TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Showbiz

Klitschko, eski partneri Panettiere'nin vefatının ardından dokunaklı bir mesaj paylaştı.

Klitschko ve Panettiere, 26 Mart 2010

Klitschko ve Panettiere, 26 Mart 2010

Fotoğraf: Associated Press

Ish-boksieri ukrainas, Wladimir Klitschko, ka reaguar për herë të parë pas ndarjes tragjike nga jeta të ish-partneres së tij, aktores Hayden Panettiere, në moshën 36-vjeçare.

Në një mesazh prekës në rrjetin social Facebook, Klitschko ka thënë se familja po kalon një periudhë të “tronditjes dhe dhimbjes së thellë”, duke theksuar se, edhe pse Hayden nuk ishte më partnerja e tij, ajo mbeti person shumë i rëndësishëm në jetën e tij dhe vajzës së tyre, Kaya.

Fotografi e publikuar nga Wladimir Klitschko në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

“Hayden ishte, edhe pse nuk ishte më partnerja ime, një pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe nëna e vajzës sonë, Kaya”, ka shkruar ai.

Klitschko ka vlerësuar edhe karrierën e aktores, duke thënë se ajo ndërtoi sukses të jashtëzakonshëm falë talentit të saj, ndërsa përballej edhe me anët e vështira të industrisë së showbizit.

“Asgjë nuk do t’i fshijë momentet që kemi ndarë dhe vendin që ajo kishte në jetën tonë”, u shpreh ish-boksieri.

Ayrıca Oyuncu Hayden Panettiere 36 yaşında hayatını kaybetti. Showbiz Oyuncu Hayden Panettiere 36 yaşında hayatını kaybetti.

Duke folur për vajzën e tyre, Kaya, ai premtoi se do të kujdeset që ajo ta kujtojë gjithmonë nënën e saj me respekt.

“Vajzës sonë Kaya do t’i flas gjithmonë për nënën e saj me respekt dhe do të sigurohem që ajo të kujtojë personin që ishte”, ka shkruar ai.

Klitschko i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes, miqve dhe fansave të Haydenit, duke theksuar se ajo u nda nga jeta shumë herët.

Klitschko dhe Panettiere më 23 prill 2010 në një ngjarje gala për festimin e ditës së tokës. Fotografi nga Associated Press

“Njerëz të rinj dhe të talentuar si Hayden nuk duhet të largohen nga kjo botë kaq shpejt”, ka shkruar tutje ai.

Në fund, ai kërkoi nga publiku dhe mediat të respektojnë privatësinë e familjes në këtë periudhë të vështirë.

Klitschko dhe Panettiere 26 mars 2010.  Fotografi nga Associated Press

“Ju lutem, respektoni ndjenjat dhe privatësinë e familjes sonë gjatë kësaj kohe jashtëzakonisht të vështirë. Për momentin, kjo është gjithçka që dëshiroj të them”, ka thënë ai.

Ayrıca Hayden Panettiere'nin ölümüyle ilgili gizem derinleşiyor. Showbiz Hayden Panettiere'nin ölümüyle ilgili gizem derinleşiyor.

Mesazhin e ka mbyllur me një dedikim emocional për ish-partneren e tij.

“Pusho e qetë, Hayden. U prehsh në paqe të përjetshme”, ka shkruar Klitschko.

Klitschko dhe Panettiere 26 mars 2010. Fotografi nga Associated Press