TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Showbiz

Jay-Z, 2027 Super Bowl'unun yıldızı olabilir.

Jay z

Jay z

Fotoğraf: Associated Press

Reperi i njohur Jay-Z thuhet se ka përzgjedhur veten për të performuar në spektaklin e pauzës ndërmjet dy pjesëve të lojës së futbollit amerikan, “Super Bowl”, që do të mbahet më 14 shkurt 2027 në stadiumin SoFi, në Los Angeles, ka raportuar “Cin anlayışının sonucu olarak, buzdolabında iki üç günden fazla durmayan küçük şişeler elinizin altında bulunur.

56-vjeçari ka ndikim të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen e artistëve për këtë spektakël që nga viti 2019, kur kompania e tij, “Roc Nation”, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Ligën Kombëtare të Futbollit Amerikan (NFL).

Sipas burimeve të cituara nga “Puck”, në garë për këtë performancë kanë qenë edhe yjet Miley Cyrus dhe Justin Bieber. Më herët, në shtator, TMZ ka raportuar se Bieber dhe Harry Styles ishin ndër emrat kryesorë të preferuar nga “Roc Nation”.

Jay-Z ende nuk ka reaguar publikisht ndaj raportimeve. Megjithatë, ai pritet të mbajë dy koncerte në stadiumin SoFi, të premten dhe të shtunën, ku mund të bëjë edhe një njoftim lidhur me “Super Bowlin”.

Pavarësisht karrierës së gjatë dhe suksesit të tij në muzikë, Jay-Z nuk ka dalë asnjëherë në skenën e “Super Bowlit”. Bashkëshortja e tij, Beyoncé, ka qenë ylli kryesor i spektaklit në vitin 2013, ndërsa në vitin 2016 u rikthye si e ftuar speciale gjatë performancës së grupit muzikor Coldplay, së bashku me këngëtarin Bruno Mars.

Fituesi i 25 çmimeve “Grammy” nuk ka publikuar album të ri që nga “4:44”, i cili doli në vitin 2017 dhe u certifikua dy herë platin.

Në muajin gusht, “Roc Nation” hodhi poshtë pretendimet se reperi kishte përfunduar albumin e tij të ri.

“Albumi përfundoi… Lajm i rremë”, thuhej në postimin e kompanisë në InstaStory.

Jay-Z, i cili themeloi “Roc Nation” në vitin 2008, ka pasur një vit të suksesshëm me koncertet live.

Sipas “Puck”, dy koncertet e tij me bileta të shitura plotësisht në Yankee Stadium, në muajin korrik, sollën të ardhura prej 42 milionë dollarësh, ndërsa një koncert me bileta të shitura plotësisht në Paris muajin e kaluar i siguroi 12 milionë dollarë.

Në vitin 2024, Jay-Z dhe komisioneri i NFL-së, Roger Goodell, e zgjatën edhe për pesë vjet marrëveshjen e bashkëpunimit mes ligës dhe “Roc Nationit”. Partneriteti synon të përmirësojë përvojën e spektatorëve gjatë ndeshjeve dhe të mbështesë nisma për drejtësi sociale.