Studioja filmike “Sony” ka publikuar pamjet e para të filmit të ardhshëm aksion, “Ghost Soldier”, i cili vjen me regji të William Eubankut dhe në rolin kryesor shfaqet aktori i shquar Hollywoodian, Jim Caviezel.
Caviezel luan rolin e Henry “Fitz” Fitzgeraldit, një burrë i vetmuar me një të kaluar misterioze, i cili jeton një jetë të qetë në qytetin e tij të lindjes. Por kur një korporatë e fuqishme e huaj sulmon komunitetin, e vendosur të sekuestrojë tokën e tij dhe të fqinjëve për një pagesë të madhe, Fitz ndërmerr veprime - ai është në fakt një ish-ushtar i Forcave Speciale dhe zhvillues armësh të përparuara.
I armatosur me armë që askush nuk i ka parë kurrë, një jetë të tërë stërvitjeje ushtarake vdekjeprurëse dhe një kod të palëkundur drejtësie, Fitz bëhet e vetmja gjë që armiqtë e tij nuk e kishin parashikuar kurrë: një luftë me një njeri që nuk mund ta mposhtin.
Në “Ghost Soldier” po ashtu luajnë aktorët Olivia Thirlby, Beau Knapp, Garret Dillahunt dhe Shea Whigham, ndërsa filmi pritet të lansohet për publikun e gjerë më 11 nëntor të këtij viti.