---
description: Një program i ri muzikor në Apple Music Radio ka zbuluar një përzgjedhje këngësh të preferuara nga mbreti Charles III, duke përfshirë këngë të këngëtarëve si Bo
title: Lista e këngëve të preferuara të mbretit Charles III në Apple Music
image: https://resources.koha.net/images/2025/March/07/9f107b6b-987f-4eff-abd1-d3a83dee3aca.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# Lista e këngëve të preferuara të mbretit Charles III në Apple Music

![Mbreti Charles III](https://resources.koha.net/images/2025/March/07/9f107b6b-987f-4eff-abd1-d3a83dee3aca.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Mbreti Charles III

Foto: Associated Press

- Nga: [Associated Press](https://www.koha.net/autori/associated-press/articles) [![Associated Press](https://resources.koha.net/author/2021/April/05/ap1617651987.png?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/associated-press/articles)
- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 7 mars 2025 09:15
- Shpërndaje në:

- Nga: [Associated Press](https://www.koha.net/autori/associated-press/articles) [![Associated Press](https://resources.koha.net/author/2021/April/05/ap1617651987.png?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/associated-press/articles)
- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 7 mars 2025 09:15
- Shpërndaje në:

Një program i ri muzikor në Apple Music Radio ka zbuluar një përzgjedhje këngësh të preferuara nga mbreti Charles III, duke përfshirë këngë të këngëtarëve si Bob Marley, Grace Jones, Kylie Minogue dhe Raye.

Programi, i titulluar “The King’s Music Room”, është incizuar në zyrën e tij në Pallatin Buckingham dhe është publikuar me rastin e Ditës së Komonuelthit, ka raportuar agjencia e lajmeve [Associatd Press.](https://apnews.com/article/king-charles-music-playlist-commonwealth-apple-3feffca2159ea2895fbd6b5f1dc78e11)

Sipas Charles, kjo është një “mënyrë interesante dhe inovative” për të festuar këtë ditë dhe për të ndarë këngët që e kanë shoqëruar në jetë.

Në të kaluarën, mbreti ka përmendur se i pëlqejnë edhe këngët e artistëve si The Three Degrees, Barbra Streisand, Edith Piaf, Leonard Cohen dhe Miriam Makeba.

“Muzika ka fuqinë të sjellë kujtime të bukura, të japë ngushëllim në momente trishtimi dhe të na bashkojë në gëzim”, dëgjohet duke thënë Charles në një fragment të publikuar nga Apple Music.

Një moment i veçantë i programit është kur Garda Mbretërore në oborrin e Pallatit Buckingham interpreton me instrumente klasiken e Bob Marley “Could You Be Loved”.

[Edhe ![Mbreti Charles e Cate Blanchett me podcast që ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit](https://resources.koha.net/images/2025/October/20/e0b54d33-0782-4a96-8255-d2289106a613.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 20 tet 2025 Mbreti Charles e Cate Blanchett me podcast që ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit](https://www.koha.net/showbiz/mbreti-charles-e-cate-blanchett-me-podcast-qe-ka-per-qellim-mbrojtjen-e-mjedisit)

Programi do të transmetohet më 10 mars në Apple Music 1. Përzgjedhja përfshin muzikë nga i gjithë Komonuelthi dhe pasqyron një shije të larmishme, duke përfshirë zhanret disco, reggae dhe afrobeats.

“Komonuelthi ka sjellë një thesar të vërtetë të muzikës dhe artistëve të jashtëzakonshëm. Ky koleksion argëtues dhe eklektik është një kujtesë e bukur e kësaj pasurie krijuese”, ka thënë kompozitorja Errollyn Wallen, e cila mban titullin “Master of the King’s Music”.

[#Mbreti Charles III](https://www.koha.net/tag/mbreti-charles-iii) [#mbreti charles](https://www.koha.net/tag/mbreti-charles) [#mbreti](https://www.koha.net/tag/mbreti) [#muzika](https://www.koha.net/tag/muzika) [#britania e madhe](https://www.koha.net/tag/britania-e-madhe) [#bob marley](https://www.koha.net/tag/bob-marley) [#grace jones](https://www.koha.net/tag/grace-jones) [#Kylie Minogue](https://www.koha.net/tag/kylie-minogue) [#Raye](https://www.koha.net/tag/raye) [#the king's music room](https://www.koha.net/tag/the-kings-music-room) [#Apple Music](https://www.koha.net/tag/apple-music)

Artikuj të ngjashëm

- [![Dokumentari i ri për Princeshë Dianën zbulon regjistrime intime të padëgjuara](https://resources.koha.net/images/2026/September/17/d4abc120-062a-4a67-9b84-bedbabfb0772.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 17 sht 2026 Dokumentari i ri për Princeshë Dianën zbulon regjistrime intime të padëgjuara](https://www.koha.net/showbiz/dokumentari-i-riper-princeshe-dianenzbulon-regjistrime-intimete-padegjuara)
- [![John Legend paralajmëron albumin e ri “Muse”](https://resources.koha.net/images/2026/September/12/dd9e74ed-fc4f-47e6-b7ef-299a3b619b74.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 12 sht 2026 John Legend paralajmëron albumin e ri “Muse”](https://www.koha.net/showbiz/john-legend-paralajmeron-albumin-e-ri-muse)
- [![Bees \& Honey ndezi publikun në "Sunny Hill", radha për Roya e Tyson O’Brien](https://resources.koha.net/images/2026/August/02/d859b1a1-3d3e-4217-aa0a-b0217ceebe08.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 2 gus 2026 Bees & Honey ndezi publikun në "Sunny Hill", radha për Roya e Tyson O’Brien](https://www.koha.net/kulture/bees-honey-ndezi-publikun-ne-sunny-hill-radha-per-roya-e-tyson-obrien)
- [![Netët klasike “nga një pyll te një trio yjesh dhe zjarret e ferrit”](https://resources.koha.net/images/2026/July/16/90023f6e-02a4-43e2-aaac-e2483950acdc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 17 kor 2026 Netët klasike “nga një pyll te një trio yjesh dhe zjarret e ferrit”](https://www.koha.net/kulture/netet-klasike-nga-nje-pyll-te-nje-trio-yjesh-dhe-zjarret-e-ferrit)

[Shtojca për Kulturë.]() [Anton Antonovichi i Prishtinës](https://www.koha.net/shtojca-kulture/anton-antonovichi-i-prishtines)

[Arbëri.]() [Nxirret një veturë nga liqeni i Ujmanit, kishte rënë në rrethana të paqarta vitin e kaluar](https://www.koha.net/arberi/nxirret-nje-veture-nga-liqeni-i-ujmanit-kishte-rene-ne-rrethana-te-paqarta-vitin-e-kaluar)

[Luftarake.]() [Taekwondistja kosovare ndalet në luftën e parë në Olimpiadën për të rinj](https://www.koha.net/luftarake/taekwondistja-kosovare-ndalet-ne-luften-e-pare-ne-olimpiaden-per-te-rinj)

[Luftarake.]() [Provokoi shikuesit, boksieri rrihet nga persona të shumtë](https://www.koha.net/luftarake/provokoi-shikuesit-boksier-rrihet-nga-persona-te-shumte)

[Futboll.]() [Napoli e ndal Lazion](https://www.koha.net/futboll/napoli-e-ndal-lideren-lazion)

[Arbëri.]() [Mbretëria e Bashkuar zotohet për vazhdimin e mbështetjes ndaj Kosovës](https://www.koha.net/arberi/mbreteria-e-bashkuar-zotohet-per-vazhdimin-e-mbeshtetjes-ndaj-kosoves)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Lista e këngëve të preferuara të mbretit Charles III në Apple Music","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/lista-e-kengeve-te-preferuara-te-mbretit-charles-iii-ne-apple-music","datePublished":"2025-03-07T09:15:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T09:10:04+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":287,"author":[{"@type":"Person","name":"Associated Press","url":"https://www.koha.net/autori/associated-press/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Një program i ri muzikor në Apple Music Radio ka zbuluar një përzgjedhje këngësh të preferuara nga mbreti Charles III, duke përfshirë këngë të këngëtarëve si Bo","url":"https://www.koha.net/showbiz/lista-e-kengeve-te-preferuara-te-mbretit-charles-iii-ne-apple-music","keywords":"Mbreti Charles III, mbreti charles, mbreti, muzika, britania e madhe, bob marley, grace jones, Kylie Minogue, Raye, the king's music room, Apple Music","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/March/07/9f107b6b-987f-4eff-abd1-d3a83dee3aca.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
