TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Kültür

Akademisyen Adem Bunguri: Arkeolog Gashi'ye karşı alınan disiplin tedbirleri saçma.

Şafi Gaşi

Akademik Adem Bunguri, njëherësh, drejtor i Institutit të Arkeologjisë në Tiranë ka reaguar pas raportimit të “KOHËS” për masë disiplinore ndaj arkeologut Shafi Gashi. Akademik Bunguri ka përshkruar punën e arkeologut Gashi dhe kontributin e tij shkencor, duke kërkuar nga Ministria e Kulturës që të shqyrtojë masën e marrë ndaj Gashit.

Tam tepki:

Në ditët e nxehta të këtij fundkorriku, u  njoha me një masë ndëshkuese të Ministrisë së Kulturës së Kosovës ndaj arkeologut të Institutit të Arkeologjisë Dr. Shafi Gashi. Nëpërmjet një vendimi absurd ata e paskan dënuar Shafi Gashin me ulje të pagës për 3 muaj, pasi arkeologu i njohur paska guxuar të kritikojë Ministrinë e Kulturës, për moskujdes ndaj Kalasë së Prizrenit, qasje që kishte filluar që nga viti 2019 e në vijim. Nuk e di nëse burokratët e Ministrisë së Kulturës, e morën apo jo mundimin të pyesnin më parë nëse shqetësimi i Gashit ishte i drejtë dhe i bazuar në fakte apo atij thjesht i ishte tekur të kritikojë Ministrinë pa arsye! Ajo që dimë është se aparatçikët e kësaj Ministrie menjëherë e dërguan çështjen në Komisionin disiplinor, i cili sikur mezi e priste momentin që të sulej kundër Gashit. 

E vonova paksa këtë reagim, deri sa verifikova listën e gërmimeve dhe sponsorizimeve të gërmimeve dhe botimeve të arkeologut Sh. Gashi.

a.    Kush është Shafi Gashi? 

Ayrıca Adem Demaçi, kaybolmuş bir miras karşısında ulusal bilinç çağının temsilcisi. Kültür Adem Demaçi, kaybolmuş bir miras karşısında ulusal bilinç çağının temsilcisi.

Njohja ime me Shafi Gashin daton në vitin e largët 2002. Në atë kohë unë isha pjesë e një ekipi arkeologësh nga Tirana, që në bashkëpunim me arkeologët e Prishtinës, kishim filluar projektin “Harta arkeologjike e Kosovës” që u zhvillua në vitet 2000-2005. Ky projekt ishte fokusuar në Rrafshin e Dukagjinit, rezultatet e të cilit u botuan nën titullin “Harta Arkeologjike e Kosovës I” (Prishtinë 2006). Në vitet e mëvonshme vazhdoi puna për Hartën Arkeologjike edhe në Rrafshin e Kosovës, si rezultat i së cilës Kosova ka botuar edhe vëllimet II-III të kësaj harte. Padyshim që kjo është një punë mjaft e rëndësishme dhe e një cilësie të konkurrueshme jo vetëm në Ballkan. E kishim shkelur thuajse të gjithë Rrafshin e Dukagjinit, fshat më fshat e kala në kala, kudo ku kishte gjurmë banimesh të hershme të ilirëve dhe shqiptarëve. Që nga Prehistoria e thellë e deri në Mesjetën e vonë. Rezultatet ishin fantastike. Kishim regjistruar një denduri të lartë vendbanimesh prehistorike, antike dhe mesjetare të cilat dëshmonin një vijimësi të pandërprerë të zhvillimit kulturor e kronologjik në linjë vertikale, që përkthehej në vijimësi të pandërprerë etnokulturore. 
Shafiu iu bashkua menjëherë grupit tonë të punës, dhe vuri gjithçka në shërbim të projektit tonë të përbashkët, na shoqëroi kudo që shkonim, duke na vënë në dispozicion edhe makinat e firmës së tij private, edhe pse kurrë nuk u pagua me asnjë cent për punën e tij. Që atëherë filloi bashkëpunimi ynë i ngushtë në fushën e kërkimeve arkeologjike në Kosovë që në terren vazhdoi deri në vitin 2020, ndërsa më pas vijon kryesisht në fushën studimore. 
Meqenëse Sh. Gashi është jo vetëm një bashkëpunëtor i shkëlqyer, por edhe një mik imi i vyer, ndaj do të përmend shkurt disa tregues të kontributit të tij të shumanshëm në arkeologjinë e Kosovës.
Në Vlashnje u kryen 5 fushata gërmimi (2002, 2006-2008, 2010).  Ata që nuk janë arkeologë, duhet të dinë se Vlashnja është një vendbanim shumështresor me depozitime kulturore deri në 4.00 m, dhe në kuptimin shkencor është e një rëndësie të jashtëzakonshme. Ashtu si Maliqi dhe Sovjani në pellgun e Korçës (Shqipëri), Vlashnja dhe Hisari në Rrafshin e Dukagjinit (Kosovë) kishin prodhuar pjesën më të madhe të të dhënave për zhvillimet pre dhe protohistorike të këtyre rajoneve.
Pas mbylljes së fushatës së parë të gërmimeve të vitit 2002, mundësitë financiare për të vijuar gërmimet në Vlashnje ishin  mjaft të kufizuara. Ndërkohë, pronarët e tokës (vëllezërit Hoxha) me shtëpi gjysmë të djegura  kishin nevojë urgjente për të ndërtuar shtëpi të reja, në tokën e tyre, njëherësh vendbanim i rëndësishëm për arkeologjinë e Kosovës. Vëllezërit Hoxha e mbështetën propozimin tonë për ta kthyer vendbanimin tonë, d.m.th tokën e tyre në një Muze të gjallë të Arkeologjisë Prehstorike. Ata na pritën 5 vjet, që të mund të gjendej një zgjidhje tjetër, dhe vendbanimi i Vlashnjës, të kthehej në muze të gjallë në natyrë, për të dokumentuar stratigrafinë e pandërprerë kulturore që nga Neoliti i Hershëm deri në periudhën e vonë antike, një Muze që do të shërbente jo vetëm për studentët; por për të gjitha dashamirësitë e historisë antike si dhe për turistët e huaj. Por kjo nuk u realizua, pasi nuk u gjet nga Komuna një zgjidhje alternative për kompensimin e tokës që do të shtetëzohej për këtë qëllim. Para ndërtimit të shtëpive duhej gërmuar më parë vendi ku do të ndërtoheshin dy shtëpi të reja të tyre. Në kushtet kur shteti i ri i Kosovës, i sapodalë nga lufta, nuk kishte mundësi financimi të gërmimeve arkeologjike ishte Shafi Gashi që mbështeti financiarisht procesin e gërmimeve, përpunimin, regjistrimin dhe vizatimin e materialit arkeologjik gjatë 4 fushatave të viteve 2006-2008 dhe 2010, me shumën rreth 200.000 euro! 

b.    Veprimtaria arkeologjike e Gashit 

Veprimtaria arkeologjike e Gashit në Kosovë është e pasur dhe e suksesshme, dhe është e pamundur të përfshihet në një shkrim të shkurtër. Megjithatë, shumë shkurt, mund të përmenden disa tregues në formë të përmbledhur:
1.    Shafi Gashi është arkeologu më i mirëkualifikur sot në Kosovë. Ai është i vetmi arkeolog që ka kryer studimet doktorale për arkeologjinë protohistorike në Vjenë, i vetmi që ka mbrojtur doktoratën me rezultatin ekselent “zehr gut”. Doktorata e tij “Die Prähistorische Siedlung von Hisar”(Vjenë 2010) është sot libër tavoline për çdo studiues të Prehistorisë së Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës, Kroacisë etj. Këtë e dinë mirë ata që e duan dhe e vlerësojnë Gashin dhe ata që nuk e duan dhe e xhelozojnë atë.
2.    Shafi Gashi është anëtar i Institutit të Arkeologjisë së Kosovës, që në krijimin e tij nga Ministria e Kulturës (2003) dhe në këtë kontekst, mund të quhet pa frikë teprimi edhe si bashkëthemelues i Institutit.
3.    Shafi Gashi është zgjedhur anëtar i Komisionit të Përhershëm të Arkeologjisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i bordit editorial të revistës “Iliria” të Institutit Arkeologjik të Shqipërisë.
4.    Shafi Gashi ka kryer gërmime të suksesshme arkeologjike në vendbanimet më të rëndësishme pre dhe protohistorike të Kosovës, dhe kontributi i tij në këtë drejtim lirisht mund të krahasohet me punën e një Instituti të tërë. 
5.    Në të gjitha gërmimet e mësipërme është aktivizuar një numër i madh studentësh, një pjesë e të cilëve, e lidhën fatin e tyre të mëtejmë me arkeologjinë, dhe sot janë arkeologë të formuar në Institutin e Arkeologjisë apo Fakultetin Filozofik të Prishtinës.
6.    Përveç kësaj, çdo ekspeditë gërmimi e kryer në Kosovë nga kolegë të tjerë është mbështetur bujarisht nga logjistika e pasur teknike e fondit arkeologjik të vetë Sh. Gashit.
7.    Sh. Gashi është ndër arkeologët e rrallë që ka njohje të shkëlqyer të grupeve kulturore dhe kulturave të tyre që kanë vepruar në Rrafshin e Dukagjinit dhe në Kosovë gjatë epokave të Eneolitit, të Bronzit dhe të Hekurit të Hershëm. Askush tjetër si ai nuk e njeh shtrirjen e grupeve kulturore në terren, çka do të thotë edhe njohje e dinamikës së zhvillimeve pre dhe protohistorike në Kosovë. Padyshim që njohja e kësaj dinamike është shprehja më e qartë e formimit profesional të çdo studiuesi të arkeologjisë prehistorike.
8.    Sh. Gashi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në gërmimet dhe në restaurimin e kalasë së Prizrenit. Ky kontribut është mjaft i qartë për të gjithë ata që e kanë vizituar kalanë  e Prizrenit para dhe pas restaurimit.
9.    Shafi Gashi është ideatori dhe realizuesi i Muzeut Arkeologjik të rajonit të Prizrenit, në kalanë e Prizrenit në vitin 2016, ndër më cilësorët në rajon.
10.    Ai është arkeologu i vetëm që ka financuar gërmime arkeologjike me karakter shpëtimi dhe studimi në Kosovë (Dardani), në kohën kur vendi lëngonte nga plagët e luftës dhe shteti kishte plot halle të tjera për të zgjidhur.
11.    Sh. Gashi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm  në njohjen dhe publikimin e arritjeve shkencore në fushën e arkeologjisë pre dhe protohistorike,  duke sponsorizuar botimin e mbi 10 monografive shkencore të studiuesve shqiptarë.
Për të mësuar më shumë mbi kontributin real të Sh. Gashit në kërkimet arkeologjike të Kosovës, po japim listën e plotë të gërmimeve të kryera prej tij. Deri tani janë 55 fushata gërmimi me karakter shpëtimi dhe studimi në mbi 40 qendra arkeologjike, 19 prej të cilave janë financuar nga vetë Sh. Gashi.  
a.    Lista e plotë e gërmimeve të drejtuara apo bashkëdrejtuara nga Sh. Gashi:
1.    Gërmime shpëtimi & studimi në vendbanimin shumështresor prehistorik të Vlashnjës (Prizren) (2002, 2006-2008, 2010).
2.    Gërmime shpëtimi në vendbanimin prehistorik të Korishës (Prizren) (2002, 2006)
3.    Gërmime studimore për kalanë dhe kishën e Korishës (Prizren) (2005-2006)
4.    Gërmime shpëtimi në vendbanimin prehistorik të Hisarit (Suharekë) (2003-2004, 2007, 2023-2024).
5.    Gërmime kontrolli në vendbanimin e p.romake në Jahoc (Gjakovë) (2003).
6.    Gërmime me karakter shpëtimi në Polac (Skenderaj) (2003)
7.    Gërmime me karakter shpëtimi në Nikadin (Ferizaj) (2004)
8.    Gërmime studimi në kalanë e Harilaçit (Fushë-Kosovë) (2004).
9.    Gërmime shpëtimi në vendbanimin e shek. III-IV pas Kr. në Pestovë (Vushtrri) (2005)
10.    Gërmime kontrolli në Nishor (Suharekë) (2006)
11.    Gërmime në vendbanimin prehistorik të Reshtanit (Suharekë) (2010-2011)
12.    Gërmime  në nekropolin tumular të Rogovës (Gjakovë) (2004; 2011)
13.    Gërmime në nekropolin tumular të Ponoshecit (Gjakovë) (2009)
14.    Gërmime shpëtimi në nekropolin tumular të Fsheit (Gjakovë) (2011)
15.    Gërmime shpëtimi në Vrellë (Istog) (2009)
16.    Gërmime shpëtimi në nekropolin tumular të Gërlicës (Ferizaj)(2006; 2015) 
17.    Gërmime shpëtimi në termat e periudhës romake në Postlishtë (Prizren) (2010;2015)
18.    Gërmime studimi e nekropolin tumular të Llashticës (Gjilan) (2011-2012)
19.    Gërmime shpëtimi në nekropolin mesjetar të Bllacës (Suharekë) (2011)
20.    Gërmime shpëtimi në vendbanimin e Ticës (Skenderaj) (2012-2013)
21.    Gërmime  studimi në nekropolin tumular të Volljakes (Klinë) (2012-2013)
22.    Gërmime  shpëtimi në vendbanimin prehistorik të Budriges (Gjilan) (2012-2014)
23.    Gërmime studimi në vendbanimin prehistorik të Perçevës (Klinë) (2012)
24.    Gërmime shpëtimi në vendbanimin prehistorik të Nakaradës (Fushë-Kosovë) (2013)
25.    Gërmime shpëtimi në vendbanimin prehistorik të Trudës (Prishtinë) (2013)
26.    Gërmime shpëtimi në nekropolin dhe vendbanimin prehistorik të Lubozhdës (Istog) (2014-2015)
27.     Gërmime me karakter studimi në kalanë e Dardanës (Kamenicë) (2012, 2013, 2015-2019)
28.    Gërmime shpëtimi në Dobratin  (Graçanicë) (2015; 2021)
29.    Gërmime shpëtimi në vendbanimin e periudhës romake në Rahovicë (Ferizaj)(2015)
30.    Gërmime kontrolli në vendbanimin prehistorik Pastasel (Rahovec) (2015)
31.    Germime kontrolli ne vendbanimin prehistorik Maqine  (Rahovec) (2015)
32.    Gërmime në vendbanimin fushor të Nasales (Gjilan) (2016)
33.    Gërmime në qytezën e Cernicës (Gjilan) (2016)
34.    Gërmime në kishën e Strezocit (Dardanë) (2016)
35.    Gërmime në Hogoshtë (Dardanë) (2016)
36.    Gërmime në kalanë e Topanicës (Dardanë) (2016)
37.    Gërmime në vendbanimin fushor të Topanicës (Dardanë) (2016)
38.    Gërmime studimi në kalanë e Vuçakut (Drenas) (2017-2019)
39.    Gërmime shpëtimi në tumat e Kushninit (Prizren) (2018)
40.    Gërmime shpëtimi në atriumin e vilës romake në sheshin e LSHP (Prizren) (2015-2017)
41.    Gërmime studimi dhe punime restaurimi e konservimi në kalanë e Prizrenit (2009-2023)


b.    Lista e gërmimeve të mbështetura financiarisht nga Sh. Gashi:
1.    Gërmime shpëtimi në vendbanimin prehistorik të Vlashnjës (Prizren)(2006-2008, 2010).
2.    Gërmime shpëtimi në vendbanimin prehistorik të Korishës (Prizren) (2002, 2006)
3.    Gërmime studimi në kalanë dhe kishën e Korishës (Prizren) (2005-2006)
4.    Gërmime shpëtimi në vendbanimin prehistorik të Hisarit (Suharekë) (2003-2004, 2007)
5.    Gërmime me karakter kontrolli në Nishor (Suharekë) (2006)
6.    Gërmime shpëtimi në vendbanimin prehistorik të Reshtanit (Suharekë) (2010)
7.    Gërmime shpëtimi në nekropolin tumular të Rogovës (Gjakovë) (2004; 2011)
8.    Gërmime shpëtimi në nekropolin tumular të Ponoshecit (Gjakovë) (2009)
9.    Gërmime shpëtimi në nekropolin tumular të Fsheit (Gjakovë) (2011)
10.    Gërmime shpëtimi në nekropolin tumular të Gerlicës (Ferizaj) (2006; 2015)

c.    Lista e botimeve të sponsorizuara nga Sh. Gashi:

1.    F. Prendi, Studime Arkeologjike I, Prishtinë 2008
2.    F. Prendi, Archaeological Studies II, Prishtinë 2008
3.    F. Prendi-A. Bunguri, Bronzi i Hershëm në Shqipëri/Early Bronze Age in Albania, Prishtinë 2008.
4.    A. Bunguri, Prehistoria e Dibrës, Tiranë 2010.
5.    S. Islami, Kultura ilire e tumave të Matit, Prishtinë 2013.
6.    F. Prendi-A. Bunguri, Studime për Prehistorinë e Shqipërisë, Prishtinë 2014
7.    F. Prendi-A. Bunguri, Studies in the Prehistory of Albania, Prishtinë 2018
8.    F. Prendi, Vendabnimi prehistorik i Maliqit/The prehistoric settlement of Maliq, Prishtinë 2018
9.    A. Bunguri, Vegla bakri dhe sëpata bronzi në Shqipëri dhe Kosovë, Tiranë 2021
10.    A. Bunguri, Përkrenare ilire në Shqipëri dhe Kosovë, Tiranë 2025 etj.
Është e vështirë të thuhet shuma e parave që Shafi Gashi ka dhënë për 19 fushatat e gërmimeve që ai i ka financuar. Ajo që dihet është që vetëm për fushatat e gërmimit në Vlashnje të viteve 2006, 2007 , 2008 dhe 2010, siç u përmend më lart, fatura financiare ka qenë rreth 200.000 euro. 
Pas kësaj përmbledhjeje të shkurtër të veprimtarisë arkeologjike shkencore dhe publikuese të Sh. Gashit, jam i bindur që Ministria e Kulturës do të tërheqë atë masë të padenjë të Komisionit disiplinor ndaj arkeologut të Kosovës, Dr. Shafi Gashi.

Akad. Adem Bunguri
Drejtor i Institutit të Arkeologjisë, Tiranë


Ayrıca okuyun: 
 

Ayrıca Arnavut Yahudi Müzesi'nin tamamlanmasına henüz çok var. Kültür Arnavut Yahudi Müzesi'nin tamamlanmasına henüz çok var.