TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Kültür

Çerçiz Topulli'nin bir manken aracılığıyla görünmesi, yönetmenin istifasına yol açtı.

Mankenin kılık değiştirme yöntemi, kültür kurumunun müdürünü düşünmeye sevk eden tepkilere yol açtı. Tepkilerin ardından, mankenin Topulli'ye benzemesini sağlamak amacıyla kullanılan unsurlar kaldırıldı.

Mankenin kılık değiştirme yöntemi, kültür kurumunun müdürünü düşünmeye sevk eden tepkilere yol açtı. Tepkilerin ardından, mankenin Topulli'ye benzemesini sağlamak amacıyla kullanılan unsurlar kaldırıldı.

Në përgatitje e sipër për datat kur shënohet ditëlindja e kapedanit Topulli dhe kthimi i mbetjeve mortore në Gjirokastër, stafi i Muzeut brenda Kalasë së Gjirokastrës e ka paraqitur figurën e Topullit nëpërmjet një manekini. Improvizimi sidomos në portret ka ngjallur një reagim të fortë. E drejtuesi i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër, Florian Hysi, ka reflektuar duke ofruar dorëheqjen

Në prag të shënimit të 146-vjetorit të lindjes së patriotit e veprimtarit Çerçiz Topulli dhe 90-vjetorit të rivarrimit në Gjirokastër, drejtuesi i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër, Florian Hysi, ka ofruar dorëheqjen. Në përgatitje e sipër për datat kur shënohet ditëlindja e kapedanit Topulli dhe kthimi i mbetjeve mortore në Gjirokastër, stafi i Muzeut brenda Kalasë së Gjirokastrës e ka paraqitur figurën e Topullit nëpërmjet një manekini. Improvizimi sidomos në portret ka ngjallur një reagim të fortë. E Hysi ka reflektuar duke ofruar dorëheqjen. Ai ka thënë se kanë tentuar që të bëjnë më të mirën dhe me kosto sa më të vogël.

“Pas një periudhe pune të përkushtuar në shërbim të trashëgimisë kulturore, muzeve dhe Gjirokastrës, kam vendosur të jap dorëheqjen time prej pozicionit që mbaj. E bëj këtë vendim me përgjegjësi dhe me bindjen se çdo detyrë publike duhet të shoqërohet me përgjegjësi personale për çdo vendim veprim apo gabim që mund të ndodhë gjatë saj. Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua dhe marr të gjithë përgjegjësinë përsipër”, ka thënë ai.

Ka shtuar se largohet me mirënjohje për mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër për kolegët dhe veçanërisht për punonjësit e Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore me të cilët ka punuar dhe realizuar shumë më shumë më tepër sesa ishte bërë prej vitesh. 

“Dorëheqja ime nuk është dorëzim nga ajo që besoj. Është një akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin. Mbetem mirënjohës për punën e bërë, për përpjekjet tona dhe për çdo gjurmë që kemi lënë në muze dhe në kujtesën e Gjirokastrës”, ka deklaruar Hysi. Sipas tij, kanë menduar që me rastin e 90-vjetorit të kthimit të eshtrave të tij në Gjirokastër, të sillnin kostumin e luftës për liri të Çerçiz Topullit. Ka treguar se po ashtu, rikthyen për atë ditë, të restauruara pas 40 vjetësh të lëna në errësirën e bodrumeve të kalasë, vepra arti, piktura dhe basorelieve me portretin e Çerçiz Topullit dhe të luftës së tij për liri. 

“Por askush nuk foli për to, edhe pse për disa kishte më shumë vlerë marka e lapsit në një fytyrë manekini. Kërkuam dhe u vendosën elementë të periudhës, armë, kamë, dylbi, çantë dhe elementë të tjerë që synonin të përcillnin një figurë të lidhur me kohën dhe veprimtarinë e tij. Po, menduam edhe një zgjedhje ‘artistike’ , ndoshta gabim .Fytyrën e manekinit menduam ta trajtonim në mënyrë të përafërt me tiparet e Çerçiz Topullit”, ka deklaruar ai derisa ka pranuar se kanë gabuar. Më pas manekinit i janë hequr tiparet e varfra që e kana maskuar për t’i ngjarë Topullit. 

Sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, më 20 shtator 1880, lindi në Gjirokastër atdhetari dhe veprimtari i Rilindjes Kombëtare, Çerçiz Topulli. Mjedisi familjar ku u rrit, sidomos modeli i vëllait të tij më të madh, Bajo Topulli, ndikuan në formimin e tij si atdhetar.

“Në vitin 1907, Çerçizi mori drejtimin e çetës së armatosur, që vepronte në Shqipërinë e Jugut, duke u bërë një nga figurat e spikatura të kësaj lëvizjeje luftëtarësh. Ai u përfshi në organizimin e rezistencës me armë kundër pushtuesit dhe në përhapjen e ideve të lëvizjes kombëtare midis shqiptarëve”, shkruhet në Fjalor. Në këtë periudhë, një ngjarje e rëndësishme ishte beteja e Mashkullorës më 18 mars 1908, e cila e bëri emrin e tij të njohur në mbarë vendin.

Sqarohet se fitorja e Revolucionit Xhonturk të vitit 1908 e gjeti Çerçiz Topullin të angazhuar në formimin e klubeve kombëtare shqiptare dhe në përpjekjet për çeljen e shkollave shqipe në viset e ndryshme të vendit.

“Me Shpalljen e Pavarësisë, më 28 nëntor 1912, ai u vu në shërbim të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës dhe u angazhua në mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit. Rruga e jetës së tij u ndërpre në korrik 1915, kur u vra pabesisht nga forcat malazeze në Fushën e Shtoit, në Shkodër. Në vitin 1937, eshtrat e Çerçiz Topullit u sollën në Gjirokastër, ku u rivarrosën me nderime”, shkruhet në Fjalor.