TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Kültür

Prespa'nın UNESCO'ya yönelik "harekete geçirme" girişimi üç ülkeyi kapsıyor.

“Prespa Meeting” është mbajtur të premten në Bashkinë e Prespës, në fshatin Laimos në Greqi

“Prespa Meeting” është mbajtur të premten në Bashkinë e Prespës, në fshatin Laimos në Greqi

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë për përgatitjen e kandidaturës së rajonit të Prespës për përfshirjen në Listën e Trashëgimisë Botërore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim Shkencë dhe Kulturë – UNESCO, me synim ruajtjen e vlerave natyrore, historike e kulturore dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, ka qenë i pranishëm në bashkinë e Prespës së bashku me ministren e Kulturës të Greqisë, Lina Mendoni dhe ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Maqedonisë së Veriut, Sedat Sulejman për të nisur këtë proces të përbashkët.

“Prespa na bashkon përmes natyrës, historisë dhe kulturës së saj. Duam ta mbrojmë këtë pasuri dhe të krijojmë më shumë mundësi për komunitetet që jetojnë këtu dhe më shumë turizëm të qëndrueshëm. Bashkimi Evropian do të vërë në dispozicion dy milionë euro për hartimin e studimit të fizibilitetit për këtë kandidaturë treshtetërore”, citohet të ketë thënë ministri Gonxhja.

Sipas tij “në pjesën shqiptare, restaurimi i pikturave murale në Kishën e Shën Marisë në Maligrad, ndriçimi i kishës dhe i shtegut, si edhe Shtëpia Muze e Sterjo Spasses në Gollomboç, kanë pasuruar ofertën kulturore dhe turistike të zonës”.

Po kështu, sipas ministrit Gonxhja, projekti “ACT4PRESPA”, i financuar nga BE-ja bashkon institucione nga të tre vendet për konservimin, digjitalizimin dhe promovimin e vlerave të papërsëritshme të trashëgimisë së Prespës së Madhe e asaj të Vogël.

“Duam gjithashtu të zhvillojmë itinerare të përbashkëta turistike, misione kërkimore e ekspedita për njohjen dhe promovimin e Prespës dhe Ohrit, krahas shkëmbimeve artistike, sportive dhe rinore me fqinjët tanë”, citohet Gonxhja.

Kandidatura e përbashkët për UNESCO-n synon të forcojë mbrojtjen e trashëgimisë ndërkufitare dhe të krijojë mundësi të reja zhvillimi për komunitetet lokale përmes turizmit të qëndrueshëm.

Prespa është një rajon i njohur natyror në Ballkan, i njohur për liqenet, malet, biodiversitetin dhe fshatrat tradicionale. Ai shtrihet në territorin e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Prespa gjendet në juglindje të Shqipërisë dhe në zonat kufitare me Maqedoninë e Veriut e Greqinë. Përfshin dy liqene kryesore: Liqenin e Prespës së Madhe që është më i madhi i rajonit, i ndarë mes tri shteteve dhe Liqeni i Prespës së Vogël që shtrihet kryesisht në Greqi dhe në një pjesë të Shqipërisë.