Pas pesë thirrjeve, gjendet kompania për restaurimin e monumentit që paraqet rrezik tash e një dekadë. Ministria e Kulturës është përcaktuar për punëkryesin, i cili për 120 mijë euro do ta restaurojë monumentin që ruhet si “Shtëpi banimi – Musli Hoxha”, i cili qysh në qershor të vitit 2016, bashkë me 12 asete të tjera të trashëgimisë kulturore në kryeqytet ishte futur në Listën e objekteve me rrezikshmëri të lartë. Me restaurim do t’i jepej fund mbajtjes së monumentit me shtylla e të rrethuar për shkak të rrezikshmërisë që paraqet
Me thirrjen e pestë publike për të gjetur kompani e cila do të restauronte monumentin që paraqet rrezik në qendër të Prishtinës, Ministria e Kulturës ka marrë dy oferta. Të martën është përcaktuar për njërën. Ka zgjedhur që këtë punë t’ia japë kompanisë “Toni O.P.” për 119 mijë e 862 euro. Oferta tjetër qe ajo e një grupi kompanish që financiarisht kanë aplikuar që këtë punë ta kryejnë për 118 mijë e 999 euro. Kjo ofertë është refuzuar me arsyetimin se s’është plotësuar si duhet formulari i tenderit.
Duket se epoka e qëndrimit në shtylla e monumentit “Shtëpi banimi – Musli Hoxha” është drejt fundit. Vazhdimisht ka pasur telashe pasi s’kishte operatorë ekonomikë të interesuar për të restauruar shtëpinë që është në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet. Pas dështimit të trefishtë që nëpërmjet thirrjes publike për rreth 120 mijë euro të restaurohet ndërtesa dykatëshe, Ministria në mars të këtij viti e kishte ndërruar “taktikën”. E kishte përfshirë monumentin në një tender tjetër bashkë me disa asete të tjera të trashëgimisë kulturore, duke e rritur vlerën monetare të punëve që do të kryhen. Por prapë s’kishte sukses. Janë dashur pesë thirrje që të gjendet një operator ekonomik.
Komuna e Prishtinës të martën nuk u është përgjigjur pyetjeve të KOHËS për mundësinë e restaurimit të monumentit të cilin para një dekade e ka shpallur të rrezikshëm.
Ministria e Kulturës qysh prej vitit të kaluar, pas raportimit të KOHËS, është në dijeni se për atë zonë është projektuar një shumëkatëshe. Përderisa monumenti është në shtylla, paraqet rrezik për qytetarët dhe është rrethuar, në mënyrë që qytetarët t’i shmangen kalimit afër objektit.
Qysh në qershor të vitit 2016, bashkë me 12 asete të tjera të trashëgimisë kulturore në kryeqytet ishte futur në Listën e objekteve me rrezikshmëri të lartë. E, në ditën e parë të shkurtit të vitit 2017, Komuna e Prishtinës e rrethoi me shirit duke bllokuar ecjen në afërsi të tij. Më pas ishte rrethuar edhe me llamarinë. Shiritat pas një kohe i janë hequr. Telashet me këtë monument janë të vjetra.
Hoxha ailesi, devletin konut sorunlarına bir çözüm bulması konusunda sürekli ısrar ediyordu. 1927'de inşa edilen ev, duvarları çatlak ve ön kısmı sokağa doğru eğik olduğu için onlara uygun koşullar veya güvenlik sağlamıyordu.
KOHA, binanın mülkiyeti konusunda da bir sorun olduğunu öğrendi. Evin mirasçılarından biri olan Priştine Üniversitesi'nde profesör olan biri, 2019'da gazeteye isminin açıklanmasını istemediğini ve dava mahkemede çözülene kadar durum hakkında konuşmayacağını söyledi. Devletin o evde bir çıkarı varsa, aile üyeleri için bir çözüm bulunması gerektiğini söyledi.
"Şimdi mahkemenin bize bir çözüm sunmasını bekliyoruz," dedi. Bu, Kültürel Miras Kanunu'na dayanıyordu. O zamanlar bina sadece geçici koruma altındaydı.
“Geçici koruma amaçlı Kültür Varlıkları Listesi'nde yer alan nesnelerin bir yıl süre ile geçici koruma altında olması zorunludur. Herhangi bir maddi zararın tazmin hakkı, nesne bir yıl sonra sürekli koruma altına alınmazsa mahkemeye devredilir. Bu tazminat, Kosova Kültürel Miras Konseyi tarafından kurulan bağımsız bir komisyon tarafından değerlendirilir", Kültürel Miras Yasasının 6. Maddesinin 3. bendinde yazılmıştır.
Bu makaleye dayanarak aile davayı mahkemeye taşıdı. Aile, 2017 yılında MCYS'den evin yeniden değerlendirilmesini talep etti.
“Familja ka bërë kërkesë në Ministrinë e Kulturës në majin e këtij viti që të bëhet një rivlerësim i shtëpisë. Në momentin që bëhet rivlerësimi, familjes duhet t’i dorëzohen raporti dhe vendimi. Ajo është duke mbetur e listuar çdo vit dhe ne po mbesim peng. Duhet të dihet statusi i shtëpisë dhe të tregohet se çfarë do të mbërrijë Ministria e Kulturës”, kishte thënë përfaqësuesja e familjes Hoxha. Sipas saj, nëse MKRS-ja do që shtëpia të jetë monument, duhet të negociohet me familjen për një zgjidhje.
"Evden çıktık ve kira ödeyemiyoruz, ev her yıl satışa çıkarılıyor. Bize fiyatı söylesinler, satma olasılığını değerlendirelim, çünkü kira ödüyoruz," demişti. Bu konuyla ilgili olarak kendisiyle iletişime geçilmesini istemişti.
Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, në qershor të vitit të kaluar i kishte thënë KOHËS se është lajm i mirë që do të ndërhyhet në këtë ndërtesë, pasi Komuna është e privuar në raste të tilla kur bëhet fjalë për asete të trashëgimisë kulturore.
“Së paku një prej shumë ndërtesave që janë nën mbrojtje dhe paraqesin rrezik është në procedurë të restaurimit. Shpresojmë që të vazhdohet edhe me monumente të tjera, si për shembull Shkolla e Parë Shqipe”, kishte thënë Fushtica. Sipas tij, monumenti “Shtëpi banimi – Musli Hoxha”, ka edhe probleme pronësore dhe është në kontest gjyqësor. “Edhe ky aspekt ka paraqitur problem”, kishte thënë ai.
Monumenti që tash është pjesë e Listës së trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përhershme është i vetmi në atë zonë me këtë status. Ata që merren me trashëgimi kulturore janë të ndarë sa u përket vlerave të ndërtesës.