TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Showbiz

Dr. Dre: Yapay zekâ bir tehdit olarak değil, yaratıcılar için bir araç olarak görülmelidir.

Dr Dre

Dr Dre

Fotoğraf: Associated Press

Producenti legjendar i hip-hopit, Dr. Dre, nuk e sheh inteligjencën artificiale (AI) si kërcënim për muzikën. Për të, AI është thjesht një tjetër mjet teknologjik, njësoj si dikur sintetisajzerët apo makinat e ritmit, ka shkruar Çeşitlilik.

“Mendoj se të vetmit që e shohin AI-në si kërcënim janë njerëzit që kanë vështirësi të krijojnë”, ka thënë Dre.

Ai ka shtuar se AI-ja mund të përdoret për të eksperimentuar dhe për të parë mundësi të reja në muzikë.

“Është një mjet i ri për kreativitetin. Disa njerëz kanë frikë të mësojnë gjëra të reja”, ka thënë ai.

Edhe partneri i tij i biznesit, Jimmy Iovine, ka thënë se shumë producentë tashmë po përdorin AI-në në mënyrë të fshehtë. Sipas tij, producenti Timbaland është ndër ata që po eksperimentojnë me këtë teknologji.

Ayrıca Alicia Keys'in kocası ayrılık iddialarına tepki gösterdi Showbiz Alicia Keys'in kocası ayrılık iddialarına tepki gösterdi

Vetë Dr. Dre ka treguar se së fundmi kishte përdorur një chatbot me AI për një pyetje shumë praktike: “Si mund të shtosh muskuj dhe të humbasësh dhjamin në të njëjtën kohë?”.

61-vjeçari bën pjesë në listën e miliarderëve të magazinës prestigjioze Forbes. Ky është viti i parë që Dre i bashkohet kësaj liste me një pasuri të vlerësuar rreth 1 miliard dollar amerikan.

Në vitin 2014 ai ia ka shitur gjigandit Apple kufjet e famshme “Beats by Dre” me një marrëveshje prej më shumë se 3 miliardë dollarë amerikanë.

Në vitin 2023 Dre ia ka shitur kompanisë Shamrok dhe Universal Music Group, material e disa projekte muzikore për më shumë 200 milionë dollarë.

Megjithatë, përdorimi i AI-së në industrinë e muzikës mbetet i diskutueshëm.

Ayrıca Meghan Markle Netflix'te yeni bir göreve başlayacak. Showbiz Meghan Markle Netflix'te yeni bir göreve başlayacak.

Kompanitë e muzikës dhe artistët po përballen me debate dhe procese gjyqësore për përdorimin e këngëve pa leje për trajnimin e modeleve të AI-së.

Ndërkohë, platformat muzikore po përgatiten t’i identifikojnë këngët e krijuara ose të ndihmuara nga AI-ja, në mënyrë që dëgjuesit të dinë se çka po dëgjojnë.