TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Kültür

"DAM", gençliği, deneyselliği ve müzikal diyaloğu bir araya getiren bir jübile ile geri dönüyor.

DAM

Në ditën e 21-të të këtij muaji në sheshin “Adem Jashari” do të jepet koncerti “Be Embracet” nga Orkestra e të Rinjve të Ballkanit Perëndimor nën dirigjimin e Desar Sulejmanit. Më pas më 28 gusht në qendrën “Barabar” “PARTITURAZERO” vjen si përformancë e veçantë nga Elena Boillat që bashkon “Zë dhe trup” përderisa më 18 shtator në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “VOX PER TEMPORA” bashkon kontratenorin Toshiyuki Muramatsu dhe Masaaki Saiton në piano

Për 19 vjet ishte skenë e promovimit të artistëve të rinj e edhe e virtuozëve botërorë, duke u bërë pjesë e krijimit të identitetit artistik të vendit. Vjet s’u mbajt edicioni i 20-të. E sivjet Festivali kthehet me tri koncerte. “DAM” është shquar për kurimin e programit e hapësirave. I tillë duket të jetë edhe edicioni i sivjetmë, megjithëse goxha i tkurrur. Programi bashkon shtyllat mbi të cilat u themelua festivali: rininë, eksperimentimin dhe dialogun muzikor midis traditës dhe të resë

Qysh prej themelimit festivali ndërkombëtar i muzikës  “DAM” i ka dhënë shumë ngjyra muzikore kryeqytetit. Qe skenë e promovimit të artistëve të rinj e edhe e virtuozëve botërorë, duke u bërë pjesë e krijimit të identitetit artistik të vendit. Vjet s’u mbajt edicioni i 20-të. E sivjet Festivali kthehet me tri koncerte. DAM është shquar për kurimin e programit e hapësirave. I tillë duket të jetë edhe edicioni i sivjetmë, megjithëse goxha i tkurrur. 

Në ditën e 21-të të këtij muaji në sheshin “Adem Jashari” do të jepet koncerti “Be Embracet” nga Orkestra e të Rinjve të Ballkanit Perëndimor nën dirigjimin e Desar Sulejmanit. Më pas më 28 gusht në qendrën “Barabar” “PARTITURAZERO” vjen si përformancë e veçantë nga Elena Boillat që bashkon “Zë dhe trup”  përderisa më 18 shtator në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “VOX PER TEMPORA” bashkon kontratenorin Toshiyuki Muramatsu dhe Masaaki Saiton në piano. Më 2024 kur qe edicioni i 19-të, u paralajmërua një ndryshim. U bë e ditur se festivali s’do të vazhdojë të jetë në formatin e deriatëhershëm. E tash me tri koncerte, situata ka ndërruar. 

“’DAM’-i po kthehet sepse ka pasur njerëz që na kanë shtyrë dhe inkurajuar që kjo traditë të vazhdojë. Me ndihmën e disa miqve të festivalit, konsideruam se do të ishte mirë të vazhdonim, ndonëse jo në formatin e zakonshëm të ‘DAM’-it. Në edicionin e 20-vjetorit, festivali vjen me tri koncerte dhe secili prej tyre përfaqëson një dimension të rëndësishëm të misionit që DAM-i ka pasur gjatë këtyre 20 vjetëve”, ka thënë themeluesi i festivalit, Dardan Selimaj. Sipas tij, kësisoj rikthimi nuk është thjesht një kthim te ajo që kanë bërë më parë, por edhe një hap drejt së ardhmes.

“Sikurse e kam theksuar edhe në edicionet e kaluara, ‘DAM’-i do të vazhdojë të kërkojë mënyra për t’u përshtatur me rrethanat e reja, të cilat janë shumë të ndryshme nga ato kur festivali e nisi rrugëtimin e tij, 20 vjet më parë”, ka thënë Selimaj.

Qysh në koncertin hapës të edicionit të kaluar – kur interpretoi violonçelistja virtuoze Aurélienne Brauner – Selimaj kishte bërë të ditur se “DAM” i ka ditët e numëruara. Midis të tjerash kishte përmendur edhe infrastrukturën për mbrëmje muzikore. Edhe në koncertin e fundit të atij edicioni atë të pianistit Tempei Nakamura, Selimaj kishte thënë se “DAM” do të rikonceptohet. 

Ayrıca Seminer – Albanoloji çalışmalarının sunumu için küresel forum Kültür Seminer – Albanoloji çalışmalarının sunumu için küresel forum

“Një festival që mbledh rreth vetes muzikantë e programe të ndryshme, siç ka ndodhur në këto vite, konsiderojmë se duhet të ndryshojë sepse skena e Prishtinës tash ka një sezon të ngjeshur qoftë institucionale, qoftë me festivale të tjera”, kishte thënë Selimaj. Asokohe kishte deklaruar se Prishtina ka disa festivale dhe në një kohë këto festivale e kanë krijuar sezonin koncertal të qytetit e tashmë situata kishte ndryshuar.

“Sezonin koncertal të qytetit nuk e bartin vetëm festivalet, por edhe artistë të pavarur që organizojnë koncertet e tyre që dikur ishin në numër të vogël, por tash janë shumë prezentë”, ka thënë ai. Kishte shtuar se edhe për ata si organizatorë është më mirë ta rikonceptojnë formatin për të qenë më të vlefshëm për ngjyrat që mund t’ia japim kryeqytetit. Sivjet sa i përket numrit veç prej tri koncerteve, Selimaj ka thënë se aq i kanë mundësitë. 

“Por ky vit është i veçantë sepse ‘DAM’-i shënon 20-vjetorin dhe kemi dashur që këto tri koncerte të mos jenë thjesht një program festiv, por të përmbledhin disa prej ideve themelore mbi të cilat është ndërtuar festivali gjatë këtyre dy dekadave. Koncerti hapës, me pjesëmarrjen e ‘Western Balkans Youth Orchestra’, nën dirigjimin e Desar Sulejmanit, rikthehet te një prej bindjeve themelore të ‘DAM’-it: të rinjtë nuk duhet të jenë vetëm publiku i së ardhmes, por protagonistët e së tashmes”, ka thënë ai. Sipas tij, t’u japësh të rinjve një podium do të thotë të investosh në një kulturë që e kupton muzikën jo vetëm si trashëgimi, por edhe si mundësi. Ka thënë se koncerti i dytë hap një tjetër dimension thelbësor të ‘DAM’-it: eksperimentimin dhe lirinë e shprehjes. 

“Gjatë historisë së tij, festivali ka kërkuar hapësira ku gjuha artistike mund t’u ikë konvencioneve, ku kureshtja mund të jetë më e rëndësishme se siguria dhe ku muzika mund të bëhet hapësirë për pyetje. Këtë qasje do ta sjellë artistja multidimensionale Elena Boillat me projektin e saj ‘Partiturazero’. Koncerti i fundit bashkon të kaluarën me të tashmen përmes zërit të një kontratenori, duke vendosur një traditë të lashtë vokale në dialog me muzikën e sotme. Është një takim mes epokash, një kujtesë se historia e muzikës nuk është muze, por një vazhdimësi e gjallë, ku e vjetra mund të marrë kuptime të reja”, ka thënë Selimaj. Sipas tij, këto tri koncerte janë të ndryshme në gjuhën dhe qasjen e tyre, por bashkohen te një ide: të rinjtë, eksperimentimi dhe dialogu mes traditës dhe të resë kanë qenë gjithmonë pjesë e “DAM”-it. 

Sa i përket të ardhmes së festivalit, ai ka thënë se “DAM”-i lindi nga mungesa e qasjes në botë. Në këtë rast ka shtuar se sot, “DAM” hyn në dekadën e tretë në një botë të mbingarkuar nga qasja.

“Ky ndryshim kërkon një imagjinatë të re. Sa u përket fondeve, e kam thënë edhe në edicionin e 19-të, në vitin 2024: ‘DAM’-i u gjend përballë një ndryshimi në mënyrën e mbështetjes së skenës së pavarur, në kohën kur drejtuesit e festivalit u përfshinë në Këshillin Iniciues të Operës së Kosovës. Për këtë arsye, nuk kemi kërkuar mbështetje nga fondet publike në Kosovë, dhe kjo e ka vështirësuar organizimin e festivalit. Sidoqoftë, jemi të lumtur që këtë vit kemi gjetur mundësi të tjera dhe kemi arritur t’i bëjmë bashkë për ta realizuar një edicion që për ne është shumë domethënës”, ka thënë ai.

Ayrıca Hırsızlar Sicilya'da bir Rönesans ustasına ait dört eseri çaldı. Kültür Hırsızlar Sicilya'da bir Rönesans ustasına ait dört eseri çaldı.

Ka shtuar se “DAM”-i u prezantua për herë të parë para publikut më 20 prill 2006 dhe, 20 vjet më pas, konsideruan se duhet ta shënojnë këtë përvjetor, qoftë edhe simbolikisht.

“Prandaj, nëse do të ketë një edicion të 21-të, nuk dua që ai të jetë thjesht një përsëritje e asaj që kemi bërë deri tani. Ndërsa ‘DAM’-i nis dekadën e tretë, duhet ta rishikojë dhe riimagjinojë veten në kontekstin e botës që ekziston sot, duke mbetur besnik ndaj asaj energjie kërkuese që e krijoi 20 vjet më parë”, ka thënë Selimaj, aktualisht edhe ushtrues i detyrës së drejtorit të Filharmonisë së Kosovës.