TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
GÜNLÜK

Arlinda Zeka'nın öldürülmesinin ardından VV, olağanüstü oturum için imza toplamaya başladı.

Arberie Nagavci

Fotoğraf: “Driton Pacharada”

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se janë duke mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për ditën e sotme, pas vrasjes së një gruaje një Vitomiricë  të Pejës.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se si hap të parë do të kërkojnë themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar të gjithë zinxhirin e përgjegjësisë në këtë rast dhe për të zbardhur veprimet dhe mosveprimet e institucioneve.

“Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, e cila tri ditë më parë kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun ndaj jetës së saj, është një tragjedi që kërkon drejtësi dhe përgjegjësi institucionale”, ka shkruar ajo.

Nagavci ka shkruar se Arlinda Zeka e cila u vra kërkoi ndihmë dhe mbrojtje, por përfundoi e vrarë. 

“Asnjë grua nuk duhet ta humbasë jetën pasi u është drejtuar institucioneve për mbrojtje. Përgjegjësia matet me aftësinë për ta parandaluar dhunën dhe për të reaguar me kohë. Çdo veprim dhe mosveprim duhet të hetohet dhe askush nuk duhet t’i shmanget përgjegjësisë”, ka shkruar ajo. 

Diğer güncellemeleri okuyun
Cinayet

Peja'da öldürülen kadın, devletten koruma talep etmişti.

Peja'lı kadın, olaydan üç gün önce, Pazar akşamı öldürüldü...