---
description: Koha e reagimit, pra, sa shpejt dikush mund tw arrije ta kap një objekt që bie apo të përgjigjet ndaj një sinjali, mund të tregojë shumë më tepër se sa dikush m
title: Test i thjeshtë që mund të tregojë shumë për shëndetin
image: https://resources.koha.net/images/2025/April/16/496b3b0b-0bed-4c56-8614-b3656f8815fb.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Test i thjeshtë që mund të tregojë shumë për shëndetin

![Testi i shëndetit](https://resources.koha.net/images/2025/April/16/496b3b0b-0bed-4c56-8614-b3656f8815fb.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 16 prill 2025 10:51
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 16 prill 2025 10:51
- Shpërndaje në:

Koha e reagimit, pra, sa shpejt dikush mund të arrijë ta kapë një objekt që po bie apo të përgjigjet ndaj një sinjali, mund të tregojë shumë më tepër se sa dikush mund të mendojë. 

Shkencëtarët kanë zbuluar se sa më shpejt të reagohet, aq më mirë funksionon truri. Dhe jo vetëm kaq: koha e reagimit lidhet edhe me shëndetin e zemrës, rrezikun për sëmundje si ishemia apo madje edhe jetëgjatësinë, [ka raportuar BBC.](https://www.bbc.com/future/article/20250414-quick-home-health-tests-to-check-your-reaction-times?fbclid=IwY2xjawJsQ-ZleHRuA2FlbQIxMAABHj8sYbiwpgAGKMS9AImsHlT1vKPpV4Tx9w1NGyXcuLcORtyFINiH7Z9EO_vK_aem_OWS7wLBPt29pWSlJRiImQw)

“Disa njerëz janë thjesht më të shpejtë që në fillim, para se të ndikojë plakja. Por kur koha e reagimit fillon të bjerë me moshë, kjo zakonisht tregon një degradim të përgjithshëm të trupit. Është si një tregues për mënyrën se si po funksionojnë shumë sisteme biologjike bashkë”, ka shpjeguar Simon Cox, profesor në Universitetin e Edinburgut.

**Si ta testoni veten në shtëpi?**

Një test i thjeshtë që mund të bëni me parterin/partneren është testi me vizore:

[Edhe ![Të moshuarit që ecin më shpejt kanë deri në 50 për qind më pak rrezik për rënie të funksioneve të trurit](https://resources.koha.net/images/2026/May/12/4d32283a-fc78-4c18-ad56-ad0e8bdd00fc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 3 kor 2026 Të moshuarit që ecin më shpejt kanë deri në 50 për qind më pak rrezik për rënie të funksioneve të trurit](https://www.koha.net/lifestyle/te-moshuarit-qe-ecin-me-shpejt-kane-deri-ne-50-per-qind-me-pak-rrezik-per-renie-te-funksioneve-te-trurit)

Uluni në një karrige dhe vendosni parakrahun në tavolinë, me dorën jashtë buzës së tavolinës.

Personi tjetër mban një vizore në mënyrë vertikale, me numrin 0 në nivelin e gishtave tuaj.

Pa paralajmërim, ai duhet ta lëshojë vizoren, dhe ju duhet ta kapni sa më shpejt të mundeni.

Sa më pak të bjerë vizorja para se ta kapni, aq më e mirë është koha juaj e reagimit.

Si interpretohet rezultati:

*Më pak se 7.5 cm: shkëlqyeshëm*

*7.5 – 15.9 cm: mbi mesataren*

*15.9 – 20.4 cm: mesatare*

*Më shumë se 20.4 cm: nën mesataren*

*Më shumë se 28 cm: dobët*

**Pse është e rëndësishme?**

Studimet kanë treguar se njerëzit me kohë më të ngadaltë reagimi kanë rrezik më të madh për sëmundje të zemrës, sulm në tru dhe probleme të frymëmarrjes. Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa të bien, të humbasin pavarësinë apo të zhvillojnë demencë.

Por, siç thekson profesori Cox, “një matje e vetme nuk tregon shumë”. Ai ka sugjeruar ta përsërisni testin çdo vit për të parë nëse shpejtësia juaj po bie me kohën.

**Çfarë ndodh brenda trupit kur reagon?**

Koha e reagimit varet nga një zinxhir kompleks funksionesh:

[Edhe ![Sekreti i plakjes së shëndetshme mund të jetë mënyra si e shohim moshën](https://resources.koha.net/images/2026/June/25/128f7d05-5875-4794-b5fe-4acf139d2dfd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 25 qer 2026 Sekreti i plakjes së shëndetshme mund të jetë mënyra si e shohim moshën](https://www.koha.net/lifestyle/sekreti-per-te-plakur-mire-pas-moshes-65-vjecare)

Aftësia për të parë, dëgjuar apo nuhatur një sinjal

Si e përpunon truri informacionin

Si nervat, muskujt dhe tejzat zbatojnë urdhrin

“Çdo pjesë e këtij zinxhiri ndikohet nga plakja, dhe te secili prej nesh ndryshon ritmi i këtij procesi”, ka thënë Cox.

Sipas profesoreshës Alaa Ahmed nga Universiteti i Colorados, kur plaket trupi, bëhet më i lodhshëm të lëvizësh shpejt, sepse muskujt reagojnë më ngadalë dhe qelizat tona prodhojnë më pak energji.

“Të bësh një lëvizje të shpejtë është më e kushtueshme për të moshuarit”, ka thënë ajo.

Megjithatë, profesori britanik Matthew Pain ka thënë se sistemi nervor, në shumë raste, mbetet në formë. Ai përmend një eksperiment ku të moshuarve iu mat reagimi i kyçit të këmbës ndaj një zhurme të madhe. Reagimi ishte ende i shpejt, por lëvizja fizike ishte më e ngadaltë.

“Do të mund të skualifikoheshin për start të gabuar në Olimpiadë. Por nuk do të ishin në gjendje të dilnin shpejt nga blloku i startit”, ka thënë ai me humor.

**Si mund të përmirësohet reagimi?**

Sipas studiuesve, ka mënyra për ta ruajtur apo përmirësuar kohën e reagimit:

**Ushtrime me detyra të dyfishta, si:**

*-Ecje duke kthyer kokën majtas e djathtas*

*-Qëndrim në një këmbë ndërkohë që thoni alfabetin*

*-Hedhje topi ndërkohë që thoni fjalë me rimë*

*-Lojëra kompjuterike si testi “Human Benchmark”, ku klikoni kur një kuti bëhet jeshile*

[Edhe ![Pesë minuta lëvizje në orë mund të rrisin performancën në punë](https://resources.koha.net/images/2026/June/25/c39792f1-21c4-4848-b070-52f69160e4be.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 25 qer 2026 Pesë minuta lëvizje në orë mund të rrisin performancën në punë](https://www.koha.net/lifestyle/deshironi-te-ndiheni-me-te-lumtur-ne-pune-beni-nje-shetitje-peseminuteshe)

*-Sport, instrumente muzikore apo lojëra tavoline, që stimulojnë trurin dhe trupin*

“Ushtrime sportive që kërkojnë reagim të shpejtë mund të ndihmojnë në përmirësimin e kohës së reagimit si nga ana mendore, ashtu edhe fizike. Ka prova që njerëzit që janë më aktivë dhe më të angazhuar shoqërisht dhe intelektualisht plaken më ngadalë në aspektin kognitiv”, ka thënë Cox.  

[#testi](https://www.koha.net/tag/testi) [#shendeti](https://www.koha.net/tag/shendeti) [#reagimi](https://www.koha.net/tag/reagimi) [#reflekset](https://www.koha.net/tag/reflekset) [#koha e reagimit](https://www.koha.net/tag/koha-e-reagimit)

Artikuj të ngjashëm

- [![Ushtrimet japin më shumë efekt kur bëhen në kohën e duhur](https://resources.koha.net/images/2025/August/21/9250d198-7a8f-4f5b-9a33-d37da2ab36e6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 25 maj 2026 Ushtrimet japin më shumë efekt kur bëhen në kohën e duhur](https://www.koha.net/lifestyle/ushtrimet-japin-me-shume-efekt-kur-behen-ne-kohen-e-duhur)
- [![Ndryshimet në rutinë që ndihmojnë në uljen e rrezikut për sulm në zemër](https://resources.koha.net/images/2026/March/25/7bfe9a53-fe8e-4607-89b6-9ecb1be28ac1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 25 mar 2026 Ndryshimet në rutinë që ndihmojnë në uljen e rrezikut për sulm në zemër](https://www.koha.net/lifestyle/ndryshimet-ne-rutine-qe-ndihmojne-ne-uljen-e-rrezikut-per-sulm-ne-zemer)

[Arbëri.]() [Asgjësohen mbi 21 mijë kilogramë produkte mishi të mykura](https://www.koha.net/arberi/asgjesohen-mbi-21-mije-kilograme-produkte-mishi-te-mykura)

[Arbëri.]() [Mblidhen prokurorët në Pejë, kërkohet vigjilencë dhe reagim me kohë ndaj secilit rast](https://www.koha.net/arberi/mblidhen-prokuroret-ne-peje-kerkohet-vigjilence-dhe-reagim-me-kohe-ndaj-secilit-rast)

[Arbëri.]() [Progres i mirë i Shqipërisë në fushat kyç – probleme me funksionimin e institucioneve demokratike](https://www.koha.net/arberi/progres-i-mire-i-shqiperise-ne-fushat-kyc-probleme-me-funksionimin-e-institucioneve-demokratike)

[Kulturë.]() [“Akordet e Kosovës” kulmon me 15 zëra të rinj në skenë](https://www.koha.net/kulture/akordet-e-kosoves-kulmon-me-15-zera-te-rinj-ne-skene)

[Arbëri.]() [Schuebel: BE-ja e mbështet lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve në Kosovë](https://www.koha.net/arberi/schuebel-be-ja-e-mbeshtet-lirine-e-mediave-dhe-sigurine-e-gazetareve-ne-kosove)

[Showbiz.]() [Martin Scorsese zbulon si dështoi filmi për Kleopatrën me Angelina Jolien](https://www.koha.net/showbiz/martin-scorsese-zbulon-si-deshtoi-filmi-per-kleopatren-me-angelina-jolien)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Test i thjeshtë që mund të tregojë shumë për shëndetin","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/test-i-shpejte-ne-shtepi-per-shendetin-sa-shpejt-reagon-trupi","datePublished":"2025-04-16T10:51:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:45:03+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":697,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Koha e reagimit, pra, sa shpejt dikush mund tw arrije ta kap një objekt që bie apo të përgjigjet ndaj një sinjali, mund të tregojë shumë më tepër se sa dikush m","url":"https://www.koha.net/lifestyle/test-i-shpejte-ne-shtepi-per-shendetin-sa-shpejt-reagon-trupi","keywords":"testi, shendeti, reagimi, reflekset, koha e reagimit","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/April/16/496b3b0b-0bed-4c56-8614-b3656f8815fb.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
