TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Yaşam Tarzı

Karton kutulara dikkat edin: Hamam böceklerini çekebilirler.

Kutitë e kartonit

Kutitë e kartonit

Nëse ke një grumbull kutish kartoni nga porositë online në bodrum, garazh apo ndonjë cep të shtëpisë, ndoshta është koha t’i riciklosh, ka shkruar HuffPost.

Sipas ekspertëve, kartoni është një vend shumë tërheqës për buburrecat, madje përdoret edhe nga studiuesit si strehë për t’i mbajtur ato.

Ka disa arsye pse e pëlqejnë buburrecat kartonin, mund ta hanë atë, duke e përdorur si burim ushqimi, nëse kartoni është i lagësht, mund të sigurojë edhe ujë, po ashtu thith aromat dhe feromonet e buburrecave, duke i bërë kutitë edhe më tërheqëse, kutia i mbron nga zhurmat dhe lëvizjet, kështu që prania e tyre mund të mos vihet re, kartoni i valëzuar ka hapësira dhe kanale të vogla ku buburrecat mund të fshihen dhe të shumohen.

A janë të rrezikshëm?

Po, sidomos kur bëhet fjalë për lloje që infektojnë ambientet e banimit. Buburrecat mund të bartin mikroorganizma nga vende të papastra dhe t’i transferojnë në ushqime dhe sipërfaqe.

Ayrıca Kan şekerini kontrol etmeye yardımcı olabilecek beş içecek Yaşam Tarzı Kan şekerini kontrol etmeye yardımcı olabilecek beş içecek

Problemi më i zakonshëm janë alergjitë, ndërsa mbetjet dhe pjesët e trupit të buburrecave mund të përmbajnë alergjenë që mund të përkeqësojnë problemet me frymëmarrjen.

Fëmijët mund të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj këtyre alergjenëve.

Si t’i mbash larg shtëpisë?

Ekspertët rekomandojnë të mos i mbani kutitë e kartonit për muaj të tërë, kontrolloni rregullisht kutitë që i ruan në bodrum apo garazh, mbani ushqimet të mbyllura mirë, pastroni rregullisht kuzhinën dhe mos lini mbetje ushqimore, nxirrni mbeturinën rregullisht, mbyllni çarjet dhe hapësirat ku mund të hyjnë insektet, në rast infektimi të madh, kërko ndihmën e një kompanie profesionale për dezinfektim/dezinsektim.

Por jo çdo buburrec do të thotë infektim

Ayrıca Robotik kan alma cihazı Aletta, ABD'de onay aldı. Yaşam Tarzı Robotik kan alma cihazı Aletta, ABD'de onay aldı.

Ekspertët theksojnë se jo çdo lloj buburreci që hyn në shtëpi do të krijojë koloni. Disa lloje thjesht hyjnë rastësisht, sidomos në zona pranë pyjeve, dhe nuk shumohen brenda banesave.

Prandaj, identifikimi i llojit është i rëndësishëm.