Komisionet parlamentare kanë nisur punën, por në disa prej tyre mbledhjet janë lëshuar nga deputetët e PDK-së. E kanë bërë këtë, duke kërkuar që Qeveria të procedojë në Kuvend plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Pavarësisht largimit të tyre, disa komisione kanë vazhduar punën dhe kanë miratuar fushëveprimin e tyre
Mbledhjet e komisioneve parlamentare të parapara për t’u mbajtur të enjten janë zhvilluar pa pjesëmarrjen e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
PDK-ja ka vendosur të mos marrë pjesë në mbledhjet e tyre, duke kërkuar që të procedohet së pari në Kuvend ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Kryetari i Komisionit për Arsim dhe Shkencë, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka lëshuar mbledhjen e këtij komisioni.
“Unë nuk do të propozoj asgjë për fushëveprimin e komisionit. Kam dashur të jem fer me juve dhe konkret vetëm sa i takon konstituimit të komisionit. Unë e lëshoj këtë mbledhje. I ftoj kolegët dhe të gjitha subjektet politike që ta amandamentojnë ligjin për Gjykatën Speciale. Kolegët e tjerë çfarëdo që keni prej sugjerimeve sa i takon fushëveprimit të këtij komisioni besoj që mund t’i vazhdoni”, ka thënë Hoxhaj.
Pavarësisht largimit të tij, anëtarët e pranishëm të komisionit votuan unanimisht për konstituimin dhe fushëveprimin e tij.
Për të njëjtën arsye, deputetët e PDK-së nuk kanë marrë pjesë as në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
PDK'nın vekili ve Besa Kabashi-Ramaj, Dhomat ve Uzmanlık için Ligji'ye öncelik veren bir kurum ve kuruluştur.
“Ne sapo morëm pjesë në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së, dhe natyrisht si Parti Demokratike e Kosovës konsiderojmë që konstituimi i institucioneve është shumë i rëndësishëm, prandaj edhe ishim aty. Mirëpo gjithashtu jemi larguar nga ky takim pas konstituimit për shkak se për momentin për Republikën e Kosovës nuk ka ndonjë prioritet më të madh se sa procedimi i plotësim-ndryshimit të Ligjit për Specialen”, ka thënë Kabashi-Ramaj.
Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bekë Berisha, ka deklaruar se mbledhja e këtij komisioni ka pasur kuorum dhe se puna ka vazhduar, pavarësisht largimit të deputetëve të PDK-së.
Në rend dite ishte shqyrtimi dhe miratimi i fushëveprimit të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së.
Ndërkaq, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka mbajtur mbledhje dhe ka miratuar fushëveprimin e tij, pavarësisht kërkesës së anëtarit nga Grupi Parlamentar i Aleancës, Burim Ramadani, për ndryshime sa i përket sigurisë ajrore.
“Te kapitulli II, pika e katërt ku flitet për ‘kërkon raporte dhe sipas nevojës’, nuk po e precizojmë këtë fjali. Fjala e fundit është ‘dhe autoritetet e tjera përgjegjëse’, mendoj që është mirë ne me e përcaktuar po ashtu që drejtorin e AAC-së edhe të ASHNA-së, vetëm nga aspekti i sigurisë ajrore, pra jo transportit e këto që lidhen me komisionin tjetër. Edhe te pika e fundit e kapitullit II, që është mbikëqyrja e shërbimeve dhe mekanizmave përgjegjës për kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës, të precizohet, se po flitet për AAC-në edhe ASHNA-në, sepse pastaj kjo pjesë mbetet e pambikëqyrur”, ka thënë Ramadani.
Pjesa tjetër e mbledhjes është zhvilluar pa praninë e mediave.
Kuvendi i Kosovës, në seancën e 28 shtatorit, ka nxjerrë vendimin për formimin e 16 komisioneve parlamentare.