Ministria e Kulturës ka hapur tenderin me peshë financiare prej 800 mijë eurosh për restaurimin e Shtëpisë së Kulturës që i ka shpëtuar rrafshimit. Sipas projektit, ndërtesa që dikur shërbente për komunitetin lokal si Shtëpi e Kulturës, do të shndërrohet në qendër kulturore me potencial për t’i kaluar kufijtë e dikurshëm. Në mars të këtij viti projekti për restaurimin e Shtëpisë së Kulturës në Runik të Skenderajt qe miratuar përfundimisht nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve
Shtëpia e Kulturës në Runik të Skenderajt tashmë është një hap më afër restaurimit dhe funksionalizmit. Ministria e Kulturës ka hapur tenderin me peshë financiare prej 800 mijë eurosh për restaurimin e këtij monumenti që i ka shpëtuar rrafshimit. Sipas projektit, ndërtesa që dikur shërbente si Shtëpi e Kulturës, do të shndërrohet në qendër kulturore me potencial për t’i kaluar kufijtë lokalë.
“Restaurimi i Shtëpisë së Kulturës në Runik – Faza e parë”, mban titullin thirrja e hapur nga Ministria e Kulturës e në të cilën kompanitë e interesuara do të kenë mundësi të aplikojnë deri më 22 shtator.
Në mars të këtij viti projekti për restaurimin e Shtëpisë së Kulturës në Runik të Skenderajt qe miratuar përfundimisht. Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve kishte miratuar projektin e detajuar për ndërhyrje në këtë monument. Pas krejt telasheve dhe insistimit të Komunës së Skenderajt që ta bëjë rrafsh me tokë, tash me hapjen e tenderit pritet që të zgjidhet kompania që do të implementojë fazën e parë.
“Në muajin mars të këtij viti, projekti i detajuar është aprovuar nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve. Pas këtij aprovimi, kemi qenë në pritje të miratimit të buxhetit nga Qeveria. Megjithatë, meqë nuk është aprovuar buxheti i plotë për projektin, procesi i pritjes ka zgjatur më shumë, deri në momentin kur është vendosur që projekti të ndahet në dy faza”, ka thënë të mërkurën Lendita Idrizi, menaxhere e fondacionit “Hajde” që ka administruar me konkursin e projektit. Ajo ka thënë se si Fondacion, janë shumë të lumtur për hapjen e mundësisë së ofertimit për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Runik.
“Konsiderojmë se ky është një hap i madh dhe i rëndësishëm, jo vetëm për qytetarët e Runikut, por edhe për të gjithë Kosovën. Natyrisht, entuziazmi i madh për këtë projekt na bën të dëshirojmë që përfundimi i tij të jetë sa më i shpejtë”, ka thënë Idrizi. Fondacioni “Hajde” është themeluar nga artisti Petrit Halilaj i cili tashmë është artisti shqiptar i artit bashkëkohor me më së shumti nam në botë.
Halilaj që ia ka dërguar muzeve më prestigjiozë në botë rrëfimet e Runikut, në mars kishte thënë se Shtëpisë së Kulturës po ia kthejnë perdet e kuqe.
“Perdet e kuqe të skenës së Shtëpisë së Kulturës, që dikur hapeshin për këngë, teatër, tregime dhe ëndrra. Sot jemi edhe një hap më afër që ato të hapen përsëri. Dhe bashkë me to, të tregojmë kush jemi ne dhe sa të mëdha janë ëndrrat tona”, kishte thënë Halilaj, i lindur në Runik.
Ayrıca
Petrit Halilaj'ın Kosova'sı Berlin'de bir sonsuzluk operasına dönüşüyor
Fondacioni “Hajde” kishte marrë përsipër që të zhvillojë procedurën e projektimit dhe rifunksionalizimit të Shtëpisë së Kulturës. Projekti ideor i realizuar nga “Ars Atelie” është prezantuar në gushtin e vitit 2024.
Sosyolog Donjetë Murati, mimar Florina Jerliu ve mimar Jürgen Mayer'den oluşan jüri, "Ars Atelie"nin kavramsal projesini en iyi, "Dieform"un ise ikinci olarak değerlendirdi. Kazanan proje sunulduğunda, jüri, diğer hususların yanı sıra, "önerinin Runik Kültür Evi'nin kolektif hafızasına ve orijinal tarihi yapısına saygı duyduğunu, bunu çağdaş etkileşim yollarını kolaylaştıran yeni boyutlarla tamamladığını" değerlendirdi.
Yugoslavya döneminde, Runik'teki Kültür Evi 7.000 kitaplık bir kütüphane, bir tiyatro ve bir tarım kooperatifi olarak işlev görmüştür. Bina 90'larda kapatılana kadar aktif kalmıştır. Savaş sırasında içindeki eşyalar yağmalanmıştır. 2018 yılına kadar unutulmuş halde kalmış, o yıl dünyaca ünlü sanatçı Petrit Halilaj, "Shkrepëtimë" adlı sanat projesiyle birkaç günlüğüne yeniden canlandırmıştır. Kısa bir süre sonra devlet, binayı koruma altına alarak kültürel miras eseri olarak tescil ettirmiştir. Şimdi ise yeni bir sayfa açmayı bekliyor: Günümüzdeki anıları ve potansiyeliyle birlikte bir anıt olarak yeniden canlandırılması.
Ancak son yıllarda anıt, Skenderaj Belediyesi'nden iki saldırıya maruz kaldı.
Ayrıca
Dünya Ödülü – Petrit Halilaj'ın olağanüstü sanatının tanınması
Mayıs 2025'te, Kültür Evi'nin etrafı ağır inşaat ekipmanlarıyla çevrildi. Ayrıca bu anıtın çok yakınına beton bir levha döşendi. Kültür Evi neredeyse sekiz yıldır anıt statüsüne sahip olmasına rağmen, tüm bunlar kültürel miras kurumlarının izni olmadan yapıldı. Bu, Skenderaj Belediyesi'nin bir bina kompleksi ve bölgedeki kamusal alanın düzenlenmesi projesiydi. KOHA bu durumu derhal bildirdi ve ertesi gün Kültürel Miras Müfettişliği çalışmaları durdurdu.
Paraprakisht në korrikun e vitit 2023 Komuna e Skenderajt në emër të transformimit të zonës kishte nisur shembjen e ndërtesës. Kishte qenë artisti Petrit Halilaj në emër të fondacionit “Hajde”, që asokohe kishte zhvilluar takime me autoritetet qendrore dhe lokale. Kishte ndërmjetësuar që Shtëpia e Kulturës në Runik të jetë një qendër kulturore. Dhe ia kishte arritur. Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, do të nënshkruanin marrëveshje për bashkëfinancim të projektit. Por kanë qenë qasjet e kundërta për monumentin që kishin përplasur Komunën me Ministrinë. E para ia mësyu me ekskavator kur i kishin mbetur dhjetë ditë që ta shënonte pesëvjetorin si monument, në korrikun e 2023-tës. Asokohe e prerë kishte qenë Ministria e Kulturës në reagim. Kishte konfirmuar se po bëhej fjalë për ndërhyrje të jashtëligjshme, njësoj siç kishte bërë edhe Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore e Mitrovicës. Sipas Memorandumit të atëhershëm ndërinstitucional shuma që do të investohet shkon në 850 mijë euro.