TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
GÜNLÜK

Ferizaj'da şüpheli ölüm, kurbanın cesedinde şiddet izleri tespit edildi.

polis

Një person është gjetur pa shenja jete të shtunën mbrëma në Ferizaj, ndërsa rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

Sipas Policisë së Kosovës, njësiti policor, pas pranimit të informatës për rastin, ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor.

Në trupin e viktimës, mashkull, dyshohet se janë vërejtur shenja të dhunës fizike. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të organeve kompetente, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes janë duke vazhduar.