---
description: Eksperti i telekomunikacionit Ismet Hamiti ka thënë se kontrata e Postë-Telekomit të Kosovës (PTK) me operatorin virtual “Dardafoni” në vitin 2007 ishte skemë t
title: Kush i bëri “marrëveshjet kriminale” të Postës me “Dardafonin” dhe “Monaco Telecomin”?
image: https://resources.koha.net/images/2025/April/28/b27cfc21-c376-4dba-8f96-af8d1fce7176.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

PIKË me Veton Surroin

# Kush i bëri “marrëveshjet kriminale” të Postës me “Dardafonin” dhe “Monaco Telecomin”?

- 28 prill 2025 10:28
- Shpërndaje në:

- 28 prill 2025 10:28
- Shpërndaje në:

Eksperti i telekomunikacionit Ismet Hamiti ka thënë se kontrata e Postë-Telekomit të Kosovës (PTK) me operatorin virtual “Dardafoni” në vitin 2007 ishte skemë tërësisht korruptive.

Në një diskutim në podcastin “PIKË” me publicistin Veton Surroi, Hamiti ka shpjeguar se marrëveshja kishte si qëllim përdorimin e aseteve të PTK-së nga “Dardafoni”, ndërsa PTK-ja mbante një përqindje të vogël të fitimeve, vetëm 22%.

Sipas tij, ky ishte veprim pa asnjë plan apo strategji, dhe një rast i manipulimit të pasurive të Kosovës për përfitime personale dhe politike.

“Ka qenë 100% skemë korruptive. Krejt më duhet të përmend të gjitha krimet që janë bërë rreth PTK-së”, ka thënë Hamiti, duke përmendur gjithashtu kontratën e imponuar me “Monaco Telecom”, e cila, sipas tij, ishte gjithashtu një marrëveshje e panevojshme dhe kriminale.

“Kombet e Bashkuara mund të kërkonin një kod për PTK-në, por përdorimi i Monaco Telecom ishte vetëm një alibi”, shtoi ai.

Në diskutimin e tij, Hamiti përmendi edhe largimin e Agron Didës nga posti i drejtorit të PTK-së gjatë negociatave për këtë marrëveshje. Ai theksoi se Dida kishte dhënë dorëheqje pasi nuk pranoi të bashkëpunonte në një kontratë që e konsideronte të dëmshme për PTK-në dhe qytetarët e Kosovës.

[Edhe ![Hamiti: Marrëveshja e PTK-së me “Dardafonin” ishte 100% skemë korruptive](https://resources.koha.net/images/2025/April/27/62b2e592-d5d7-4218-a2ea-f71241a82a4f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 27 pri 2025 Hamiti: Marrëveshja e PTK-së me “Dardafonin” ishte 100% skemë korruptive](https://www.koha.net/arberi/hamiti-marreveshja-e-ptk-se-me-dardafonin-ishte-100percent-skeme-korruptive)

Publicisti Surroi e cilësoi marrëveshjen me “Dardafonin” si një prej formave më të spikatura të shfrytëzimit të pasurisë publike, duke theksuar se kjo përbënte një "futje të dorës në xhep".

**Biseda e plotë:**

[#posta](https://www.koha.net/tag/posta) [#Ismet Hamiti](https://www.koha.net/tag/ismet-hamiti) [#ptt](https://www.koha.net/tag/ptt) [#telekomi](https://www.koha.net/tag/telekomi) [#itu](https://www.koha.net/tag/itu) [#Podcasti "Pikë" me Veton Surroin](https://www.koha.net/tag/podcasti-pike-me-veton-surroin) [#pike](https://www.koha.net/tag/pike) [#dallaveret](https://www.koha.net/tag/dallaveret) [#KORRUPSION](https://www.koha.net/tag/korrupsion) [#monaco telekom](https://www.koha.net/tag/monaco-telekom)

Artikuj të ngjashëm

- [![Dida: Korrupsioni në PTK nisi me tenderin e telefonisë mobile](https://resources.koha.net/images/2026/February/15/49d0fbd7-0808-4262-a628-01828684e6c3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 shk 2026 Dida: Korrupsioni në PTK nisi me tenderin e telefonisë mobile](https://www.koha.net/arberi/dida-korrupsioni-ne-ptk-nisi-me-tenderin-e-telefonise-mobile)
- [![Sonte PIKË me Veton Surroin, mysafir Ismet Hamiti](https://resources.koha.net/images/2025/April/25/b8392d58-4a0d-4bba-b8ed-a246bdbc39d3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) PIKË me Veton Surroin 27 pri 2025 Sonte PIKË me Veton Surroin, mysafir Ismet Hamiti](https://www.koha.net/pike-me-veton-surroin/sonte-pike-me-veton-surroin-mysafir-ismet-hamiti)
- [![“Fajde” me letra](https://resources.koha.net/images/2026/February/22/9b7ff1bb-d8d1-46a4-9255-8aec0b9acf5f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 22 shk 2026 “Fajde” me letra](https://www.koha.net/arberi/fajde-me-letra)
- [![Hamiti propozon gjykatë për krimet ekonomike të pasluftës](https://resources.koha.net/images/2025/April/28/b27cfc21-c376-4dba-8f96-af8d1fce7176.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 5 nën 2025 Hamiti propozon gjykatë për krimet ekonomike të pasluftës](https://www.koha.net/arberi/hamiti-propozon-gjykate-per-krimet-ekonomike-te-pasluftes)

[Futboll.]() [Vdiq Xhevat Prekazi](https://www.koha.net/futboll/vdiq-xhevat-prekazi)

[Basketboll.]() [Tjetër fitore bindëse e Trepçës](https://www.koha.net/basketboll/tjeter-fitore-bindese-e-trepces)

[Arbëri.]() [Rexhep Rexhepi fiton “Oscarin" e prodhuesve të orëve](https://www.koha.net/arberi/rexhep-rexhepi-fiton-oscarin-e-prodhuesve-te-oreve)

[Shtojca për Kulturë.]() [Epika si strukturë vizuale dhe semantike në veprën piktorike të Gani Sadikut](https://www.koha.net/shtojca-kulture/epika-si-strukture-vizuale-dhe-semantike-ne-vepren-piktorike-te-gani-sadikut)

[Futboll.]() [Enis Rexhepi në Prishtinë: Për Kosovën vendosa me zemër](https://www.koha.net/futboll/enis-rexhepi-ne-prishtine-per-kosoven-vendosa-me-zemer)

[Arbëri.]() [Ramajli për 2 Korrikun: Kuvendin e Kosovës e kishin rrethuar policë të armatosur, na i morën kompetencat](https://www.koha.net/arberi/ramajli-per-2-korrikun-kuvendin-e-kosoves-e-kishin-rrethuar-police-te-armatosur-na-i-moren-kompetencat)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kush i bëri “marrëveshjet kriminale” të Postës me “Dardafonin” dhe “Monaco Telecomin”?","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/pike-me-veton-surroin/kush-i-beri-marreveshjet-kriminale-te-postes-me-dardafonin-dhe-monaco-telecomin","datePublished":"2025-04-28T10:28:02+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:15:03+02:00","articleSection":"PIKË me Veton Surroin","wordCount":269,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Eksperti i telekomunikacionit Ismet Hamiti ka thënë se kontrata e Postë-Telekomit të Kosovës (PTK) me operatorin virtual “Dardafoni” në vitin 2007 ishte skemë t","url":"https://www.koha.net/pike-me-veton-surroin/kush-i-beri-marreveshjet-kriminale-te-postes-me-dardafonin-dhe-monaco-telecomin","keywords":"posta, Ismet Hamiti, ptt, telekomi, itu, Podcasti \"Pikë\" me Veton Surroin, pike, dallaveret, KORRUPSION, monaco telekom","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/April/28/b27cfc21-c376-4dba-8f96-af8d1fce7176.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
