TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
AKŞAM HABERLERİ

Anlaşma sağlanamadı, 6 LDK milletvekili Sejdiu'nun cumhurbaşkanlığı adaylığını desteklemedi.

Lumir Abdizhiku

Fotoğraf: “Driton Pacharada”

Marrëveshja e Lumir Abdixhikut me Albin Kurtin për Bekim Sejdiun si kandidat për president ka hasur në kundërshtimin e gjashtë deputetëve të LDK-së. Kryetari i kësaj partie tha se qëndrimi i tyre rrezikon ta çojë vendin në zgjedhje.

Gjashtë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës i kanë dalë kundër dakordimit të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, me Albin Kurtin e Vetëvendosjes për propozimin e Bekim Sejdiut për president.

Në një konferencë të mbajtur të martën, pas mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së, Abdixhiku i ka fajësuar deputetët kundërshtues se po e çojnë vendin drejt zgjedhjeve.

Përveç Avdullah Hotit, i cili të hënën e kishte bërë publik kundërshtimin e tij, Abdixhiku njoftoi se kundër marrëveshjes janë edhe Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Janina Ymeri, Armend Zemaj dhe Kujtim Shala.

Ndaj tyre, kryetari la të hapur edhe ndërmarrjen e masave.

Të martën fillimisht u mblodh Kryesia e LDK-së, e cila përmes një deklarate të përbashkët kërkoi nga të gjithë deputetët e partisë ta respektojnë marrëveshjen për zgjedhjen e presidentit.

Në vendimin e marrë nga kryesia thuhej se “ky vendim përfaqëson qëndrimin zyrtar dhe institucional të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me gjashtë deputetë kundër marrëveshjes, LDK-ja tash i ka në dispozicion 12 vota për zgjedhjen e presidentit.

Pas zgjedhjeve të 7-qershorit, eksponentë të LVV-së kanë deklaruar se i kanë 62 vota për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Me 12 votat e LDK-së, ky numër do të arrinte në 74 deputetë.

Kjo nuk mjafton për zgjedhjen e presidentit.

Në dy raundet e para nevojiten të paktën 80 vota për zgjedhjen e presidentit. Në raundin e tretë, presidenti mund të zgjidhet me 61 vota, nëse në dy raundet paraprake në votim kanë marrë pjesë së paku 80 deputetë.