---
description: Pasi shumë kush ankohet se ka ngrënë shumë gjatë natës së vitit te ri, e të nesërmen nuk ndihet mirë, ka një erëz që po konsiderohet të jetë “ilaçi shpëtues”.Rr
title: “Ilaçi” pas ushqimit të vitit të ri
image: https://resources.koha.net/images/2025/December/30/a90a1daf-b8b0-4060-9e4a-c2fec7ce0e1d.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# “Ilaçi” pas ushqimit të vitit të ri

![Ushqimi](https://resources.koha.net/images/2025/December/30/a90a1daf-b8b0-4060-9e4a-c2fec7ce0e1d.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Ushqimi

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 1 janar 2026 08:25
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 1 janar 2026 08:25
- Shpërndaje në:

Pasi shumëkush ankohet se ka ngrënë shumë gjatë natës së Vitit të Ri, e të nesërmen nuk ndihet mirë, ka një erëz që po konsiderohet të jetë “ilaçi shpëtues”.

Rrënja e gjingjerit, përveç që ofron shumë përfitime shëndetësore, është e mirë edhe për tretjen e ushqimit, duke ndihmuar atë, reduktuar ndjenjën e të qenit të fryrë si dhe gazrat.

 

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/December/30/30552854-5735-49d7-95b3-bbc2cd8914ad.webp?q=90&w=980)

Për këtë rrënjë, [The Independent](https://www.independent.co.uk/life-style/christmas/ginger-christmas-spice-benefits-cholesterol-heart-diabetes-b2888741.html) pati shkruar se mund të ndihmojë në menaxhimin e nivelit të sheqerit në gjak si dhe të mbrojë qelizat e trurit.

Gjingjeri përmban një kombinim që quhet gingerol, që ndihmon në përshpejtimin e tretjes së ushqimit në stomak. Ky komponim ndihmon ushqimin që të lëvizë në mënyrë më të efektshme nëpër sistemin tretës, duke parandaluar ndjenjën e mos-trejes pas ngrënies së një sasie të konsiderueshme ushqimi.

[Edhe ![Ushqimet që ndihmojnë në uljen e dhjamit në bark dhe mbrojtjen e zemrës](https://resources.koha.net/images/2026/February/06/965c727e-e24e-471a-8adf-bf6cd3d7daf7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 16 tet 2026 Ushqimet që ndihmojnë në uljen e dhjamit në bark dhe mbrojtjen e zemrës](https://www.koha.net/lifestyle/ushqimet-qe-ndihmojne-ne-uljen-e-dhjamit-ne-bark-dhe-mbrojtjen-e-zemres)

Kjo rrënjë ndihmon në largimin e ndjenjës së të qenit të fryrë si dhe gazrat.

Duke nxitur tretjen e efektshme, gjingjeri ulë procesin e fermentimit të ushqimit në zorrë, gjë që është shkaktari më i shpeshtë i fryrjes së stomakut, gazrave dhe dhimbjeve abdominale.

Gjingjeri largon edhe mundimin e të përzierat që mund të shkaktojnë të vjella. Ai prej kohësh është përdorur si ilaç natyral për largimin e këtyre ndjesive.

Po ashtu ka edhe efekte antioksidante e antiiflamatore.

Ushqimi që përgatitet për Vitin e Ri mund të jetë shumë kalorik e i rëndë, gjë që mund të kontribuojë në inflamacion.

Gjingjeri është i pasur me komponime bioactive, gjë që reagon mirë kundër inflamacionit.

Gingeroli e shagoli, komponimet bioactive që gjenden në këtë rrënjë, kanë veti të forta antiiflamatore e antioksiduese që ndihmojnë dhe mbrojnë trupin kundër dëmtimit të qelizave.

[Edhe ![Çaji që mund të ndihmojë në uljen e tensionit të lartë të gjakut](https://resources.koha.net/images/2026/August/19/7bb09a4c-7a7b-442a-aedd-3f4c4009626e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 19 gus 2026 Çaji që mund të ndihmojë në uljen e tensionit të lartë të gjakut](https://www.koha.net/lifestyle/caji-qe-mund-te-ndihmoje-ne-uljen-e-tensionit-te-larte-te-gjakut)

Gjingjeri është i mirë edhe për ta menaxhuar nivelin e sheqerit në gjak.

Disa studime sugjerojnë së gjingjeri ndihmon në përmirësimin e ndjeshmërisë së insulinës dhe ulë nivelin e sheqerit në gjak, gjë që mund të jetë shumë e mirë pas konsumimit të ushqimit të rëndë, siç ëshë ai me sheqerna e karbohidrate.

**Disa mënyra për ta konsumuar gjingjerin**

**Çaji me gjingjer**

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/December/30/6f54325b-5d4d-4ded-ac33-755f4e962eeb.webp?q=90&w=980)

Një tas me çaj të ngrohtë gjingjeri pas një shujte të rëndë ushqimore, është mjaft e popullarizuar si mënyrë efektive për ta ndihmuar tretjen.   
Çaji mund të bëhet duke prerë copëza të vogla nga rrënja e gjingjerit, duke i përvëluar me ujë të nxehtë, të cilit mund t’i shtohet edhe pak limon apo mjaltë për shije më të mirë.

**Gjingjeri në ushqime**

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/December/30/0e959003-cef1-47c0-b482-f5321ff05045.webp?q=90&w=980)

Shtoni disa copëza të vogla gjingjeri, apo gjingjer të bluar në supa, gjella apo edhe nëpër salca për sallata.

[Edhe ![Çaji më i mirë për lëkurë më të shëndetshme](https://resources.koha.net/images/2026/August/11/7846064a-b098-498c-80de-3c81ff2ef042.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 11 gus 2026 Çaji më i mirë për lëkurë më të shëndetshme](https://www.koha.net/lifestyle/caji-me-i-mire-per-lekure-me-te-shendetshme)

**Suplemente me gjinger**

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/December/30/da311752-93b0-4ebd-8863-4c6358f54277.webp?q=90&w=980)

Suplementet me gjingjer në formë të bomboneve apo kapsulave, sigurojnë doza të koncentruar të komponimeve aktive të gjingjerit, pro është më rëndësi që për këtë të konsultoheni me mjekun përkatës, sidomos nëse keni ndonjë sëmundje për të cilën aktualisht përdorni ilaçe.

[#ilaci](https://www.koha.net/tag/ilaci) [#ushqimi](https://www.koha.net/tag/ushqimi) [#ushqimi i vitit te ri](https://www.koha.net/tag/ushqimi-i-vitit-te-ri) [#gjingjeri](https://www.koha.net/tag/gjingjeri) [#ginger](https://www.koha.net/tag/ginger) [#food](https://www.koha.net/tag/food) [#heavy meals](https://www.koha.net/tag/heavy-meals) [#ushqimi i rende](https://www.koha.net/tag/ushqimi-i-rende) [#fryerja e stomakut](https://www.koha.net/tag/fryerja-e-stomakut)

Artikuj të ngjashëm

- [![Mëngjesi që dietologët e rekomandojnë për energji dhe tretje më të mirë](https://resources.koha.net/images/2026/July/08/f0beab95-a1a7-4254-aca4-efe5c085cb80.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 9 kor 2026 Mëngjesi që dietologët e rekomandojnë për energji dhe tretje më të mirë](https://www.koha.net/lifestyle/dietologet-zbulojne-mengjesin-me-te-mire-me-shume-fibra-ne-dieten-mesdhetare)
- [![Si të përmirësoni tretjen pas të dyzetave](https://resources.koha.net/images/2024/June/25/f7e01f05-bbab-42c7-9e90-ace1950a320f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 21 qer 2026 Si të përmirësoni tretjen pas të dyzetave](https://www.koha.net/lifestyle/si-te-permiresoni-tretjen-pas-te-dyzetave-1)

[Lifestyle.]() [Ushqimet e shumëpërpunuara: Sa të dëmshme janë dhe pse shkaktojnë debate mes shkencëtarëve?](https://www.koha.net/lifestyle/ushqimet-ultra-te-perpunuara-sa-te-demshme-jane-dhe-pse-shkaktojne-debate-mes-shkencetareve)

[Arbëri.]() [Shkëmbimi i foshnjave – vërejtje me shkrim “Spitalit Amerikan”, inspektorja në Komision Disiplinor](https://www.koha.net/arberi/shkembimi-i-foshnjave-verejtje-me-shkrim-spitalit-amerikan-inspektorja-ne-komision-disiplinor)

[Futboll.]() [Tensione te Manchester Unitedi](https://www.koha.net/futboll/tensione-te-manchester-unitedi)

[Arbëri.]() [Ballukut i komunikohen akuzat për korrupsion](https://www.koha.net/arberi/ballukut-i-komunikohen-akuzat-per-korrupsion)

[Futboll.]() [Ten Hag akuzon Ronaldon se “zhgënjeu” Manchester Unitedin](https://www.koha.net/futboll/ten-hag-akuzon-ronaldon-se-zhgenjeu-manchester-unitedin)

[Botë.]() [Britania po dërgon avionë ushtarakë për të mbrojtur Arabinë Saudite nga sulmet e Houthive](https://www.koha.net/bote/britania-po-dergon-avione-ushtarake-per-te-mbrojtur-arabine-saudite-nga-sulmet-e-houthive)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"“Ilaçi” pas ushqimit të vitit të ri","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/ilaci-pas-ushqimit-te-vitit-te-ri","datePublished":"2026-01-01T08:25:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:35:03+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":528,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Pasi shumë kush ankohet se ka ngrënë shumë gjatë natës së vitit te ri, e të nesërmen nuk ndihet mirë, ka një erëz që po konsiderohet të jetë “ilaçi shpëtues”.Rr","url":"https://www.koha.net/lifestyle/ilaci-pas-ushqimit-te-vitit-te-ri","keywords":"ilaci, ushqimi, ushqimi i vitit te ri, gjingjeri, ginger, food, heavy meals, ushqimi i rende, fryerja e stomakut","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/December/30/a90a1daf-b8b0-4060-9e4a-c2fec7ce0e1d.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
