TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
bölge

Kosova, Mladiç'in yüceltilmesinin ardından Sırbistan ziyaretini iptal etti.

Marta Kos

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka anuluar vizitën e planifikuar në Serbi, duke e lidhur vendimin me reagimet pas glorifikimeve që ky shtet ia bëri kriminelit të vdekur të luftës, Ratko Mlladiq.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Kos ka rikujtuar se Mlladiqi është dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ajo ka thënë se kthimi i mbetjeve mortore të Mlladiqit në Beograd i rikujton Evropës periudhat më të errëta të historisë së saj të afërt.

Kos ka kritikuar veçanërisht glorifikimin e figurës së Mlladiqit, duke e cilësuar si të papajtueshëm me vlerat mbi të cilat mbështetet rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

Sipas saj, procesi i integrimit evropian kërkon përballje me të kaluarën, pajtim të sinqertë dhe respekt për viktimat e krimeve të luftës.

“Vlerat që qëndrojnë në themel të së ardhmes sonë të përbashkët nuk janë të negociueshme”, ka shkruar Kos.

Ajo ka bërë të ditur se, në këto rrethana, ka vendosur të mos e realizojë vizitën e planifikuar në Serbi në këtë kohë.

Ratko Mlladiqi u dënua me burgim të përjetshëm nga mekanizmi gjyqësor ndërkombëtar për krime të kryera gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.