---
description: Për shumë amerikanë flamuri kombëtar është një simbol thuajse hyjnor. Por në...
title: Historia e flamurit amerikan – çfarë kërkoi dizajneri i tij si shpërblim
image: https://resources.koha.net/koha.net/images/2018/June/02/flamuri_amerikan_i_vjeter_-_pinterest1527972391.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kuriozitet

# Historia e flamurit amerikan – çfarë kërkoi dizajneri i tij si shpërblim

![](https://resources.koha.net/koha.net/images/2018/June/02/flamuri_amerikan_i_vjeter_-_pinterest1527972391.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 3 qershor 2018 01:10
- Shpërndaje në:

- 3 qershor 2018 01:10
- Shpërndaje në:

Për shumë amerikanë flamuri kombëtar është një simbol thuajse hyjnor. Por në fund të viteve 1700, gjatë Revolucionit Amerikan, regjimente të ushtrisë nën drejtimin e Xhorxh Uashingtonit, përdornin flamuj të ndryshëm gjatë luftës për pavarësi nga Britania.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Nikoleta Iliç foli me një ekspert të historisë së flamurit amerikan lidhur me origjinën e flamurit dhe dizenjot e ndryshme para se të arrihej tek flamuri aktual:

Flamuri amerikan ka kaluar shumë transformime për të marrë formën aktuale, tregon Earl Williams.

“U transformua nga flamur jozyrtar në flamur zyrtar. Nuk mund të themi se kush e krijoi flamurin jozyrtar. Por ai u përdor për herë të parë nga John Paul Jones, toger në Ushtrinë Kontinentale. Ai pretendonte se në dhjetor 1775 kishte ngritur në anije një flamur me 13 shirita: shtatë të kuqe dhe gjashtë të bardha dhe në qoshen e sipërme, majtas, kishte flamurin britanik”.

Williams është ekspert i flamujve të vjetër. Ai thotë se çdo flamur i vjetër tregon një histori. 13 shiritat përfaqësojnë solidaritet mes 13 shteteve të para dhe qëndresën e tyre përballë britanikëve.

[Edhe ![Dy flamujt e shqiptarëve](https://resources.koha.net/images/2023/February/17/15Vjetori-Pavaresise-Kosoves-Prishtine-17-02-2023-ab_1341676666587.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) EXPRESS 17 shk 2023 Dy flamujt e shqiptarëve](https://www.koha.net/express-ktv/dy-flamujt-e-shqiptareve)

“Ky është flamuri që përdori Xhorxh Uashingtoni në zyrat e tij në Kejmbrixh të Masaçusetsit. Më pas këtë dizajn përqafuan edhe kolonitë e tjera në 1776”.

Ky ishte flamuri jozyrtar me rastin e pavarësisë më 4 korrik, 1776. Flamuri i parë zyrtar u krijua më pas nga kongresisti Francis Hopkins nga Nju Xhërsi.

“Ky u bë flamuri zyrtar më 14 qershor 1777, ose 11 muaj pas shpalljes së pavarësisë”.

Hopkins ishte artist dhe dizajner. Ai fillimisht e krijoi flamurin për Marinën Amerikane.

“Të dhënat tregojnë se ai krijoi dy flamuj, ndoshta tre. Një për Amerikën, një për marinën dhe një ndoshta për Artilerinë e Këmbësorisë”.

Megjithëse nuk janë gjetur skica për flamurin e parë, ka vizatime të vulave që ka krijuar Hopkins. Në një prej tyre shihet flamuri amerikan me 13 shirita: shtatë të bardha dhe gjashtë të kuqe. Në flamurin e marinës, shiritat e kuq janë në perimetrin e jashtëm, që ta bëjnë flamurin më të dallueshëm në det. Hopkins shkruante në një letër drejtuar Kongresit:

“Kam krijuar flamurin e Shteteve të Bashkuara, Vulën Kryesore, Vulën e Thesarit dhe dizajnin e dollarit”.

Për punën e tij Hopkins kërkoi të shpërblehej me afro 105 litra verë. Nuk dihet se ç’ndodhi më tej me përfshirjen e Hopkins, por dimë se Betsy Ross, gruaja nga Filadelfia që qëndisi flamurin për Xhorxh Uashingtonin, u shndërrua në një simbol kombëtar.

[Edhe ![246 vjet pavarësi të SHBA-së](https://resources.koha.net/images/2022/July/04/AP221746223192791656922631.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 4 kor 2022 246 vjet pavarësi të SHBA-së](https://www.koha.net/bote/246-vjet-pavaresi-te-shba-se)

“Në fakt historia lidhur me Betsy Ross doli nga familja e saj, vite më pas. Por gjatë revolucionit kjo histori nuk qarkullonte publikisht”.

Fillimisht historia e Betsy Rossit u tregua në vitet 1870. Të paktë ishin ata që e vunë në dyshim këtë variant të lindjes së flamurit, pasi dihej shumë pak mbi frymëzimin dhe artistët që e krijuan këtë simbol të famshëm amerikan.

Artikuj të ngjashëm

- [![Qeveria australiane blen të drejtat e flamurit për 14 milionë dollarë](https://resources.koha.net/images/2022/January/25/http___cdn.cnn.com_cnnnext_dam_assets_220125023716-06-australia-aborginal-flag1643103103.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 25 jan 2022 Qeveria australiane blen të drejtat e flamurit për 14 milionë dollarë](https://www.koha.net/bote/qeveria-australiane-blen-te-drejtat-e-flamurit-per-14-milione-dollare)
- [![Bulevardi Bill Clinton mbushet me flamuj amerikanë](https://resources.koha.net/images/2020/July/04/31593844402.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 kor 2020 Bulevardi Bill Clinton mbushet me flamuj amerikanë](https://www.koha.net/arberi/bulevardi-bill-clinton-mbushet-me-flamuj-amerikane)
- [![89 vjet më parë SHBA-ja u bë me himn kombëtar](https://resources.koha.net/images/2020/March/03/hymn-usa1583221275.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kuriozitet 3 mar 2020 89 vjet më parë SHBA-ja u bë me himn kombëtar](https://www.koha.net/lemsh/89-vjet-me-pare-shba-ja-u-be-me-himn-kombetar)

[Futboll.]() [Dalipi shkëlqen në fitore e Vaduzit ndaj Baselit](https://www.koha.net/futboll/dalipi-shkelqen-ne-fitore-e-vaduzit-ndaj-baselit)

[Arbëri.]() [Shiu krijon kolona të gjata të automjeteve në Veternik](https://www.koha.net/arberi/shiu-krijon-kolona-te-gjata-te-automjeteve-ne-veternik)

[Futboll.]() [Supergoli i El Malas ia siguron Kolnit fitoren në “Derbin e Rajnit”](https://www.koha.net/futboll/supergoli-i-el-malas-ia-siguron-kolnit-fitoren-ne-derbin-e-rajnit)

[Sport.]() [Besa Famgas e fiton derbin në Superligën e hendbollit](https://www.koha.net/sport/besa-famgas-e-fiton-derbin-ne-superligen-e-hendbollit)

[Futboll.]() [Mbyllet baras ndeshja Hull - Everton](https://www.koha.net/futboll/mbyllet-baras-ndeshja-hull-everton)

[Botë.]() [Sulm i ri në aeroportin e Riadit, raportohet edhe për në atë të Jemenit](https://www.koha.net/bote/sulm-i-ri-ne-aeroportin-e-riadit-raportohet-edhe-per-ne-ate-te-jemenit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Historia e flamurit amerikan – çfarë kërkoi dizajneri i tij si shpërblim","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lemsh/historia-e-flamurit-amerikan-cfare-kerkoi-dizajneri-i-tij-si-shperblim","datePublished":"2018-06-03T01:10:51+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:40:08+02:00","articleSection":"Kuriozitet","wordCount":520,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Për shumë amerikanë flamuri kombëtar është një simbol thuajse hyjnor. Por në...","url":"https://www.koha.net/lemsh/historia-e-flamurit-amerikan-cfare-kerkoi-dizajneri-i-tij-si-shperblim","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/koha.net/images/2018/June/02/flamuri_amerikan_i_vjeter_-_pinterest1527972391.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
