TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Kültür

Rus yönetmen, Ukrayna'daki savaş hakkında sessiz kalan başrol oyuncusunu kınamayı reddetti.

İlya Hrzhanovski

Regjisori rus, Ilya Khrzhanovskyt, në premierën e filmit të tij, “Dau” në Festivalin e Filmit në Venecia

“Dau”, filmi i Ilya Khrzhanovskyt për fizikanin Lev Landau, ka në rolin kryesor dirigjentin rus Teodor Currentzis, i cili ka refuzuar të flasë kundër luftës së Putinit. Përfshirja e filmit në program u kritikua ashpër nga Ministria e Jashtme e Ukrainës, pjesërisht për faktin se Currentzis, i lindur në Athinë, vazhdon të jetojë dhe të punojë në Rusi

Regjisori i filmit të ri dhe kontrovers rus ka thënë se “secili paguan për zgjedhjen e vet”, kur u pyet për refuzimin e aktorit kryesor për ta dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë.

Në filmin “Dau” të regjisorit Ilya Khrzhanovsky, i cili u shfaq premierë të mërkurën në Festivalin e Filmit në Venecia, dirigjenti i famshëm greko-rus Teodor Currentzis luan protagonistin, fizikanin kuantik dhe fituesin e çmimit Nobel, Lev Landau, të njohur me nofkën “Dau”.

Përpara festivalit, përfshirja e filmit në program u kritikua ashpër nga Ministria e Jashtme e Ukrainës, pjesërisht për faktin se Currentzis, i lindur në Athinë, vazhdon të jetojë dhe të punojë në Rusi dhe nuk e ka dënuar kurrë publikisht luftën e Putinit.

“Është zgjedhja e tij”, ka thënë Khrzhanovsky në një konferencë për shtyp në Lido. “Por mendoj se secili paguan për zgjedhjen e vet, për jetën e vet dhe për fatin e vet”, ka shtuar regjisori, i cili ka hequr dorë nga shtetësia ruse pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës dhe jeton në ekzil në Gjermani.
Ai iu referua filmit të tij, në të cilin personazhi i luajtur nga Currentzis, Landau, vihet nën presion për të punuar në zhvillimin e bombës bërthamore dhe përfundimisht pranon me ngurrim. “Siç mund ta shihni në film, edhe personazhi kryesor bën zgjedhje të ndryshme dhe ai paguan për zgjedhjet e tij”, ka thënë ai. 

Currentzis nuk mori pjesë në premierën e filmit në Venecia për shkak të një “emergjence të minutës së fundit”, por Khrzhanovsky ka thënë se vazhdonte të ishte në kontakt me aktorin kryesor dhe se ai është “një nga dirigjentët më të mëdhenj të kohës sonë”.

I pyetur për qëndrimin e tij ndaj situatës së luftës në Ukrainë, Khrzhanovsky ka thënë: “E vetmja gjë që mund të dëshiroj është paqja dhe suksesi për qeverinë ukrainase, që ajo të ketë sukses në mënyrën më të mirë të mundshme, për të shpëtuar vendin dhe për ta fituar këtë luftë.”

“Dau“ ishte një projekt shumë kontrovers shumë kohë përpara se tanket ruse të hynin në territorin ukrainas. Fillimisht, në vitin 2006, filmi iu prezantua producentëve si një biografi tradicionale dhe u xhirua midis viteve 2008 dhe 2011 në Kharkiv të Ukrainës. Megjithatë, projekti u shndërrua në një vepër gjigante të artit eksperimental dhe performancës, me 400 role dhe rreth 10 mijë statistë. Disa kritikë e kanë krahasuar atë me një “Truman Show stalinist”.

Akuzat për sjellje të pahijshme dhe keqtrajtime në prapaskenë e kanë ndjekur projektin për më shumë se një dekadë. Raportohet se në sheshxhirim, “oficerët e KGB-së” – të luajtur nga ish-oficerë të vërtetë të KGB-së – lejoheshin të kontrollonin dhe të ndëshkonin pjesën tjetër të kastit. Shkrimtari Michael Idov, një nga të paktët gazetarë që u lejua të kalonte kohë në sheshxhirim, e përshkroi Khrzhanovskyn si “të çrregulluar” në një artikull të vitit 2011 në revistën “GQ”.

Në Venecia, Khrzhanovsky ka thënë se i kishte lënë të paprekura 700 orët e materialeve filmike të xhiruara në Kharkiv nga përfundimi i xhirimeve deri në vitin 2023, në mënyrë që të përqendrohej te projektet artistike që dolën nga “Dau”.

Filmat eksperimentalë “DAU. Natasha” dhe “DAU. Degeneratsiya” u shfaqën në Festivalin e Filmit të Berlinit në vitin 2020, por Khrzhanovsky e ka përshkruar filmin treorësh të shfaqur në Venecia si “filmin amë”.