TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Showbiz

Jamie Foxx, kızıyla birlikte yeni bir film yapıyor.

Corinne Foxx ve Jamie Foxx

Corinne Foxx ve Jamie Foxx

Fotoğraf: Associated Press

Aktori Jamie Foxx dhe vajza e tij, Corinne Foxx, janë përfshirë në realizimin e filmit “East of the River”. Jamie do të jetë producent përmes kompanisë së tij “Foxxhole Productions”, ndërsa Corinne do të mbajë rolin e producente­s ekzekutive, ka shkruar FemaleFirst.

Filmi, me regji nga Dennis Latos, ndjek historinë e dy vëllezërve që ribashkohen për t’u përballur me një rrjet të paligjshëm lojërash fati, përgjegjës për shkatërrimin e familjes së tyre.

Në kastin e aktorëve bëjnë pjesë Ben Barnes, Ben Ahlers, Callie Hernandez dhe Maria Sten, së bashku me emra të tjerë të njohur nga filmi dhe televizioni.

“E kemi admiruar Dennisin që kur pamë për herë të parë filmin e tij të shkurtër ‘Leylak’. Aftësia e tij për të ndërtuar personazhe dhe për të treguar histori na la menjëherë mbresa. Ky film është një vazhdim i fuqishëm i stilit të tij dhe jemi krenarë që mbështesim këtë projekt të veçantë”, ka thënë Foxx.

Regjisori Dennis Latos ka shpjeguar se synimi i tij ishte të tregonte anën e rrezikshme të një bote që shumica e njerëzve nuk e njohin.

“Ky nuk është thjesht një film për pokerin. Është një histori plot tension për atë që ndodh kur gjendesh pa rrugëdalje dhe detyrohesh të rrezikosh jetën”, u shpreh ai.

Filmi ka përfunduar fazën e postproduksionit, ndërsa të drejtat për shpërndarjen e tij ndërkombëtare po trajtohen nga kompania CAA Media Finance.

Së fundmi, aktori është rikthyer edhe në stand-up komedi me specialen “Jamie Foxx: Take Care of Yourself”, publikuar më 7 tetor në platfromën Hulu, ku flet për karrierën, përvojat personale dhe rikuperimin pas urgjencës së rëndë mjekësore që përjetoi në vitin 2023.

Në një intervistë për ABC News, Foxx ka folur hapur për përvojën e tij pas sulmit në tru.

“Njeri, për pak sa nuk vdiqa. Nuk kam qenë kurrë më kreativ se tash”, ka thënë aktori.

Foxx pritet të shfaqet gjithashtu në filmin aksion “Deadlocked”, xhirimet e të cilit kanë nisur në Melburn të Australisë. 

Ndërkohë, “East of the River” bashkon aktorë me përvojë në produksione të njohura si “The Chronicles of Narnia”, “The Gilded Age”, “Reacher dhe Dexter”, duke sjellë një histori ku konfliktet familjare ndërthuren me rreziqet e botës kriminale.