TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
AKŞAM HABERLERİ

Çalışmayan Sırplara ödenen maaşlar konusunda Rrahmani ile Murat arasında anlaşmazlık çıktı.

Komisioni parlamentar për buxhet

Fotoğraf: “Driton Pacharada”

Në muajin e dhjetë të vitit, në Komisionin parlamentar për buxhet është diskutuar për raportin e buxhetit të 2025-s. Polemikat më të mëdha u bënë për pagat që realizohen për 80 serbë. Në komision raportoi edhe auditorja e Përgjithshme

Rezana Bozhlani

Përplasjet verbale e dominuan punën e komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në të cilin raportoi Ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca.

Ministri Murati dhe deputeti i Partisë Demokratike, Eman Rrahmani, polemizuan për pagesat e kryera ndaj 80 punonjësve serbë që nuk dalin në punë, e që janë rekrutuar pas marrëveshjes së 2013-s për integrimin e strukturave paralele.

Ish-deputeti i Vetëvendosjes pati kritika edhe për raportimin që Spanca e bëri në lidhjet me raportet e auditimit.

“Raportet e auditimit janë goxha në nivel, nëse i shohim e i analizojmë, por nuk pajtohem me interpretimin e auditores. Më shumë m’u duk si zëdhënëse e Qeverisë sesa paraqitje reale e një dokumenti që e keni”, ka thënë Rrahmani.

Por një gjë të tillë e kundërshtoi vetë kryeaditorja Spanca.

“Sikur kisha dashur me e mbrojt unë Qeverinë, çështjet e shpalosjeve të cilat e kanë ndikuar opinionin, janë çështje të cilat i takojnë problemeve në nivel lokal më shumë e në nivel qendror, e unë këtë nuk e theksova fare”, është shprehur Spanca.

Gjatë raportimit, Spanca ka thënë se shqetësues mbetet fakti që shumë nga rekomandimet e dhëna në vitin paraprak nuk kanë marrë vëmendjen e duhur. Ajo përmendi edhe lidhjen e kontratave pa u siguruar fondet.

“Dukuri shqetësuese, e cila në disa raste është në rritje, është lidhja e kontratave për projekte kapitale pa siguruar fondet e nevojshme apo miratimet përkatëse. Praktika të tilla dëmtojnë bilancin buxhetor, krijojnë kosto shtesë të paparashikuara dhe rrisin rrezikun e keqmenaxhimit të fondeve publike”.

Spanca foli edhe për mangësitë në shërbimet publike, duke përmendur ngrohjen qendrore nga “Termokos”, grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, si dhe fusha të tjera që lidhen me energjinë, infrastrukturën rrugore dhe sistemet e teknologjisë së informacionit.

Ndërkaq, ministri Murati, para anëtarëve të Komisionit prezantoi Raportin Vjetor Financiar për Buxhetin shtetëror të 2025-s.

Sipas raportit, vlera e pagesave të realizuara ishte 487 milionë euro, ndërsa pranimet 3 miliardë e 512 milionë euro.