TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Kültür

Kosova ve Macaristan kütüphaneler alanındaki işbirliğini derinleştiriyor

Macaristan'daki Széchényi Ulusal Kütüphanesi ve Kosova "Pjetër Bogdani" Ulusal Kütüphanesi, bir mutabakat zaptı ile iş birliklerini somutlaştırdı.

Macaristan'daki Széchényi Ulusal Kütüphanesi ve Kosova "Pjetër Bogdani" Ulusal Kütüphanesi, bir mutabakat zaptı ile iş birliklerini somutlaştırdı.

Kosova e Hungaria kanë thelluar bashkëpunimin në fushën e bibliotekave. Biblioteka Kombëtare Széchényi e Hungarisë dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi “me qëllim të forcimit të bashkëpunimit përmes projekteve të përbashkëta kulturore, shkëmbimit të stafit dhe trajnimeve profesionale në fushën e digjitalizimit”. 

“Ky bashkëpunim u bë i mundur falë angazhimit të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Hungari, z. Delfin Pllana, të cilin e falënderojmë për iniciativën dhe mbështetjen në realizimin e këtij bashkëpunimi dhe kësaj vizite, shkruhet në komunikatën për media të BKK-së, në të cilën njoftohet se memorandumi është nënshkruar nga drejtoresha e përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, dr. Blerina Rogova- Gaxha dhe drejtoresha e përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare Széchényi, znj. Judit Gerencsér. 

“Në takim, përveç përfaqësuesve të dy institucioneve, morën pjesë edhe sekretari i Ministrisë së Kulturës në Kosovë, z. Bislim Bislimi, si dhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme të Hungarisë. Gjatë vizitës, delegacioni pati mundësinë të njihet nga afër me punën e institucionit, shërbimet për përdoruesit, proceset e digjitalizimit, si dhe mënyrat e ruajtjes së koleksioneve bibliotekare”, shkruhet në komunikatë. 

Nënshkrimi i memorandumit është cilësuar si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes dy bibliotekave dhe zhvillimit të lidhjeve kulturore mes Kosovës dhe Hungarisë. 

Biblioteka Kombëtare Széchényi (Országos Széchényi Könyvtár) është biblioteka kombëtare e Hungarisë dhe një nga institucionet më të rëndësishme për ruajtjen e historisë, gjuhës dhe kulturës hungareze. Ajo ndodhet në Pallatin e Kështjellës së Budës, në Budapest. Ka një traditë prej vitit 1802 kur konti hungarez Ferenc Széchényi – emri e të cilit e mban biblioteka – dhuroi koleksionin e tij të librave dhe dokumenteve të kombit hungarez. Ai kishte mbledhur libra e botime që lidhen me Hungarinë, përfshirë vepra të gjetura jashtë vendit.