---
description: Heqja dorë nga mishi dhe produktet e qumështit rezulton më efektive për rënien në peshë, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore Frontiers in
title: Dieta vegane më efikase se ajo mesdhetare, tregon studimi i ri
image: https://resources.koha.net/images/2025/July/10/e807ad6f-03e1-4b78-8d89-9b1aa17ff81e.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Dieta vegane më efikase se ajo mesdhetare, tregon studimi i ri

![Dieta vegane](https://resources.koha.net/images/2025/July/10/e807ad6f-03e1-4b78-8d89-9b1aa17ff81e.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Dieta vegane

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 10 korrik 2025 12:42
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 10 korrik 2025 12:42
- Shpërndaje në:

Heqja dorë nga mishi dhe produktet e qumështit rezulton më efekase për rënien në peshë, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore *Frontiers in Nutrition*, ka raportuar [FemaleFirst.](https://www.femalefirst.co.uk/health/vegan-diet-outperforms-mediterranean-weight-loss-1421617.html)

Studiuesit zbuluan se personat që ndoqën një dietë vegane me pak yndyrë humbën mesatarisht rreth 6 kilogramë në vetëm 16 javë, dukshëm më shumë se ata që ndoqën dietën mesdhetare.

Dieta mesdhetare, e njohur për përfitimet e saj afatgjata për shëndetin, përfshin mish të bardhë, vaj ulliri dhe shumë perime të freskëta. Por, në këtë krahasim të drejtpërdrejtë, vegjetarianët peshuan më pak.

“Konsumimi i ushqimeve që prodhojnë acid në trup, si mishi, vezët dhe produktet e bulmetit, rrit ngarkesën acidike në organizëm, duke shkaktuar inflamacion që lidhet me shtimin në peshë”, shpjegon autorja kryesore e studimit, doktoresha Hana Kahleova.

Ajo shton se zëvendësimi i produkteve shtazore me ushqime bimore si perimet me gjethe jeshile, manaferrat dhe bishtajoret, ndihmon në rënien në peshë dhe përmirësimin e florës bakteriale të zorrëve.

[Edhe ![Dieta Keto mund të ulë yndyrën në mëlçi deri në 67%](https://resources.koha.net/images/2026/August/31/4af44739-dc5b-40b6-b494-cd7ed746f498.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 31 gus 2026 Dieta Keto mund të ulë yndyrën në mëlçi deri në 67%](https://www.koha.net/lifestyle/dieta-keto-mund-te-ule-yndyren-ne-melci-me-67percent)

Në studim morën pjesë 62 të rritur me mbipeshë, të cilët u ndanë në dy grupe në mënyrë rastësore: njëri ndoqi një dietë mesdhetare, tjetri një dietë vegane me pak yndyrë.

Rezultatet treguan se personat që ndoqën dietën vegane kishin një ulje të madhe të ngarkesës acidike në trup, ndërsa te grupi mesdhetar nuk pati ndonjë ndryshim të dukshëm. Kjo është e rëndësishme sepse teprica e aciditetit në trup lidhet me inflamacionin dhe shtimin në peshë.

“Dieta alkaline është lidhur me disa përfitime shëndetësore, përfshirë rënien në peshë, ndjeshmërinë e përmirësuar ndaj insulinës dhe uljen e tensionit të gjakut”, thuhet ne raportin e studimit.

**Ushqimet më të mira vegane dhe alkaline për humbje në peshë:**

Spinaqi

Kale (lloj i sallatës së gjelbër)

Brokoli

Avokado

Manaferrat

[Edhe ![Agjërimi me ndërprerje nuk është më efektiv për humbje peshe sesa dietat tradicionale](https://resources.koha.net/images/2026/February/16/738f2a05-80a5-416c-adb7-fd2e07e39b59.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 16 shk 2026 Agjërimi me ndërprerje nuk është më efektiv për humbje peshe sesa dietat tradicionale](https://www.koha.net/lifestyle/agjerimi-me-nderprerje-nuk-eshte-me-efektiv-per-humbje-peshe-sesa-dietat-tradicionale)

Mollët

Bananet

Qiqrat

Thjerrëzat

Kinoa

Patatet e ëmbla

Bajamet

Djathi tofu

[Edhe ![Dieta mesdhetare mund të ulë rrezikun e sulmit në tru deri në 25 për qind](https://resources.koha.net/images/2026/February/05/9178315b-67bb-4426-b7f2-a23593f08b90.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 5 shk 2026 Dieta mesdhetare mund të ulë rrezikun e sulmit në tru deri në 25 për qind](https://www.koha.net/lifestyle/dieta-mesdhetare-mund-te-ule-rrezikun-e-sulmit-ne-tru-deri-ne-25-per-qind)

Trangujt

Specat e ëmbël

[#dieta vegane](https://www.koha.net/tag/dieta-vegane) [#dieta mediterane](https://www.koha.net/tag/dieta-mediterane) [#dieta mesdhetare](https://www.koha.net/tag/dieta-mesdhetare) [#shendeti](https://www.koha.net/tag/shendeti) [#kujdesi ndaj shendetit](https://www.koha.net/tag/kujdesi-ndaj-shendetit) [#pesha trupore](https://www.koha.net/tag/pesha-trupore) [#humbja e peshes](https://www.koha.net/tag/humbja-e-peshes) [#humbja e peshes se tepert](https://www.koha.net/tag/humbja-e-peshes-se-tepert)

Artikuj të ngjashëm

- [![Dieta sipas së cilës mund të hash edhe të humbësh peshë](https://resources.koha.net/images/2026/January/21/94200a31-db52-45f5-a905-880b6ff7fb16.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 21 jan 2026 Dieta sipas së cilës mund të hash edhe të humbësh peshë](https://www.koha.net/lifestyle/dieta-sipas-se-ciles-mund-te-hash-edhe-te-humbesh-peshe)
- [![Ushqimet e zakonshme që ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes së trurit](https://resources.koha.net/images/2025/August/27/d0e6dff5-c486-472a-886c-c496918e5df5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 30 tet 2025 Ushqimet e zakonshme që ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes së trurit](https://www.koha.net/lifestyle/ushqimet-e-zakonshme-ndihmojne-ne-ngadalesimin-e-plakjes-se-trurit)

[Botë.]() [Rriten tensionet para zgjedhjeve në Izrael](https://www.koha.net/bote/rriten-tensionet-para-zgjedhjeve-ne-izrael)

[Lifestyle.]() [Një laborator në Kaliforni thotë se ka injektuar për herë të parë te një pacient virusin e projektuar nga AI](https://www.koha.net/lifestyle/nje-laborator-ne-kaliforni-pretendon-se-ka-injektuar-per-here-te-pare-te-nje-njeri-nje-virus-te-projektuar-nga-ai)

[Arbëri.]() [Janjiq: Lista e Studentëve do ta pranonte realitetin në Kosovë](https://www.koha.net/arberi/janjiq-lista-e-studenteve-do-ta-pranonte-realitetin-ne-kosove)

[Futboll.]() [Ismajli me Torinon mposhtin Monzan](https://www.koha.net/futboll/ismajli-me-torinon-mposhtin-monzan)

[Showbiz.]() [Burri i Dua Lipës, favorit për ta luajtur James Bondin](https://www.koha.net/showbiz/burri-i-dua-lipes-favorit-per-ta-luajtur-james-bondin)

[Kulturë.]() [As një milion euro për skenën e pavarur, Ministria fundos premtimet](https://www.koha.net/kulture/as-nje-milion-euro-per-skenen-e-pavarur-ministria-fundos-premtimet)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Dieta vegane më efikase se ajo mesdhetare, tregon studimi i ri","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/dieta-vegane-humb-me-shume-kilograme-se-dieta-mesdhetare-tregon-nje-studim-i-ri-amerikan","datePublished":"2025-07-10T12:42:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:30:08+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":340,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Heqja dorë nga mishi dhe produktet e qumështit rezulton më efektive për rënien në peshë, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore Frontiers in","url":"https://www.koha.net/lifestyle/dieta-vegane-humb-me-shume-kilograme-se-dieta-mesdhetare-tregon-nje-studim-i-ri-amerikan","keywords":"dieta vegane, dieta mediterane, dieta mesdhetare, shendeti, kujdesi ndaj shendetit, pesha trupore, humbja e peshes, humbja e peshes se tepert","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/July/10/e807ad6f-03e1-4b78-8d89-9b1aa17ff81e.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
