TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
AKŞAM HABERLERİ

Kurti: Önce strateji, sonra Özel Seçim kampanyası için bütçe.

Albin Kurti

Fotoğraf: “Driton Pacharada”

Hollësi të punës që do të bëhet për hartimin e strategjisë shtetërore në procesin e apelit në Hagë, janë ndarë të enjten, një ditë pas formimit të Grupit Punues. Në seancën e Kuvendit, kryeministri Albin Kurti tregoi se në buxhetin për vitin e ardhshëm, që do të miratohet në fund të këtij muaji, do të përfshihet edhe mbështetja financiare për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Verdiktet e gjykatës që gjykoi edhe krimet e Serbisë në Kosovë do të përdoren rreth 10 vjet pas shuarjes së saj, në betejën e shtetit për ta përmbysur dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së.

Analizimi i aktgjykimeve të Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për ish-Jugosllavi do të jetë një nga detyrat e Grupit punues për strategjinë shtetërore lidhur me procesin e apelit, tha të enjten kryeministri Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se në buxhetin e vitit 2027 do të përfshihet veç tjerash edhe mbështetja financiare për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shkallën e apelit.
I pyetur nga deputetja e Partisë Demokratike, Ariana Musliu-Shoshi, nëse Qeveria ka ndarë buxhet për zbatim të strategjisë shtetërore në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së dhe për angazhimin e ekspertëve ndërkombëtarë, Kurti ka deklaruar se e rëndësishme ka qenë fillimisht ideja dhe mekanizmat për mbrojtjen e tyre, pastaj kostoja.

“Ne kem afatin deri më 31 tetor që ta votojmë buxhetin për vitin 2027. Këtë do ta bëjmë dhe natyrisht aty do të përfshihen të gjitha linjat e nevojshme për secilën fushë, por edhe për çështjen e mbështetjes financiare për katër ish-krerët e UÇK-së. Ta kemi parasysh që së pari duhet strategjia shtetërore dhe më pastaj kostot. Njëherë vije ideja, mekanizmat, masat e pastaj kostoja e tyre. Jo kostoja para mekanizmave e vizonit. Së dyti duhet t’ia lëmë këtij grupi punues, prandaj edhe e kemi formuar. Tash unë nuk mund të bëhem zëdhënës paragjykues i punës që do të bëjë grupi punues”, ka deklaruar Kurti. “Grupi do të bashkëpunojë me ekipet mbrojtëse për identifikimin e nevojave për dokumentacion, ekspertizë profesionale dhe mbështetje institucionale, duke përfshirë ekspertë si vendorë dhe ndërkombëtarë, sipas nevojave që identifikohen”.

Sipas Kurtit, angazhimi për strategjinë shtetërore për procesin në Hagë do të jetë gjithëpërfshirës dhe mbipartiak.

"Toplantılar yapmalarını ve çalışmalarının sonuçlarını bize sunmalarını beklemeliyiz; bu durumda grup kapsayıcı olacaktır. Biliyorsunuz ki bu, Kurtuluş Savaşı Çalışma, Aile ve Değerler Bakanlığı, Adalet Bakanlığı olacak, ancak aynı zamanda Cumhurbaşkanlığı Ofisi'nden, Başbakanlık Ofisi'nden, Meclis Başkanlığı'ndan ve her bir parlamento grubundan bir temsilci de bulunacak. Amaç, gerçekten iyi bir devlet stratejisi oluşturmaktır. Bana ayda bir kez bilgi verecekler, ancak altı ay sonra ne olacağı hakkında konuşmanın şu an için doğru zaman olmadığını düşünüyorum," diye belirtti Kurti.

Gjatë diskutimeve në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, tha se pret që strategjia të hartohet sa më shpejt, të ketë afate konkrete e rezultate të matshme. Ai bëri të ditur se, para se Qeveria të marrë vendim për themelimin e grupit, është takuar me Kurtin.

“Unë dhe kryeministri jemi takuar përsëri para dy ditësh dhe si rrjedhojë e diskutimeve dje është miratuar themelimi i grupit punues për strategji shtetërore për mbrojtjen e UÇK-së në shkallën e Apelit. Ky është hap i mirë. Na duhet një strategji e mirëfilltë shtetërore”, ka deklaruar Hamza. “Ekipet mbrojtëse duhet ta bëjnë detyrën e tyre të pavarur dhe profesionale, ndërsa shteti duhet të sigurojë mbështetjen e nevojshme institucionale, të mbrojë të drejtat e qytetarëve të tij, dhe të shpjegojë historinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

Veprimet e Qeverisë morën mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare, përfshirë edhe të Lidhjes Demokratike që nuk e mbështeti ndryshimin e Ligjit për Specialen.

“Çdo përpjekje e përbashkët kombëtare është e mirëseardhur, për aq sa nuk i mashtrojmë qytetarët e Kosovës me iniciativa që s’kanë efekt juridik. Gjithçka tjetër është e pranueshme”. Ka thënë Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së.

Mbështetje ka dhënë edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, që është deputet i Aleancës.

“Mbështesim çdo veprim në mbështetje të UÇK-së, të krerëve të UÇK-së. Sado vonë, ma mirë vonë se kurrë, ma mirë pak se hiç, ama marre që kemi ardhur në këtë ditë ku kemi ardhur sot, e që kemi kaq dilema të brendshme se çka është në themel të ekzistencës sonë. E më vjen marre që jam UÇK e më duhet me ua thënë këto fjalë”, ka thënë Haradinaj.

Grupi Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e apelit, është themeluar të mërkurën me vendim të Qeverisë.

Ai do të kryesohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, derisa pjesë e tij, përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Punës dhe Vlerave të UÇK-së, do të jenë edhe ata të Zyrës së Presidencës e të grupeve parlamentare në Kuvend.