Aktori ka thekssuar se kritika konstruktive mund të jetë një mjet i vlefshëm për përmirësim, nëse vlerëson punën me objektivitet.

“Disa njerëz shkruajnë keq për ty dhe duan të të shohin të dështosh, pavarësisht se çka bën. Por ka edhe kritikë të mirë, të cilët të tregojnë në mënyrë konstruktive se çka ke bërë gabim dhe nga të cilët mund të mësosh”, u shpreh ai.

Ylli i “The Lincoln Lawyer” ka folur gjithashtu për mënyrën se si fama mund të ndikojë në perceptimin e një aktori. Pas suksesit në Hollywood, ai vuri re se lavdërimet dhe vëmendja shpesh nuk lidhen vetëm me cilësinë e punës.

“Para se të bëhesha yll filmi apo personazh i famshëm, gjithçka që bëja vlerësohej në bazë të punës sime. Por në Hollywood, mjafton një fundjavë e suksesshme dhe papritur të gjithë të thonë: ‘Të dua, të dua!’, ndërsa shampanja rrjedh lumë”, ka kujtuar ai.