TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
AKŞAM HABERLERİ

Ramadani: Enerji karanlığından siyasi karanlığa

AAK - eylem

Pesë thasë me qymyr të Obiliqit, i hodhën në shkallët e objektit të Qeverisë, aktivistët e Aleancës.

Këtij aksioni simbolik i priu deputeti i kësaj partie, Burim Ramadani. 

Ai tha se ky aktivitet bart me vete mesazhin se nën udhëheqjen e Albin Kurtit, Kosova ka përjetuar edhe terr në kuptimin energjetik, por edhe në atë politik. 

“Kosova edhe më tutje po fle mbi qymyr, por rryma nuk prodhohet këtu dhe e dini që edhe një nga pikat kryesore të ofertës gjashtëpikëshe të Aleancës lidhet me termocentralin e ri të Kosovës, që duhet të bëhet dhe është qartë që gjatë këtyre vjetëve, rreth 1 miliard euro janë blerë rrymë në Serbi dhe vende të tjera, dhe prej kësaj nuk ka përfituar askush më shumë se sa mafia energjetike”, ka thënë Ramadani. 

Kosova është ndër vendet me rezervat më të mëdha të linjitit në Evropë dhe pjesën dërrmuese të energjisë elektrike e prodhon nga djegia e tij, por prodhimi nuk arrin ta mbulojë kërkesën për energji gjatë pjesës më të madhe të vitit.

Ndërkohë, aksione të tjera si ky i së dielës u paralajmëruan nga Ramadani. Madje tha se edhe mund të zgjerohen. 

“Mesazhi themelor i këtij aksion simbolik është që ne e kuptojmë saktë dhe me detaje se plani i këtyre pushtetarëve uzurpues është që nga terri energjetik ta kthejnë në terr politik, e për këtë do të vazhdojmë aktivitetet, dhe në një moment do ta kërkojmë edhe mbështetjen qytetare për këto aktivitete”, është shprehur ai.  

Ayrıca Hükümet, 21 belediyede 773 aileyi kapsayan 37 milyonluk projeyi başlattı. AKŞAM HABERLERİ Hükümet, 21 belediyede 773 aileyi kapsayan 37 milyonluk projeyi başlattı.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit nuk kanë prodhuar ende institucione. 

Kuvendi nuk është konstituuar, ndonëse afati kushtetues ka kaluar që 16 ditë, për shkak se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar kohë shtesë për të arritur marrëveshje politike lidhur me çështjen e presidentit. 

Konstituimi i Kuvendit shkakton nisjen e rrjedhjes së afatit 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit. Në rast se brenda kësaj periudhe deputetët nuk e zgjedhin presidentin e ri, vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve.