TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
askeri

Kuka, Akdeniz Oyunları'ndaki judocuların performansını analiz ediyor.

Kuka parlıyor

Kryemjeshtri Driton Kuka ka analizuar paraqitjen e nxënësve të tij në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Kuka të enjten, pas përfundimit të garave në Lojërat Mesdhetare, ka theksuar se mungesa e kampiones olimpik, Distria Krasniqi “shpërfaqi në ekipin tonë të sportistëve një pasiguri në Taranto”.
Distria ishte e artë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” dhe “Oran 2022”.

Xhudistët në “Taranto 2026” fituan pesë medalje, një të argjendtë dhe katër të bronzta.

Xhudistja Laura Fazliu fitoi të argjendtën, kurse medaljet e bronzta u fituan nga Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Fatjona Kasapi e Flaka Loxha.

“Udhëtuam me 7 garues secili me potencial për medalje, kriter ky që ne në federatën e xhudos nuk e kalojmë dot. Për medalje të arta potencial kishte pothuajse secili por favorit ishin Laura e Akili për të arta, janë nivel i lartë por as afër nivelit të Disit apo të themi të Majlindes e Nores në të kaluaren, së paku për të marr përgjegjësinë e duhur. Për ma tepër mungoj lideri në ekip. Diçka e rëndësishme për ekipin tonë. Fatjona e Flaka fituan medalje por kishin hapësirë edhe më shumë. Nga Erza realisht pritej medalje e ndoshta edhe finale por ajo na befasoj me lufta konfuze pa asnjë strategji drejt fitores. Përfundoi e pesta. Shpati në kategorinë 100 kilogramë luftoi mirë. Është medalje me vlerë dhe rikthim i tij realisht ka vlerë për ne si ekip. Dardani luftoi në 81 kilogramë që s’është kategori e tij. Në kategorinë 73 kilogramë ishte Akili dhe në kategorinë e re luftoi mirë dhe ishte afër medaljes. Shënoi 3 fitore por s’mjaftuan për medalje ku pësoi dy humbje”, ka shkruar Kuka në rrjetet sociale. 

“Me numër të medaljeve patjetër i kënaqur - 7 garues 5 medalje dy plasmane në vendin e 5. Me performancën aspak i kënaqur marrë parasysh potencialin e garuesve. Kjo kërkon analizë të thellë për secilin veç e veç”.