TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Kültür

Bakanlık, çekmecedeki dosyalarla eski "özelleştirilmiş" Çayevi'ni savunuyor.

eski Çay Evi

“Art-Tek Tulltorja” u prezantua si një projekt ndërkombëtar që synon ta shndërrojë ish-fabrikën e tullave në një kompleks të ri për teknologji, art, kulturë, biznese dhe shërbime. Është paguar nga Komuna e Prishtinës me 1.2 milion euro

“Kompleksi i Tulltores është inventarizuar kohë më parë dhe ka qenë i regjistruar në databazën e trashëgimisë kulturore si kompleks me potencial për mbrojtje, dhe përfshirja në mbrojtje të përkohshme nuk është e ndërlidhur me iniciativën e Komunës”, shkruhet në përgjigjet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, një ditë pasi u bë publik vendimi se është shpallur monument, një muaj pasi Komuna e Prishtinës ia dha në shfrytëzim për gjysmë shekulli një investitori privat, një vendim që është kontestuar në disa rrafshe ashtu sikurse edhe projekti për “transformimin” e saj

Fakti se ish-Tulltorja është futur në Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme, një muaj pasi Komuna e Prishtinës e ka dhënë në shfrytëzim për një investitor privat, për Ministrinë e Kulturës është krejtësisht jorelevant. Për këtë institucion, i cili e ka futur nën mbrojtje të përkohshme si aset të trashëgimisë kulturore Kompleksin Industrial të Tulltores në Prishtinë, kjo pronë ka qenë edhe më herët në një listë të komplekseve me potencial për t’u marrë nën mbrojtje. Ndërkaq, Komuna e Prishtinës ka heshtur për dy ditë radhazi.

“Kompleksi i Tulltores është inventarizuar kohë më parë dhe ka qenë i regjistruar në databazën e trashëgimisë kulturore si kompleks me potencial për mbrojtje, dhe përfshirja në mbrojtje të përkohshme nuk është e ndërlidhur me iniciativën e Komunës”, shkruhet në përgjigjet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Sipas Ministrisë së Kulturës, Kompleksi Industrial i Tulltores së Prishtinës është propozuar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore e Prishtinës, si institucion kompetent për trashëgiminë kulturore të rajonit të Prishtinës. Propozimi i tyre, sipas MKT-së, është rekomanduar më tej nga Komisioni Profesional Shkencor i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve për Komisionin në kuadër të Departamentit të Trashëgimisë Kulturore, i cili ia ka rekomanduar përfundimisht ministres së Kulturës dhe Turizmit për aprovim.

Bashkëngjitur me përgjigjen, Ministria e ka dërguar edhe Deklaratën e rëndësisë së monumentit. Sipas kësaj deklarate, Kompleksi Industrial i Tulltores së Prishtinës paraqet një kompleks të rëndësishëm të trashëgimisë industriale, i cili dëshmon zhvillimin e industrisë së materialeve ndërtimore, si dhe proceset e industrializimit dhe të zhvillimit ekonomik të Prishtinës gjatë shekullit XX.

“Kompleksi i sotëm përfaqëson një pjesë të zhvillimit historik të një hapësire industriale që dikur kishte shtrirje më të gjerë se ajo e ruajtur sot. Tulltorja e Prishtinës ka kaluar nëpër faza të ndryshme të ndërtimit, zgjerimit dhe veprimtarisë, të lidhura me zhvillimet ekonomike dhe urbane të qytetit. Një dëshmi e dokumentuar e fazës së zhvillimit të kompleksit është gurthemeli i datës 4 korrik 1973, i cili lidhet me fazën e fundit të zgjerimit dhe zhvillimit të veprimtarisë së Tulltores para komercializimit, veprimtari e cila vazhdoi deri në nëntor të vitit 2006, kur edhe u mbyll fabrika”, shkruhet në deklaratë.
Sipas këtij dokumenti, rëndësia e kompleksit lidhet edhe me kontributin e tij në zhvillimin urban të Prishtinës. Aty shkruhet se materialet ndërtimore të prodhuara në këtë kompleks janë përdorur në ndërtimin e lagjeve të rëndësishme të qytetit, ndër të cilat Ulpiana, Dardania dhe Kodra e Diellit, si dhe në ndërtimin e ndërtesave individuale në Prishtinë.

Ayrıca Belediye tarafından kullanıma bırakılmasının ardından Kültür Bakanlığı eski Çay Evi'ni anıt ilan etti. Kültür Belediye tarafından kullanıma bırakılmasının ardından Kültür Bakanlığı eski Çay Evi'ni anıt ilan etti.

“Në këtë kuptim, Tulltorja përfaqëson një dëshmi materiale të lidhjes ndërmjet zhvillimit industrial dhe transformimit urban të qytetit gjatë shekullit XX”, shkruhet në deklaratë.

Sipas këtij dokumenti, rëndësia e kompleksit industrial lidhet edhe me organizimin e tij të veçantë hapësinor dhe teknologjik, ku procesi i prodhimit ishte i lidhur me shfrytëzimin e lëndës së parë dhe me një varg strukturash të dedikuara për përpunimin dhe prodhimin e materialeve ndërtimore.

“Strukturat e ruajtura të viteve 1960 dhe 1970 dëshmojnë për proceset e prodhimit dhe zhvillimin e teknologjisë industriale. Hapësirat e prodhimit dhe furrat e pjekjes me qemerë, gjurmët e shinave për lëvizjen e vagonëve, strukturat prej tulle, betoni dhe çeliku, si dhe elementet e tjera teknologjike, i japin kompleksit vlera të veçanta historike, arkitekturore, teknologjike, estetike, shkencore dhe edukative”, shkruhet në deklaratë.

Sipas dokumentit, në mënyrë të veçantë, dy oxhaqet e ruajtura, ndonëse në gjendje jo të mirë strukturore, përbëjnë elemente karakteristike të kompleksit dhe dëshmi të drejtpërdrejtë të funksionit të tij industrial. Përmasat, lartësia dhe pozicionimi i tyre, sipas dokumentit, i bëjnë ato elemente të dallueshme në siluetën urbane të Prishtinës, duke kontribuar në identitetin vizual të kompleksit dhe në kujtesën e peizazhit industrial të qytetit.

“Si pika të dallueshme në horizontin urban, oxhaqet përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të imazhit historik të Prishtinës dhe të dëshmisë së zhvillimit të saj industrial gjatë shekullit XX”, shkruhet në deklaratë.

Në përgjigje thuhet se, në kontekstin aktual, kompleksi është pjesë e një procesi të ri zhvillimor.

“Më 11 shtator 2026, Asambleja e Kryeqytetit ka miratuar projektin për krijimin e Qendrës për Art, Kulturë, Teknologji dhe Inovacion në hapësirën e Tulltores. Projekti ‘Art-Tek Tulltorja’, i përmendur në dokumentet strategjike të Komunës së Prishtinës, synon transformimin e hapësirës industriale në një qendër për zhvillimin e kulturës, teknologjisë dhe inovacionit”, shkruhet në deklaratën e rëndësisë.
Aty bëhet e ditur se ky zhvillim i ri paraqet një fazë të rëndësishme për të ardhmen e kompleksit dhe e bën veçanërisht të rëndësishme që procesi i transformimit të mbështetet në ruajtjen dhe interpretimin e vlerave të trashëgimisë industriale.

“Në këtë kuadër, strukturat karakteristike të kompleksit, përfshirë dy oxhaqet, hapësirat e prodhimit dhe elementet e tjera teknologjike, duhet të konsiderohen si pjesë përbërëse e identitetit historik dhe arkitektonik të Tulltores, të cilat trajtohen edhe në projektin për krijimin e Qendrës për Art, Kulturë, Teknologji dhe Inovacion në hapësirën e Tulltores”, shkruhet në deklaratë.

Ayrıca "Tullotora" kullanımı yasa dışıdır. Arberi "Tullotora" kullanımı yasa dışıdır.

Projekti i përmendur është hartuar nga kompania e arkitektit Bekim Ramku në vitin 2024 dhe i ka kushtuar Komunës 1.2 milion euro. Një kontratë si kjo ka qenë shkelje e evidentuar edhe nga Zyra Kombëtare e Auditorit. “Kontrata në vlerë prej 1.2 milion eurosh kërkonte që secili anëtar i grupit të dëshmonte përvojën e punës pesë vjet si inxhinier i diplomuar i arkitekturës. E gjatë auditimit është vërejtur se kanë munguar referencat e përvojës së punës. Po ashtu është vënë re se gjatë intervistave, komisioni i vlerësimit ka analizuar vetëm konceptin dhe jo tërë dokumentacionin e ofertës”, shkruhej në Raportin për Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin 2024. 

E, vendimi për përfshirjen e ish-Tulltores në Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme është marrë nga ministrja Saranda Bogujevci më 9 tetor. Ajo ia ka zgjatur edhe për një vit afatin ligjor të Listës së përkohshme të trashëgimisë kulturore, siç ndodh në çdo fillimtetor. Ia ka shtuar listës edhe 13 asete të reja, duke e çuar në 1.699 numrin e përgjithshëm të aseteve nga të gjitha kategoritë.

Në shtator, kur Kuvendi Komunal votoi për t’ia dhënë në shfrytëzim ish-Tulltoren një kompanie, vendimi ishte kundërshtuar nga opozita në qeverisjen lokale, përkatësisht nga asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ata e kanë akuzuar Ramën për dakordim dhe përfundim të shpejtë të procedurave për dhënien në shfrytëzim të 4,5 hektarëve tokë një operatori privat për gjysmë shekulli me zotimin se aty do të investohen nja 30 milionë euro me faza. “Art-Tek Tulltorja” u prezantua si një projekt ndërkombëtar që synon ta shndërrojë ish-fabrikën e tullave në një kompleks të ri për teknologji, art, kulturë, biznese dhe shërbime. 

Në fund të muajit të kaluar, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka vlerësuar si të kundërligjshme dhënien e kompleksit Tulltorja nga Komuna e Prishtinës. Në vendim thuhet se ajo shkel rregulloren për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës.

Aty është konsideruar se shkelet neni që parasheh se kryetari i Komunës ka të drejtë të përdorë negocimin kur vlera e investimit është së paku 10 për qind e buxhetit të përgjithshëm për investime kapitale të komunës në vitin paraprak, por jo më shumë se vlera minimale e përcaktuar me Ligjin për Investime Strategjike në Republikën e Kosovës, sipas sektorëve të ndryshëm.

Dhënia e pronës për një qendër ekonomike, kulturore dhe afariste, sipas Ministrisë, nuk hyn në sektorët e paraparë në këtë rregullore për mundësinë e negocimit. Po ashtu, aty thuhet se, sipas certifikatës së pronësisë, lokacioni nuk është në listën e veçantë të pronave të paluajtshme komunale për vitin 2026.

Kararda, Belediye Meclisi'nin harekete geçmesi, yasayı gözden geçirmesi ve yürürlükteki mevzuatla uyumlu hale getirmesi için 30 gün içinde gerekli düzenlemelerin yapılması çağrısında bulunuldu.

Ayrıca Bakanlık: "Tultores" kullanımına izin verilmesi kanuna aykırıdır. Arberi Bakanlık: "Tultores" kullanımına izin verilmesi kanuna aykırıdır.

Kryetari Përparim Rama, si zakonisht, i është përgjigjur kësaj çështjeje në “Facebook”, duke publikuar një aktgjykim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në të cilin, në një rast tjetër, kjo gjykatë i kishte dhënë të drejtë Komunës dhe jo Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Tash, njëjtë po e kundërshtojnë Tulltoren. Ta bëjmë një gjë të qartë: procedurat janë zhvilluar në përputhje me ligjin. Ashtu si në rastin e Universitetit, do të dëshmohet edhe ligjshmëria e vendimit për Tulltoren. Ndërsa qëllimet tuaja do të demaskohen sërish para qytetarëve, se si e përdorni pushtetin për të bllokuar çdo zhvillim”, ka shkruar ai.