---
description: Boksieri kinez Zhilei Zhang ka nokautuar amerikanin Deontay Wilder në raundin e pestë, në përballjen kryesore të mbrëmjes së boksit të mbajtur në Riad të Arabis
title: Zhang triumfon me nokaut brutal ndaj Wilderit
image: https://resources.koha.net/images/2024/June/02/5412e366-8871-4f6c-9833-73c3a5a7c1b1.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Luftarake

# Zhang triumfon me nokaut brutal ndaj Wilderit

![Zhang Zhilei nokauton Deontay Wilderin](https://resources.koha.net/images/2024/June/02/5412e366-8871-4f6c-9833-73c3a5a7c1b1.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Mark Robinson/ Matchroom Boxing

- 2 qershor 2024 10:11
- Shpërndaje në:

- 2 qershor 2024 10:11
- Shpërndaje në:

Boksieri kinez Zhilei Zhang ka nokautuar amerikanin Deontay Wilder në raundin e pestë, në përballjen kryesore të mbrëmjes së boksit të mbajtur në Riad të Arabisë Saudite të shtunën mbrëma. 

Zhang fillimisht trondi Wilderin me një të djathtë të fuqishme e më pas vazhdoi sulmin duke i dhënë edhe një të djathtë ish-kampionit të botës dhe e rrëzoi atë. Ndonëse Wilder u ngrit në këmbë arbitri e ndërpreu përballjen.

Për Wilderin ishte humbja e katërt në karrierë, karshi 43 fitoreve (42 KO) e një barazimi. Për të mund të ketë qenë lufta e fundit në karrierë. 

Kinezi 41-vjeçar Zhang ka shënuar fitoren e 27-të karshi dy humbjeve e një barazimi. Kjo fitore pritet ta afrojë atë drejt një lufte për titull bote. 

Përballja mes tyre ishte kryesorja në mbrëmjen ku u zhvillua një garë 5 kundër 5 mes dy promocioneve ndër më të mëdhatë të boksit, Queensberry Promotions dhe Matchroom Boxing. Të pesë duelet i fituan boksierët e Queensberry Promotions. 

Në një meç tjetër të peshës së rëndë Daniel Dubois ndali kroatin Filip Hrgoviq në rundin e tetë duke e fituar titullin e përkohshëm të botës në versionin IBF. Dubois në shtator pritet të përballet me Anthony Joshuan. 

[Edhe ![Dubois u mbijeton dy nokdauneve dhe merr titullin nga Wardley](https://resources.koha.net/images/2026/May/10/4de3bc1f-62a4-4ccd-a8c7-623921a1668c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 10 maj 2026 Dubois u mbijeton dy nokdauneve dhe merr titullin nga Wardley](https://www.koha.net/luftarake/dubois-u-mbijeton-dy-nokdauneve-dhe-merr-titullin-nga-wardley)

VIDEO:

 

> Zhilei Zhang FINISHED Deontay Wilder in SPECTACULAR FASHION!! 💥 🇨🇳 😤 [pic.twitter.com/UoHSnNUXiO](https://t.co/UoHSnNUXiO)
>
> — Boxing on TNT Sports (@boxingontnt) [June 2, 2024](https://twitter.com/boxingontnt/status/1797068012601721097?ref_src=twsrc%5Etfw)

 

[#boks profesionist](https://www.koha.net/tag/boks-profesionist) [#Zhang Zhilei](https://www.koha.net/tag/zhang-zhilei) [#Deontay Wilder](https://www.koha.net/tag/deontay-wilder)

Artikuj të ngjashëm

- [![Chisora mposhtet nga Wilderi në meçin përshëndetës](https://resources.koha.net/images/2026/April/05/9d7eb3be-b9cc-44d6-aeb0-3c364f73349a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 5 pri 2026 Chisora mposhtet nga Wilderi në meçin përshëndetës](https://www.koha.net/luftarake/chisora-mposhtet-nga-wilderi-ne-mecin-pershendetes)
- [![Usyk, mbret i kategorisë së rëndë](https://resources.koha.net/images/2025/July/19/ada53b96-8fa6-4df8-9f04-5c8c38f31c67.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 19 kor 2025 Usyk, mbret i kategorisë së rëndë](https://www.koha.net/luftarake/live-usyk-dubois)
- [![Dubois ka nivelin që ta dominojë kategorinë e rëndë të boksit profesionist](https://resources.koha.net/images/2024/September/23/a188cdff-9f72-4530-8263-8a1180d71062.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 23 sht 2024 Dubois ka nivelin që ta dominojë kategorinë e rëndë të boksit profesionist](https://www.koha.net/luftarake/dubois-ka-nivelin-qe-ta-dominoje-kategorine-e-rende-te-boksit-profesionist)
- [![Shumë të panjohura për Joshuan pas humbjes së rëndë nga Dubois](https://resources.koha.net/images/2024/September/22/949cf72d-a154-4dc0-a60f-57790533e760.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 22 sht 2024 Shumë të panjohura për Joshuan pas humbjes së rëndë nga Dubois](https://www.koha.net/luftarake/shume-te-panjohura-per-joshuan-pas-humbjes-se-rende-nga-dubois)

[Arbëri.]() [Ndalohet hyrja në Kosovë e mbi 1 mijë kg patatinave, u konstatua prani e lartë e akrilamidit](https://www.koha.net/arberi/ndalohet-hyrja-ne-kosove-e-mbi-1-mije-kg-patatinave-u-konstatua-prani-e-larte-e-akrilamidit)

[Futboll.]() [Shaqiri nuk heq dorë nga vila luksoze në Zvicër](https://www.koha.net/futboll/shaqiri-nuk-heq-dore-nga-vila-luksoze-ne-zvicer)

[Sporte të tjera.]() [Ibanez nuk garoi për Kosovën në Botërorin e peshëngritjes](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/ibanez-nuk-garoi-per-kosoven-ne-boterorin-e-peshengritjes)

[Arbëri.]() [Shiroka-Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut](https://www.koha.net/arberi/shiroka-pula-dhe-kurti-bejne-homazhe-ne-37-vjetorin-e-renies-se-afrim-zhitise-dhe-fahri-fazliut)

[Futboll.]() [Muriqi së shpejti bëhet me trajner të ri](https://www.koha.net/futboll/muriqi-se-shpejti-behet-me-trajner-te-ri)

[Futboll.]() [Raçi kërkon të largohet nga Hajduku i Splitit](https://www.koha.net/futboll/raci-kerkon-te-largohet-nga-hajduku-i-splitit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Zhang triumfon me nokaut brutal ndaj Wilderit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/luftarake/zhang-triumfon-me-nokaut-brutal-ndaj-wilderit","datePublished":"2024-06-02T10:11:13+02:00","dateModified":"2026-07-11T03:35:04+02:00","articleSection":"Luftarake","wordCount":243,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Boksieri kinez Zhilei Zhang ka nokautuar amerikanin Deontay Wilder në raundin e pestë, në përballjen kryesore të mbrëmjes së boksit të mbajtur në Riad të Arabis","url":"https://www.koha.net/luftarake/zhang-triumfon-me-nokaut-brutal-ndaj-wilderit","keywords":"boks profesionist, Zhang Zhilei, Deontay Wilder","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/June/02/5412e366-8871-4f6c-9833-73c3a5a7c1b1.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
