TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
askeri

Yaklaşık 16 euro değerindeki biletler bir saat içinde tükendi.

Tyson Fury ve Anthony Joshua

Biletat për meçin e shumëpritur të boksit mes Tyson Furyt dhe Anthony Joshuat, që zhvillohet në “Principality Stadium” të Cardiffit, janë shitur brenda një ore. 

Fury dhe Joshua do të përballen më 11 dhjetor.

Biletat më të shtrenjta kanë çmim deri në afro 16 mijë euro, ndërsa më të lirat janë me çmim prej 105 euro. 

Meçi i dy boksierëve të famshëm e të suksesshëm nga Britania e Madhe do të transmetohet në “Netflix”. 

Afro 80 mijë bileta dolën në shitje të premten në mesditë. 

Vetëm një minutë pasi biletat dolën në shitje, më shumë se 500 mijë persona ishin duke pritur në radhë për të siguruar biletë.

Joshua 36-vjeçar dhe Fury dy vjet më i madh, janë nga dy herë kampionë të botës në kategorinë e rëndë.