TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Showbiz

Lindsay Lohan ve Henry Golding, 'Return to You' filmi için bir araya geldi.

Lindsay Lohan

Lindsay Lohan do të jetë producentë dhe protagoniste e filmit “Return to You” së  bashku me Henry Golding, për Netflix.

Aktorja 40-vjeçare do të luajë përballë yllit të “Crazy Rich Asians”, Henry Golding, në filmin e ardhshëm romantik. Ky projekt do ta ribashkojë gjithashtu me regjisorin e “Mean Girls” dhe “Freaky Friday”, Mark Waters, si dhe me producentin e “Falling for Christmas”, Brad Krevoy.

Sipas Deadline, ngjarjet e “Return to You” zhvillohen në vitin 2008 dhe ndjekin një avokate të fuqishme, por të vetmuar (Lohan), e cila gabimisht merr një DVD emocionale që një grua në prag të vdekjes ia ka dërguar bashkëshortit të saj (Golding). Duke pasur vetëm disa të dhëna nga DVD-ja për ta ndihmuar, avokatja niset për t’ia dorëzuar paketën marrësit të saj të vërtetë, shkruan Female First.

Vitin e kaluar, Lindsay foli për rëndësinë që ka projekti për të dhe ka thënë se dëshiron të jetë komplet e përfshirë në projektet e saj filmike.

Duke folur për përfshirjen e saj në zhvillimin e personazhit Anna Coleman në “Freakier Friday,” vazhdimin e filmit “Freaky Friday” të vitit 2003, ajo i tha revistës “Empire” se ky rol erdhi nga filmat që po bënte me Netflixin.

“Unë e di këtë. Kur lexoj skenarin, tashmë po përfytyroj se ku do të shkojë historia, çfarë do të veshë personazhi. Ai udhëtim ishte një pjesë e madhe e asaj që do ishte skenari i ri. Tani më pëlqen të jem plotësisht e përfshirë në projektet që bëj, që nga fillimi. Më pëlqen shumë të ndaj njohuritë që kam fituar gjatë gjithë këtyre viteve në industri dhe nuk dua që ato të shkojnë dëm. Kjo është  një pjesë e madhe e asaj që jam si aktore tani”, ka thënë ajo.

Si Lindsay, ashtu edhe Jamie Lee Curtis (në rolin e nënës së Annas, Tess Coleman) u rikthyen në “Freakier Friday”. Lindsay kujtoi se si aktorja e Halloweenit iu afrua për të diskutuar realizimin e filmit. 

“Ajo tha: ‘Çfarë mendon, nëse bëjmë Freaky Friday 2?’ Unë i thashë: ‘Jam brenda, thjesht duhet të jetë skenari i duhur.’ Ky ishte shqetësimi kryesor për të dyja. Donim që filmi t’i përmbushte të gjitha pritshmëritë.”, ka thënë ajo.

Lindsay dhe Jamie kanë mbetur shoqe të ngushta që nga filmi i parë dhe Lindsay zbuloi se gjatë xhirimeve ajo e drejtonte Jamien në disa ushtrime.