---
description: "Shëndeti i flokëve kërkon përkujdesje të vazhdueshme dhe ushqyerje të shëndetshme.\r\n\r\nDisa..."
title: Maska për flokë plot shkëlqim me kos, mjaltë dhe vezë
image: https://resources.koha.net/images/2019/March/08/maska-floket1552085842.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Maska për flokë plot shkëlqim me kos, mjaltë dhe vezë

![](https://resources.koha.net/images/2019/March/08/maska-floket1552085842.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 9 mars 2019 00:58
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 9 mars 2019 00:58
- Shpërndaje në:

Shëndeti i flokëve kërkon përkujdesje të vazhdueshme dhe ushqyerje të shëndetshme.

Disa prej ushqimeve më të mira për shëndetin e flokut nga jashtë brenda, sipas të dhënave, janë veza, kosi dhe mjalti.

**Mjalti**

Mjalti ndihmon në ushqyerjen dhe zbutjen e flokut. Sa më i butë të jetë floku, aq më e vështirë do të jetë këputja e tij. Kjo e fundit ngadalëson rritjen e flokut. Mjalti është i pasur me antioksidantë të cilët mbrojnë shëndetin e flokut dhe skalpit. Për më tepër, mjalti ka efekt pastrues të flokëve.

**Kosi**

[Edhe ![Kafjalli me kos e mjaltë për energji gjatë gjithë ditës](https://resources.koha.net/images/2021/August/02/226290498_239869427849814_1003982548089266991_n1627919598.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 2 gus 2021 Kafjalli me kos e mjaltë për energji gjatë gjithë ditës](https://www.koha.net/lifestyle/kafjalli-me-kos-e-mjalte-per-energji-gjate-gjithe-dites)

Acidi laktik tek kosi ndihmon në hidratimin e flokut. Për më tepër, gjatë shpëlarjes, kosi ndihmon në pastrimin e flokut prej qelizave të vdekura. Kosi ka vlera mjekësore dhe kozmetike që ndikojnë në shëndetin e rrënjëve, majave dhe skalpit. Vitamina B12 ndihmon në rritjen e flokut dhe parandalojnë rënien e tij.

**Veza**

Ushqyesit që gjenden tek veza janë të njëjtët që gjenden tek një flok i shëndetshëm dhe plot shkëlqim. E verdha e vezës ndihmon kundër rënies së flokut, flokëve të brishtë dhe për rritjen e tyre.

**Maskë flokësh me kos, mjaltë dhe vezë**

Për këtë maskë ju nevojiten:

2 vezë,

1 lugë gjelle me mjaltë,

2 lugë gjelle me kos.

[Edhe ![Ushqimet që ndihmojnë rritjen dhe forcimin e flokut](https://resources.koha.net/images/2022/July/06/floket-750x5001657098296.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 14 qer 2026 Ushqimet që ndihmojnë rritjen dhe forcimin e flokut](https://www.koha.net/lifestyle/ushqimet-qe-ndihmojne-rritjen-dhe-forcimin-e-flokut)

**Përgatitja e maskës**

Rrihini vezët në një enë të thellë qelqi. Shtoni një lugë gjelle mjaltë dhe dy lugë gjelle me kos. Përziejini përbërësit mirë deri sa të formohet një masë kremoze dhe e butë. Maskën aplikojeni në skalpin e kokës dhe në të gjithë gjatësinë e flokut. Atë duhet ta mbani për 20 minuta dhe më pas kokën duhet ta lani me ujë të ftohtë ose të vakët. Uji i nxehtë e mpik vezën dhe do ta keni të vështirë ta lani nga flokët. Kjo maskë do ketë një efekt zbutës për flokun. Ajo është perfekte për flokët që janë me yndyrë në zonën e rrënjës dhe të thatë në maja./mapo

Artikuj të ngjashëm

- [![Disa mënyra natyrale për përkujdesen e flokëve](https://resources.koha.net/images/2022/July/06/floket-750x5001657098296.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 15 shk 2026 Disa mënyra natyrale për përkujdesen e flokëve](https://www.koha.net/lifestyle/disa-menyra-natyrale-per-perkujdesen-e-flokeve)
- [![Vitaminat që ju duhen për flokë të shëndetshëm](https://resources.koha.net/images/2024/September/27/a31946e9-bd2f-4d3f-8122-c44e29e154f9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 30 nën 2025 Vitaminat që ju duhen për flokë të shëndetshëm](https://www.koha.net/lifestyle/vitaminat-qe-ju-duhen-per-floke-te-shendetshem-2)
- [![Ushqimi më i mirë që ndalon rënien e flokëve dhe u jep shëndet](https://resources.koha.net/images/2022/June/15/floket_-750x5001655273480.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 12 pri 2025 Ushqimi më i mirë që ndalon rënien e flokëve dhe u jep shëndet](https://www.koha.net/lifestyle/ushqimi-me-i-mire-qe-ndalon-renien-e-flokeve-dhe-u-jep-shendet)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Kronikë.]() [Një person vetëplagoset me armë zjarri në Ferizaj, gjendja e tij e rëndë](https://www.koha.net/kronike/nje-person-veteplagoset-me-arme-zjarri-ne-ferizaj-gjendja-e-tij-e-rende)

[Kronikë.]() [Sulmohet një infermiere gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë](https://www.koha.net/kronike/sulmohet-nje-infermiere-gjate-kryerjes-se-detyres-ne-prishtine)

[Kronikë.]() [Dy të plagosur pas një përleshjeje në Veternik, tetë të arrestuar](https://www.koha.net/kronike/dy-te-plagosur-pas-nje-perleshjeje-ne-veternik-tete-te-arrestuar)

[Botë.]() [Trumpi refuzoi propozimin e Iranit për Hormuzin, Teherani thotë se po pret përgjigje zyrtare](https://www.koha.net/bote/trumpi-refuzoi-propozimin-e-iranit-per-hormuzin-teherani-thote-se-po-pret-pergjigje-zyrtare)

[Shtojca për Kulturë.]() [Tekstet e “Shtojcës për kulturë” të “KOHËS Ditore”, 27 shtator 2026](https://www.koha.net/shtojca-kulture/tekstet-e-shtojces-per-kulture-te-kohes-ditore-27-shtator-2026)

[Botë.]() [Si e zbuluan punëtorët në Sri Lankë një varrezë masive me 572 persona](https://www.koha.net/bote/si-e-zbuluan-punetoret-ne-sri-lanke-nje-varreze-masive-me-572-persona)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Maska për flokë plot shkëlqim me kos, mjaltë dhe vezë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/maska-per-floke-plot-shkelqim-me-kos-mjalte-dhe-veze","datePublished":"2019-03-09T00:58:21+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:00:08+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":369,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Shëndeti i flokëve kërkon përkujdesje të vazhdueshme dhe ushqyerje të shëndetshme.\r\n\r\nDisa...","url":"https://www.koha.net/lifestyle/maska-per-floke-plot-shkelqim-me-kos-mjalte-dhe-veze","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2019/March/08/maska-floket1552085842.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
